Dukesha e 18-të e Albas ka vdekur në moshëm 88 vjeccare. Ajo ishte njëra prej aristokrateve më të pasura të Europës, pronare e pallateve madhështore dhe e veprave të paçmueshme të artit. Ajo gjithashtu njihet edhe për titujt më të shumtë aristokrat për të cilët është futur në librin e rekordeve Guinness.
Dukesha vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, e rrethuar nga familja e saj në “Palacio de Duenas” i shekullit të 14-të në Sevilje, një pallat i famshëm për pemët e limonit, një nga pemët e preferuara të dukeshës që mbushte oborret e pronave të saj të shumta.
Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y Silva, e njohur nga miqtë si “Cayetana” ishte personi me më shumë tituj aristokracie. Pesë herë ishte nderuar si dukeshë, një herë si konteshë-dukeshë, 18 herë si markeze, 18 herë si konteshë dhe një herë si viskonteshë. Dukesha e Alba-s ishte “kreu” i njërës prej familjeve më të vjetra aristokrate të Spanjës që daton qysh më 1400-ën, dhe ishte gruaja e tretë që mbante titullin e Dukeshës së Alba-s. Pasuria e saj është vlerësuar ndërmjet 600 milionë dhe 3.5 miliardë eurosh.
“Nuk më pëlqen të flas në lidhje me paratë. Shumë njerëz ngatërrojnë të paturit para me të paturit e pronave. Ne kurrë nuk kemi pasur shumë para të thata”- shkroi Dukesha në autobiografinë e saj.
Shumë nga pallatet, kështjellat dhe veprat e artit që i përkasin Shtëpisë së Alba-s kanë kufizime të vendosura për shitjen e tyre për shkak të rëndësisë së tyre historike që kanë për Spanjën.
E lindur në vitin 1926 në një pallat neoklasik në Madrid, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Londër, kur babai i saj ishte ambasador në Britani dhe ku ka darkuar me Winston Churchill dhe ka luajtur me Princess Margaret..