Hapja e dosjeve / Halimi:Persekutorët nuk hapin dosjet e tyre, Rama provokon të përndjekurit

0
162

ish-te-perndjekur2

Intervistoi: Erneta Shevroja

Ish-ministri i Drejtësisë: Në vitin 2009 Kryeministri Rama bashkë me 35 deputetë të PS-së firmosën kundër ligjit për lustracionin

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, beson se qeveria “Rama” nuk do të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit të periudhës komuniste, ashtu siç ka propozuar ditë më parë. Në një intervistë përgazetën “Standard”, deputeti demokrat Eduard Halimi pozicionohet pro hapjes së dosjeve të Sigurimit, por shpreh bindjen se Kryeministri Rama nuk e ka seriozisht këtë çështje shumë ndjeshme për shoqërinë shqiptare. Ish-ministri i Drejtësisë tha se propozimi për hapjen e dosjeve nuk është veçse një provokim i shqiptarëve që kanë vuajtur atë regjim dhe një veprim që ka si qëllim tërheqjen e vëmendjes nga problemet reale, sidomos ato ekonomike në vend. Në vitin 2009, Halimi tregon se vetë Kryeministri Rama dhe 35 deputetë të PS-së kanë kundërshtuar ligjin e lustracionit. Në intervistë, deputeti demokrat flet edhe për kandidaturën e tij për të qenë në krye të departamentit të drejtësisë.

 

 

Së fundmi, qeveria ka propozuar hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit të periudhës komuniste. Disa ditë më parë ju jeni shprehur se Kryeministri Rama e bën këtë për të fshehur krizën ekonomike dhe shoqërore në vend. Në fakt si e shikoni ju këtë hap të qeverisë, jeni pro apo kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit?

 

Unë bashkë me ish-qeverinë“Berisha” kemi hartuar ligjin për hapjen e dosjeve nëvitin 2009 dhe padyshim që largimi i funksionarëve publikë; gjyqtarë, prokurorë etj,të cilët kanë dënuar qytetarët e vendit në kohën e diktaturës është më e vogla gjë që mund të bëhet për rehabilitimin e ndjenjës së ish-të përndjekurve. Çdo dyshim mbi këtë qendrim dhe përpjekja për të devijuar është spekulim i mediave pranë Ramës. Unë kam qenë dhe jam pro largimit të të gjithë persekutorëve nga funksionet publike, një orë e më parë, një minute e më parë. Kam qenë kundër çdo gjyqtari e prokurori që propozonte Edi Rama në opozitë për t’i çuar në Gjykatë të Lartë nëpërmjet lidhjeve me ish-presidentin. Këtu nuk ka asnjë dyshim‎. Sikurse nuk kam asnjë dyshim se persekutorët nuk do hapin dosjet e tyre. Rama nuk do hapë dosjen e të atit që dënoi Havzi Nelën, as dosjet e atyre që mbajnë portretin e shokut Enver dhe që e thërrasin shoku Rama, sepse janë ata që kanë shkruar dosjet. Nuk do hapëas dosjet e të paktën 10 deputetëve që ka nëPartinë Socialiste, që kanë firmosur në ato dosje. Kushdo që mendon ndryshe është ose naiv ose si media kanë shitur shpirtin tek Rama për tëpërfituar mallra e shërbime, siç kanë bërë gjithmonë. Një pjesë e familjes sime kanë qenë të internuar dhe gjyqtarët e prokurorët, që internuan fëmijët 4-5-vjeçarë, janë sot aty. Por kjo që po bën Rama është provokim për të gjithë të përndjekurit. Persekutori që kërkon të hapë dosjet e të persekutuarve. E bën vetëm për të tërhequr vëmendjen, por me provokimin që bën, padyshim që do ketë përgjigjen e duhur.

 

Deri tani janë ndërmarrë disa nisma për hapjen e dosjeve, por asnjëherë nuk është mbyllur kjo çështje. Besoni se këtëherë qeveria e majtëdo t’i hapë dosjet? Sa serioze dhe çfarë përfundimi mendoni se do të ketëky debat?

 

Asgjë serioze nuk ka këtu përveç provokimit të shqiptarëve. A ishte ky që bllokoi hapjen e dosjeve? Shihni kërkesën e firmosur nga Rama dhe 35 deputetë të PS-së në Gjykatë Kushtetuese. Ky e di sepse vetë e bllokoi, por në delir e sipër provokon shqiptarët me shpresën se do t’i tërheqë në një debat për të shmangur krizën dhe korrupsionin qeveritar. A ishte ky Rama që bllokoi ligjin para 4 vjetëve? Ky ishte. A ishte ky që propozonte tek Presidenti gjyqtarë e prokurorë të diktaturës për në gjykatë të lartë? Ky ishte. A është ky Rama kryeministër që çoi në krye të KLD-së pikërisht gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar me dhjetëra njerëz?Rama do hapë dosjen eVangjel Kostës që çoi në KLD?Kjo as nuk mund të imagjinohet. Kjo është hipokrizi dhe provokim i rëndë.

