Profesionet/ Datat e provimit të shtetit për të gjithë mjekët, infermierët dhe farmacistët

0
165

Profesionet që do të japin provimin të parët. Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët. Çfarë do të përmbajnë pyetjet e provimit

Hospital-Pharmacy-Management-Perks-And-BenefitsNga data 10 dhjetor deri në 26 dhjetor, do të zhvillohet provimi i shtetit për të gjithë mjekët, farmacistët, infermierët dhe profesionet e tjera të lira. Të parët që do të japin provimin do të jenë farmacistët në datë 8-9 dhjetor dhe më pas do të vazhdohet me stomatologët në 12 dhjetor, mjekët në 15 dhjetorë, infermierët në 16-23 dhjetor dhe të fundit që do testohen do të jenë profesionet e mamisë, fizioterapi, Logopedi, teknik laboratori dhe imazheri. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit, Agjencia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se provimet i shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore 8-26 dhjetor. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 40 min. para fillimit të provimit të shtetit”, – thuhet në një njoftim të AKP-së. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kopje të kartës ID ose pasaportë si dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP-së në një bankë të nivelit të dytë. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim”, – thuhet në një njoftim të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

Provimi

Pyetjet e provimit synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e sipërpërmendur.

 

  Shifra/ Mjekët gjinekologë, më shumë se 40% për qind e grave shtatzënave kanë probleme

Më shumë se 40 për qind e grave shtatzëna kanë probleme të aparatit riprodhues, të cilat në rast se nuk trajtohen në kohë transmetohen te të sapolindurit. Kjo shton rrezikun për shëndetin dhe jetën e foshnjave, ndërsa i ekspozon ato ndaj përdorimit të antibiotikëve që në javët e para të jetës. Të gjitha këto probleme janë trajtuar në një seri takimesh që drejtuesit e dy materniteteve në Tirane po bëjnë me mjekët në disa qytete. “Trajtimi i infeksioneve merr një rol të dorës së parë jo vetëm për gratë shtatzëna, por edhe për të gjitha vajzat e tjera, të cilat, në qoftë se nuk i trajtojnë këto infeksione, mund të çojë deri në infektivitet ose pamundësi për të pasur fëmijë. Ndërkohë që gratë shtatzëna mund të shkaktojë probleme të lindjes para kohe. Lindja para kohe është shkaktari kryesor i sëmundshmërisë e vdekshmërisë dhe është një kosto e lartë për të gjithë shoqërinë, një fëmijë i lindur para kohe”, – thotë Rubena Moisiu, drejtore e “Koço Gliozheni”. Mjekët theksojnë se është shumë e rëndësishme kryerja e analizave në kohë.