Avioni supersonik, do të përshkojë Amerikën për 2 orë e gjysmë!

0
196

Avioni supersonikKanë kaluar mbi dhjetë vjet tashmë që kur avioni Konkord kreu udhëtimin e tij të fundit duke kaluar Atlantikun. Por shumë shpejt do të nisin fluturimet me një avion të ri supersonik, i cili pritet të arrijë një shpejtësi dy herë më të madhe se avionët e tanishëm civilë. Edhe pse fillimisht këto avionë do të futen në përdorim vetëm për udhëtime private dhe biznesi, dhe do të mund të përdoren vetëm nga super të pasurit, shumë shpejt avioni supersonik do të bëhet mjet i rregullt transporti.  Avioni N+2, i ideuar nga një kompani amerikane, synon të realizojë për vetëm dy orë e gjysmë udhëtimin nga Nju Jorku në Los Anxheles, duke përshkuar mes për mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avioni është ideuar të mbajë deri në 80 pasagjerë dhe do të punojë më tre motorë.  Ndërkohë, kompania Airbus po bashkëpunon me kompaninë amerikane Aerion për të krijuar një tjetër avion supersonik që do të bëjë të mundur udhëtimin nga Londra në Nju Jork për tre orë dhe nga Los Anxhelesi në Tokjo për vetëm gjashtë orë. Gjithsesi, për të bërë të mundur ndërtimin e këtyre avionëve, është parashikuar që kostot do të kapin shifrën e 100 milionë dollarëve për një model, çka do të bëjë mjaft të kripur çmimin e biletës. Megjithatë, punimet për avionët e përbërë nga fibra karboni janë në fazë të avancuar dhe brenda katër vitesh është parashikuar që të fillojnë fluturimet testuese, ndërsa brenda vitit 2022 mendohet të nisin fluturimet komerçiale.

 

Fjalët e fundit para vdekjes

Vdekjet e shpejta na pengojnë të themi fraza historike. Më poshtë kemi rradhitur disa nga frazat që kanë shqiptuar njerëz të mëdhenj, disa çaste përpara vdekjes.

Më pi me fund tani – Pablo Picaso Tomas Xheferson, do të mbijet… – Xhon Adams Tani vjen misteri – Henri Vard Biçer, 8Mars, 1887 Unë po vdes, apo jam duke vdekur, kush nga këto shprehje përdoret ? – Domenik Buher, gjuhetar francez.

Nuk ndjehen mirë – Luter Burbank Lamtumirë të gjithëve – Hart Kren, poet që u vetvra duke u hedhur nga një anije. Tregoja kokën time njerëzve. Do jetë më e rëndë nëse e shohin. – Xhorxh Danton, ekzekutuesit të tij. Mjegulla po shtohet. – Emili Dikinson. Ushqimi ishte i mrekullueshëm. – Millard Fillmore

I thuaj asaj të presë vetëm pak, pothuajse u krye. Karl Frederik Gaus, gruas së tij. Më shumë dritë – Gëte Zoti do të më falë, kjo është detyra e tij. Henrik Hein Dhe tani, në përputhje me kanalin 40 që ju jep përherë e para lajmet e përgjakshme, me ngjyra reale, do të shikoni një rast të ri, një vetëvrasje. – Kris Hubok, vrau veten me armë gjatë një  transmetimi. Kjo është e katërta ? – Tomas Xheferson

Kaq ishte dhe jeta. – Ned Keli, përpara se të vetvarej në burg. Jepi, dil jashtë. Fjalët e fundit para vdekjes janë për njerëzit që gjatë jetës nuk kanë thënë mjaftueshëm. – Karl Maks, zonjës së tij. Pse nuk më veshët xhaketë antiplumb ? – Xhejms Rodxhes, përpara pushkatimit. As një elefant nuk mund ta qëllonin dot nga kjo distancë. – Xhon Seduik, gjeneral 1864 Krito, më detyrohet një gatim borxh Asklepsi, do takujtosh ti për të më kthyer borxhin. – Sokrati Cila është përgjigja ? Në këtë rast, cila është pyetja ? – Gertryd Stein Mos e lejo të mbyllet kështu. Thuaj atyre, që të thonë sikur unë thashë diçka… – Panço Vila

Shokë duartrokisni, komedia mbaroi. – Bethoven. Jam akoma gjallë ? – Daniel Uebster Largohu, jam shkëlqyer. – H. G. Uells Mos u mërzit, nuk është e karikuar. – Terri Keth, muzikant rroku, 23 janar 1978, vetvrarë nga loja e rulotës ruse. Gonxhe trëndafili. – Orson Uells, actor A je e shëmtuar ? – Xhulio Çezar Shoh dritë të zezë. – Viktor Hygo Kam fyer njerëzimin, sepse puna ime nuk ka qenë e cilësisë së duhur. – Leonardo Da Vinçi Kam patur 18 shishe uiski të pastra, mendoj se është rekord. – Dilan Tomas Nuk kam fare frikë të vdes…! – Çarls Darvin (1809-1882) E di shumë mirë që ke ardhur për të më vrarë, gjuaj frikacake. Je e vetmja që do vrasësh një burrë të vërtetë. – Ernesto Çe Guevara Nesër, nuk do të jem më këtu. – Nostradamus (1503-1566) Mos qaj për mua Argjentinë. – Eva Peron, Zonja e parë Argjentinase.