 

Partia Demokratike në vitin 2009 ndërmori nismën për t’i hapur dosjet e Sigurimit, për hartimin e ligjit për lustracionin. Çfarë ndodhi atë vit, pse nuk përfundoi procesi, ku e ishte problemi?

 

Po të shihni kërkesën, Rama e ka firmosur vetë bashkë me 35 deputetë dhe madje ka çuar deputetë për ta mbrojtur në Gjykatë Kushtetuese. Fati i ligjit dihet tashmë.

 

 Mbi çfarë standardesh duhet hartuar ligji për lustracionin?

 

Persekutorët nuk mund të hartojnë ligjin për të persekutuarit.Para se të bëjë këtë Rama të kërkojë ndjesë për krimet që ka bërë babai i tij dhe daja, Spiro Koleka. Të tërheqë Vangjel Kostwn nga KLD, të largojë deputetët që kanë marrë pjesë aktive në kohën e diktaturës. Por ai nuk e bën sepse është pjesë e tyre, madje frymëzohët prej punës dhe filozofisë së tyre.

 

Ju jeni një prej kandidatëve që keni aplikuar për departamentin e sistemit të Drejtesisë dhe Gjyqësorit. Pse duhet të fitoni ju? Keni një plan konkret. Çfarë do të bënit ndryshe nga ajo që keni bërë kur ishit ministër Drejtësie?

 

Sot shteti ligjor ështënëkrizë, është në udhëkryq. Sistemi i drejtësisë po kërcënohet nga kapja politike. Departamenti duhet të hartojë platforma për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ta ndiejnë qytetarët se, nuk janë vetëm në këtë betejë kur i rrënohet pasuria pa ligj dhe në shkelje të Kushtetutës, paketa për reformën në drejtësi, për të luftuar korrupsionin dhe për ta mbajtur larg ndikimit dhe kapjes politike. Unë besoj se dhe kandidatët e tjerë janë dinjitozëdhe çdo gjë do të vendoset nga vota e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Kushdo që të fitojë, e rëndësishme për Partisë Demokratike është se do të ketë një strukturë të re, kryesi të re, energji dhe forcë të re. Kjo është me e rëndësishmja. Kontributi im është i lidhur me PD-në pavarsisht posteve. I uroj të gjithë kandidatëve suksese në këtë garë historike për PD-në.

 

 

 

Në 2009-ën socialistët kundërshtuan ligjin për lustracionin

Në vitin 2009 qeveria e djathtë miratoi ligjin për lustracionin. Opozita e majtë kërkoi rrëzimin

 

Hapja e dosjeve nuk është një çështje e re që hapet tani nga qeveria e majtë. Një përpjekje e tillëështë bërë edhe gjatë qeverisjes së të djathtëve.Ashtu siç edhe u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në vitin 2009 qeveria e sotme në atë kohë në opozitë, ka kundërshtuar ligjin për lustracionin ose për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve.Në vitin 2009 qeveria e djathtë miratoi në Parlament ligjin për pastërtinë e figurave të administratës publike, ligj që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të deputetëve të majtë socialistë. Siç shprehet edhe Halimi, ka qenë kreu i të majtëve, Edi Rama, dhe 35 deputetë socialistë që kanë firmosur një kërkesë për mosmiratimin e ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese.Sipas socialistëve, ligji i 2009-ës nuk mund të pranohej, pasi nuk oftonte siguri dhe cenonte organet e drejtësisë. Opozita e kundërshtoi ligjin me argumentin se Autoriteti i Kontrollit të Figurës kishte marrë kompetenca mbikushteuese dhe gjyqësore dhe që nuk plotësonte asnjë standard në pavarësinëetij nga politika dhe pushteti ekzekutiv.Ndër kundërshtuesit ishte kreu i opozitës, Edi rama, Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe.Vendimin e Gjykatës Kushtetuese demokratët e cilësuan të gabuardhe të ndikuar nga presioni i opozitës (socialistëve) që kishteushtuar ndaj trupës gjyqësore.

 

 

 

Ligji i miratuar nga qeveria e djathtë në 2009

“Kuvendi miratoi Ligjin nr.10034 “Për pastërtinë e figurës së

funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve” (Ligji

për pastërtinë e figurës ose Ligji). Ligji u miratua me shumicë të thjeshtë të

deputetëve. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve

të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të

zyrtarit, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse

dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të

Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, i rasteve të

papajtueshmërisë, i procedurave të verifikimit dhe pasojave të këtyre

procedurave

 

 

Objekti i ligjit

 

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve

të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të

zyrtarit, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse

dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të

Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, i rasteve të

papajtueshmërisë, i procedurave të verifikimit dhe pasojave të këtyre

procedurave (neni 2).

 

Argumentet e PS-së në 2009

1.Ligjikëto rregullime cenojnë pavarësinë e institucioneve si: Presidenti i Republikës, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, organet e pushtetit vendor, si dhe gjyqësorin e prokurorinë në

Tërësi

 

2.Rregullimet e Ligjit tejkalojnë, gjithashtu, garancitë ligjore të parashikuara

në disa ligje të përforcuara të cilat kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar të deputetëve.

 

3.Cenohet rëndë parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve

4.Cenohet e drejta për punë e parashikuar

5.Cenohet dinjiteti njerëzor dhe jeta private

6.Ligji cenon parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër

 

7.Cenohet e drejta për t’u zgjedhur

 

Kush i nënshtrohet ligjit për verifikim tëpastërtisë së figurës

 

Qëllimi i ligjit për verifikimin e figurave ishte sigurimi i pastërtisë së

jetës demokratike të shtetit shqiptar në periudhën e tranzicionit postkomunist.

Sipas këtij ligji, organet dhe funksionet që do t’i nënshtroheshin verifikimit

të figurës ishin: Presidenti i Republikës, të zgjedhurit, funksionet drejtuese në

ekzekutiv dhe në administratën shtetërore, drejtues në Forcat e Armatosura dhe

forcat e policisë, ndihmësgjyqtarë, gjyqtarë, prokurorë dhe policia gjyqësore.

Gjithashtu, verifikimit do t’i nënshtroheshin dhe drejtuesit e redaktorët në

RTSH dhe ATSH; gazetarët dhe punonjësit me detyrën më të lartë në gazetat me

tirazh mbi 3000 kopje; funksionet drejtuese në bashkësitë ekonomike,

institucionet shtetërore financiare dhe të sigurimeve, si dhe në bankat

shtetërore; rektorët dhe drejtorët në universitete dhe shkolla të larta. Në

mënyrë të përmbledhur, për të shërbyer në funksionet e mësipërme, personi duhej

që, gjatë gjithë periudhës 28.11.1944 gjer më 31.03.1991, të mos kishte qenë

drejtues në strukturat politike të Partisë së Punës, i zgjedhur, drejtues në ekzekutiv

ose në administratën shtetërore, oficer dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të

Shtetit apo i ndonjë shërbimi të huaj analog, denoncues ose dëshmitar i rremë

në proceset politike, hetues, prokuror ose gjyqtar në procese politike

speciale.

 

 

Hapja e dosjeve, Shehu:Socialistët duhet të kërkojnë ndjesë për bllokimin e deritanishëm

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një reagim për gazetën “Standard” e vlerëson dyshues propozimin e qeverisë lidhur me hapjen e dosjeve tëSigurimit. Ai thotë se e majta fillimisht duhet të kërkojë ndjesë për bollokimin e ligjit të miratuar në 2009, ndërsashprehet se bashkëpunimi me demokratët do të ishte një hap i domosdoshëm. “Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit tëShtetit ka qenë një kërkesa e prioriteti ynë i vazhdueshëm që në vitet `90, që fatkeqësisht disa herë e majta shqiptare e ka penguar këtë proces. Pra, është absurde të shtrohet pyetja n.q.s. PD e dësheron apo jo këtë gjë. Ne kemi qenë vazhdimisht promotorë për diçka të tillë. Çështja është se sa e majta, ndërsa njihet si bllokuesja e hapjes së dosjeve në Shqipëri, dëshiron realisht ta kryejë tashmë këtë hap pozitiv, megjithese vonë. Pra, kjo tingëllon me shumë si njëzhurmë spekuluese sot, sesa si nje iniciativë serioze nga socialistët shqiptarë, derisa nuk është kërkuar ndjesë akoma nga ata për të gjitha këto vite të vonuara në këtë drejtim. Një gjëështë e sigurtë, që qoftë dhe vonë ky është një hap që duhet realizuar, por jo me deklarata spekulative apo veprime teatrale. Ky proces katarsi mund të ralizohet veçse me hapa të përgjegjëshëm, seriozë e gijthëpërfshirës. Dhe këtu e kam fjalën në bashkëpunim me PD-në, si forcën politike që shembi komunizmin, pra edhe ato struktura kriminale për dokumentet e të cilave bëhet fjalë”,- tha Sehu.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency