Brajtner, i hekurti që adhuronte Çe Gevarën

0
161

Marrë nga FIFA.com

breitner-comunistaNjë lojtar si ai i duhet çdo skuadre. Ai ishte njëri prej futbollistëve që fitoi “titullin” legjendë brenda një kohe mjaft të shkurtër. Flasim për Pol Brajtnerin, futbollistin që nuk u shmangej asnjëherë përgjegjësive, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Flasim për një lojtar me karakter të hekurt që habiti të tërë kur la Realin për të shkuar tek “modestët” e Eintrakt Braunshvaigut. Gjithsesi kjo nuk ka qenë e vetmja zgjedhja “e përfolur” e tij… Poli asnjëherë nuk ka mohuar simpatinë për Çe Gevarën.

Në vitet ‘70 ai ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të Gjermanisë Perëndimore (fitoi Evropianin dhe Kupën e Botës) dhe Bajernit të Mynihut (triumfoi në tre edicione të Ligës së Kampioneve). Ai ishte njëri prej futbollistëve që fitoi “titullin” legjendë brenda një kohe mjaft të shkurtër. Flasim për Pol Brajtnerin, futbollistin që nuk i shmangej asnjëherë përgjegjësive… si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Të tërë ata që kanë pasur të bëjnë me të kanë rrëfyer se Brajtneri është një person që nuk njihte rrugë të mesme. Edhe sot ai është një nga figurat e pakta të sportit që ka kurajo të thotë atë që mendon “pa doreza”…

 

Ndjenja e fitores

Pol Brajtneri spikati në Kupën e Botës që u zhvillua në Gjermani në 1974-ën. Ai ishte një figurat kryesore të Gjermanisë që në atë kishte si kapiten një tjetër figurë të madhe të futbollit botërorë, Franc Bekenbauer. Në këtë eveniment ai u do të mbahet mend pasi arriti që të kthente në gol një penallti që i dha barazimin skuadrën vendase në finalen që luajti në Mynih ndaj Holandës. “Para se të nisnim takimin e parë të atij Botërori ne u mblodhëm bashkë për të vendosur lojtarin që do të ekzekutonte penaltitë nëse një e tillë do të na akordohej. Dhe si përfundim askush nuk mori përsipër asgjë”, – tregoi Pol Brajtneri pak kohë më parë për FIFA.com. “Gerd Myleri kishte humbur disa penallti në Bundesligë atë vit prandaj askush nuk tha që gjatë Botërorit të ishte ai ekzekutuesi”. Por atë ditë vetë Brajtneri mori përgjegjësinë e madhe dhe me një qetësi që çdo kush e pati zili shënoi gol. “Kur arbitri rifilloi lojën pas penalltisë që e ktheva në gol, ne të tërë kuptuam se ia kishim dalë që të baraspeshonim rezultatin. Në atë moment tek skuadra jonë u zgjua edhe shpirti i garës. Në ato çaste unë nuk isha i vetmi që ndieja se ne do të ta fitonim atë takim”.

 

Triumfi dhe vendi pranë Pele

Pol Brajtneri gjatë karrierës së tij arriti që të fitonte çdo gjë. Dy vite para se të ngrinte lart Kupën e Botës ai fitoi me përfaqësuesen teutonike edhe Kampionatin Evropian. Në ato vite ai fitoi gjithçka edhe me skuadrën e vet. Flasim për Bajernin e Mynihut që ngriti për tre vite me radhë Kupën e Kampioneve që sot njihet si Liga e Kampioneve. Në fakt ky klub lidhet shumë me emrin e Brajtnerit. Ky i fundit me fanellën e kuqe ka fituar pesë herë Bundesligën dhe dy herë Kupën e Gjermanisë. Gjithsesi Brajtneri, që luajti plot 48 ndeshje me Gjermaninë, arriti të fitonte edhe dy herë kampionatin Spanjoll si dhe një Kupë Mbreti. Sukseset në Gadishullin Iberik, ai i arriti me fanellën e bardhë të Realit.

Brajtneri në atë kohë ishte nga të paktët atletë që kishin mundësi që të mbulonin shumë pozicione në mesfushë. Vetë Pol ka thënë pak kohë më parë se këtë veti e fitoi me kohë pasi në fillimet e veta kishte luajtur si mbrojtës. Ai ishte një nga ata futbollistë që e ndiqte suksesi nga do që shkonte. Katër vite më pas, në Kupën e Botës të 1978-n Brajtneri nuk udhëtoi me kombëtaren e tij drejt Argjentinës, pasi dha dorëheqjen prej saj duke qenë se debatoi me stafin teknik dhe disa lojtarë. Në fakt Gjermania që shkoi të luante atë eveniment në Argjentinë kishte një lider të ri si Kar-Hajnc Rumenige që edhe pse ishte një lojtarë i madh kishte pas një grup jokomepetitiv (mungonte Brajtneri). Kështu katër vite më pas stafi teknik i formacionit teutonik mori një vendim dhe riftoi në kombëtare Brajtnerin që udhëhoqi Gjermaninë deri në finalen e madhe ku e mundi Italia 3-1. Në atë finale golin e vetëm për gjermanët e shënoi pikërisht Brajtneri që u bë lojtari i dytë (pas Peles) që realizonte gol në dy finale të ndryshme të botërorit.

 

I vetmi në llojin e tij

I lindur në Bavarinë e epërme ai ishte një nga lojtarët më krenarë në fushën e lojës. Brajtneri brenda pak viteve arriti që të fitonte faqet e para të gazetave jo vetëm për faktin se ishte lideri i padiskutuar i një përfaqësueseje si Gjermani. Në moshën 18 vjeçare Pol la universitetin dhe nisi karrierën si profesionit tek Bajerni i Mynihut. Ai shumë shpejt u konsiderua edhe si një rebel nga mediet gjermane. “Brajtner ishte një nga figurat e më ekstremiste të kohës. Gjithçka erdhi pasi ai në moshë të re kishte bërë një fotografi ku në sfond ishte posteri i Mao Ce Dunit. Përpos këtij fakti Pol asnjëherë nuk fshehu simpatinë që kishte për Çe Gevarën”, – raportoi e përjavshmja gjermane, “Speigel”. Një tjetër anë që bën edhe më “të veçantë” Pol Braiternin është edhe qëndrimi që mbante ndaj çmimeve apo medaljeve (me vlerë) të ndryshme që iu dorëzonin. Në një intervistë për FIFA.com ai tregoi edhe disa rezerva që ka për trofeun e Kupës së Botës: “Është shumë impresionues dhe unë nuk dua që të them asgjë kundër këtij çmimi që sidoqoftë mbetet një simbol. Në atë kupë shohim një kampion bote teksa ngre lart globin, shohim më të mirin e fushës. Pra për mua ai mbetet një simbol, asnjë fjalë më shumë dhe asnjë fjalë më pak. Si të gjithë simbolet – flamujt, medaljet apo edhe gjërat e tjera – jo domosdoshmërisht duhet të jenë të bukura. Kuptimi i tyre nuk është tek ajo që ne prekim apo njerëzit shikojnë. Kuptimin atyre ja japin vetë njerëzit që asociojnë pranë këtij trofeu lojtarin e zemrës”.

 

I ndjekur prej suksesit

Kompleksiteti i karakterit të këtij personazhi është për t’u pasur zili. ai është një nga ata persona që kanë fituar titullin kampion Evropë dhe është shpallur fitues i Ligës së Kampioneve që në moshën 22-vjeçare. Emri i tij në gjermani është pranë titujve më të lartë që mund të fitojë një lojtarë. Ai vazhdon edhe sot që të punojë për Bajernin si skaut dhe si këshilltarë. Gjithsesi, paçka se është i aktivizuar në shumë funksione ai gjithmonë do të mbetet një shpirt i lirë.