Hetimi/ Vrasja e Artan Santos, fal punës së policisë autorët shëtisin të lirë

0
182

 Alma Çuka 

artan santo viktima nga video 2Pesë muaj nga atentati i drejtorit të bankës CREDINS, shumë pranë Kryesisë së Kuvendit, Policia e Shtetit pranon dështimin për kapjen e autorëve. Prokuroria dorëzohet, ndërsa përgjegjësia kalohet nga një institucion tek tjetri

Atentati kundër drejtorit të një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë në mesin e muajit korrik të këtij viti, duket se ka mbetur vetëm në  kujtesën e qytetarëve të shumtë. Kur kanë kaluar pak më shumë se pesë muaj nga vrasja e bankierit Artan Santo në zemër të zonës së  ish-bllokut, shumë pranë hyrjes së selisë së bankës CREDINS, Policia e Shtetit, duket se është dorëzuar përballë luftës për të  identifikuar dhe vënë në pranga, dy autorët që tashmë dihet se morën pjesë në atentat. Prej muajsh mes dy institucionave ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe prokurorisë së Përgjithshme ka pasur debate jot ë pakta lidhur me sigurimin e provave dhe identifikimin e gjetjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.  Burime të rezervuara nga Policia e Shtetit  bëjnë me dije për Standard se vet kreu i këtij institucioni duket se ka pranuar mungesën e profesionalizmit në radhët e policisë.

 

Takimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, mësohet se përgjatë muajve të fundit ka kryer një seri takimesh me grupin e punonjësve që janë ngarkuar për të hetuar lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo. Takimet bëhet me dije se kanë qenë të nivelit urdhërues dhe dhënies së rekomandimeve, të cilat mësohet se kanë qenë të vazhdueshme. Për kreun e policisë, lufta për të çuar deri në fund hetimet për Santon nuk duhet të ndalet, edhe pse vështirësitë janë të shumta. Këto vështirësi mësohet se ka thënë Didi, kanë ardhur që në momentin e atentatit, kur punonjësit e policisë që ndodheshin në krye të detyrës, nuk arritën të ndalonin dy atentatorët. Jo vetëm kaq, por nga analiza e fakteve ka rezultuar se efektivët e policisë nuk kanë njoftuar sallën operative dhe patrullat në shërbim brenda afateve të përcaktuara.

 

Largimi i autorëve

Ikja e vrasësve të Artan Santos në drejtim të paditur, pa lënë asnjë gjurmë u ndihmua nga mungesa e profesionalizmit të policisë. Kjo pranohet nga vetë Drejtori i Peëgjithshëm i Policisë së shtetit Artan Didi, në një raport që nxjerr në pah problemet e policisë në Tiranë, Lezhë dhe Fushë-Krujë. Raporti disa faqësh i firmosur nga Didi, përshkruan mungesën e organizimit dhe mungesen e kurajos nga efektivët e policisë. Pas vrasjes së bankierit shkruhet në raport, Policia e Durrësit dhe e Lezhës nuk veproi në kohë duke treguar pasivitet. Të dyja këto drejtori ishin pa informacione thuhet në shkresë por dhe pa plane për të kontrolluar territorin e tyre në situata të tilla. Sipas Didit ka patur ngjarje të shkëputura, për të cilat policia as nuk është munduar t’i hetojë ato si të lidhura me vrasjen e  bankierit Santo. Duke u ndalur tek mungesa e kordinimit Didi shkruan në raport se është urgjente hartimi i një plani koordinimi për drejtoritë e qarqeve Tiranë, Durrës e Lezhë. Më konkretisht sipas Drejtorit të Përgjithshëm nevojiten plane për territoret Kavajë, Shijak, Mamurras, Fushë Krujë, Fushë Kuqe e Lac aty ku dhe aktiviteti i grupeve kriminale është i lartë. Në bazë të këtij raporti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e analizave, ndërkohë që krahas kësaj nuk duhet të shkëputet vëmendja nga lufta e përditshme kundër krimit.

 

 Tiranë/ Aksion në lokalet e natës, shoqërohen në polici dhjetra këngëtare

Lolaket e natës në Tiranë i janë nënshtruar njëkontrolli të imtësishëm nga strukturat e policisë. Kontrolli mësohet se është zhvilluar në orët e vona të së shtunës. Shkak për kryerjen e kontrolleve në lokalet e natës janë bërë ankesat e shumta të qytetarëve për ndotjen akustike si dhe ngjarjet e fundit kriminale. Bëhet e ditur se shumë prej lokaleve të natës shërbejne si vatër për prostitucion dhe përdorimin e lëndës narkotike nga të rinjtë. Aksioni është zhvilluar ga efektivët e komisariatit numër 2.  Pas kryerjes së verifikimeve që policia ka bërë në këto locale ka arritur të shoqërojë disa ballerina dhe këngëtare.  Aksioni është shtrirë në pikat kryesore të Tiranës, dhe me konkretisht në zonën e ish- Bllokut, në sheshin “Ëilson” dhe në zonën e Tiranës së Re. Pasi kanë mbaruar me kontrollimin e bareve të natës, efektivët e policisë kanë kontrolluar edhe kazinotë, ku edhe këtu ka pasur persona të shoqëruar në komisariat.  Aksioni ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe, ku janë zhvilluar kontrolle ndaj automjeteve luksoze. Sipas policisë, ky nuk do të jetë një aksion por do të jetë një vazhdimësi për të normalizuar situatën e jetës së natës në kryeqytet, ku shpesh herë ka pasur edhe ngjarje të rënda.

 

Fushë Krujë/ Zbulohet 2kg tritol në një shtyll të tensionit të lartë

Shtyllat e tensionit të lartë në Fushë Krujë janë bërë sërish pre e sulmeve me tritol. Forcat e policisë kanë zbuluar një sasi tritoli në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë. Sipas burimeve të policisë sasia e tritolit është zbuluar në një shtyllë pranë fshatit Halilaj të Fushë Krujës.  Forcat xheniere çaktivizuan sasinë e lëndës plasëse, duke shmangur shpërthimin e saj dhe dëmtimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë. Por ashtu si edh em ëparë policia e ka pasur humë të vështirë të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të ripërsëritur. Ky është rasti i dytë në pak ditë, që gjendet tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Fushë Krujë. Më datë 29.11.2014, Policia e Krujës gjeti një sasi tritoli në këmbët e një shtylle në fshatin Halilaj.

 

Tiranë/ Aksident  me një të vdekur e një të plagosur në aksin Vorë-Tiranë

Dy persona janë përplasur pasditen e djeshme nga një makinë në aksin rrugor Vorë-Tiranë. Burime të Policisë së Tiranës , të cilat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur një person dhe një tjetër u plagos. Të njajtat burime theksojnë se shkak  i aksidentit të rëndë që i mori jetën një personi është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit, i cili ende nuk është identifikuar. Autori i kësaj ngjaje është larguar mënjehërë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga mungesa e punonjësve të policisë rrugore në atë moment. Personi i dytë i përfshirë në këtë aksident dhe që nga informacionet e para mësohet se është plagosur, thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në momentin që policia arriti në vendin e aksidentit, ka arritur të gjej trupine pajetë të një personi.  Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe autoambulanca,e cila transportoi trupin e viktimës në morg, ndërsa personin e plagosur për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency