Incidenti, çadrat me qofte të serbëve “hiqen” nga panairi i librit  

0
155

panairi

Çdo vit në shkallët e Pallatit të Kongreseve, në ditët që mbahej panairi i librit shqip në Tiranë, çadra të mëdha të bardha me qofte, qebapë e mish nga Serbia instaloheshin aty në të gjitha ditët. Tymi i zgarës merrte dhenë sa më shumë ndihej aroma e qofteve serbe sesa ajo e librit shqip. Përsëritej kjo vit pas viti, me gjithë ankesën që ishte paraqitur për njëfarë shëmtie të madhe vendosur në derë të librit. Askush nuk guxoi t’i lëvizte që andej serbët e qofteve, duke bërë një biznes të mirë e duke pakësuar atë të librit. Por, këtë vit, çadrat e bardha me zgarë e qofte u zhdukën, nuk ishin në këtë sezon të panairit të librit. Me gjasë, incidenti që ka ndodhur në ndeshjen Shqipëri-Serbi, zbritja e dronit, që me gjasë provokoi serbët derisa tifozët zbritën në fushë e u përleshën me futbollistët shqiptarë, mund të ketë “trembur” kuzhinën serbe të vendosej sërish në trotuaret mes Tiranës. Të jetë urdhër politik që t’i ketë ndaluar tregtarët serbë të vijnë sërish në Shqipëri apo të jenë frikësuar nga hakmarrja për dronin shqiptar në Serbi?! Gjithsesi, panairi i librit këtë vit shpëtoi nga kundërmimi i erës së qofteve në shkallët e Pallatit të Kongreseve, që shpesh linte shije të hidhur për imagjinatën e lexuesve e sidomos atë “elitare” të kryeqytetit, duke i lënë vendin artizanatit shqiptar. Kjo e fundit pas asnjë sajdisjeje me çadër apo tavolinë, por shtrirë pundoret përtokë, në trotuar në mënyrën më të shëmtuar të ekspozimit, pavarësisht se vjen erë tradite, kulture që po harrohet!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency