Kalendari Maya, çfarë parashikohet

0
281

Kalendari MayaSimbolet e Zodiakut Maja janë një sistem astrologjik i krijuar nga majatë e lashtë, i bazuar në përllogaritje astronomike. Majatë përdornin tre sisteme kalendarike: Numërimi i Gjatë, Tzolkin dhe Haab.

Sistemi kalendarik Numërimi i Gjatë përllogariste kohën dhe datat sipas ngjarjve astronomike. Historianët mendojnë se data e fillimi të këtij sistemi ishte 5000 vjet më parë, 6 Shtator 3114 p.e.s, ndërsa data e fundit 21 Shtator 2012. Kalendari Tzolkin është 260 ditë, kohë e njëjtë me zgjatjen një shtatzanie, 20 shenja dite kombinuar me numrat 1 deri 13. Nuk përputhet me një vit kalendarik, pra nuk është i vlefshëm për çështje astronomike.

Kalendari Haab është i vetmi që ndjek atë standard, me afërisht 365 ditë në vit. Këtij kalendari i referohen smbolet zodiake të mëposhtme. Haab ka 18 muaj, me 20 ditë secili dhe një muaj të fundit që përmban 5 ditë pa emër në fund.

 

Shenjat astrologjike Maya

Kalendari Maja nuk duhet ngatërruar me atë Aztek. Shenjat astrologjike Maya ndahen në 19 shenja. Ka ende shumë mistere rreth astrologjisë majane. Kuptimi i saktë i shenjave astrologjike ëshë i paqartë. Shumë interpretime moderne janë bërë, megjithëse jo të bazuara në kulturën dhe simbolikën maja. Dihet që shumë prej kuptimeve janë aspekte të kulturës së tyre, kohës, katër drejtimeve, astronomisë etj., gjë që nuk ka kuptim për majatë e sotëm.

 

 Ch’en: 2-21 Janar

Kuptimi: stuhi e zezë, qiell i zi, Hëna, një lule, Perëndim

 

Interpretimi: Të lindurit në shenjën Ch’en jan njerëz të natës. Kanë afrimitet m energji hënore. Drejtimi kryesor është Perëndimi dhe nëse drejtohen andej gjatë meditimit, kanë shumë përfitime.

 

 Yax: 22 Januar – 10 Shkurt

Kuptimi: stuhi jeshileJug, Venus, dy lule, Jug

Interpretimi: Të lindurit në shenjën Yax kanë afrimitet me të lindurit në shenjën Yaxk’in. Venusi është planeti dominues dhe janë të butë e të dashur. Është dhuratë e madhe të jesh paqeruajtës në këto kohë dhe mund të bëjnë të mira në botë. Drejtimi kryesor është Jugu.

 

 Sac: 11 Shkurt – 2 Mars

Kuptimi: stuhi e bardhë, bretkosë, konstelacioni i Bretkosës, tre lule, Veri

Interpretimi: Afrimitet me orët e ditës, mëngjesi është orë fuqie, pasi mund të përdoret për të fuqizuar dijen. Veriu është drejtimi kryesor dhe bretkosa është shenjë fuqie, përshtatshmërie dhe ndryshimi. Bretkosa simbolizon edhe kërcimin e lehtë nga një gjendje vetëdijeje në tjetrën. Fuqia qëndron në ndryshim.

 

 Keh: 3 – 22 Mars

Kuptimi: stuhi e kuqe, pemë, dre, Lindje

Interpretimi: Të lindurit e kësaj shenje kanë simpati për natyrën dhe balncën e saj dhe mnund të ndihmojnë në kthimin e rendit natyral në planet me shembullin e vet. Kanë energjinë e zjarrit dhe të kuqen shenjë fuqie. Meditimi në pyje u zhvillon fuqi natyrore. Drejtimi kryesor është Lindja dhe kafsha totem fisniku i pyjeve, dreri.

 

 Mak: 23 Mars – 11 Prill

Kuptimi: i mbyllur, mbulesë, zot i numrit 3

Interpretimi: Të linduritnë shenjën Mak janë një nga misteret e shenjave të astrologjisë majane, pasi kuptimi është shumë i errët, pra, edhe të lindurit janë mister. E mira është të rrinë pak larg të tjerëve, pasi vetë fjalët mbulesë dhe i mbyllur nënkuptojnë fshehje e largim. Duhet shpenzuar kohë në meditim e reflektim, pasi vetëm kështu zbulohen misteret e ekzistencës. Numri i fuqisë është 3: hyjnitet, balancë dhe plotësi.

 

K’ank’in: 12 Prill – 1 Maj

Kuptimi: Toka, qen, i verdhë, nëntokë, diell i verdhë

Interpretimi: Të lindurit në K’ank’in janë njerëz të Tokës dhe Diellit, me afrimitet për vendin ku vënë këmbët dhe rrezet diellore nga sipër. Meditimi në diell është dije, gjithashtu në tokë, mundësisht në shpellë, si në barkun e nënës tokë. Kafsha totem është qeni i verdhë. Qentë njihen për besnikëri e fuqi të brendshme.

 

Muwan: 2 – 21 Maj

Kuptimi: buf, zog vajtues, zot i shiut e reve, zjarr

Interpretimi: Të lindurit në shenjën Muëan kanë afri me zjarin dhe ujin, sidomos gjatë stuhive, ku zjarri dhe uji shfaqen me shi dhe rrufe. Bufi është totemi, i njohur nga majatë si zog vajtues, që ka aftësi vizuale dhe mund të shohë të vërtetën.

 

Pax: 22 Maj – 10 Qershor

Kuptimi: kohë mjelljesh, puma, avull, shigjetë, daulle

Interpretimi: Ata të shenjës Pax kanë totem Jaguarin, tepër i rëndësishëm për kulturën Maja. Ai përfaqëson lidershipin. Fuqia juaj qëndron si lider i njerëzve, përqafojeni këtë fuqi, bashkë me natyrën e drejtë të një shigjete dhe tingullin e fortë të një daulleje. Elementi juaj është avulli, përzierje mes tokës, ujit e zjarrit. Kombinojini këta elementë në jetë.

 

Kayab: 11- 30 Qershor

Kuptimi: breshkë, perëndesha e Hënës, Një

Interpretimi: Të lindurit në këtë shenjë kanë afrimitet natyor me Hënën dhe përpjekjet spirituale, duke gjetur veten në kërkime për kuptime të thella çdo ditë. Breshka është totemi, që është simbol i përcjelljes së dijes dhe mbajtëse të Tokës.

 

 Kumk’u: 1 – 20 Korrik

Kuptimi: drithë, kërrmill mbi misër, dy zota, errësirë, Itzamnas zoti i shiut dhe bimëve

Interpretimi: Të lindurit në shenjën e Kumk’u kanë natyrë të dyzuar, duke parë shpesh qartë të kundërtat dhe dijen që ato ofrojnë me nderim. Totemi është krokodili. Kanë dhuratën e mbijetesës, kohës dhe durimit. Krokodilët janë të paktët nga reptilët që i mbijetuan kohës së Mesozoikut, kur të dinosaurët u zhdukën. Nuk ndjekin çastin, megjithatë, fati është rreth tyre. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme.

 

 Wayeb: 21 – 25 Korrik

Kuptimi: ditë ters, zoti i Tokës, spektër, ditët e munguara (muaj i shkurtuar me 5 ditë)

Interpretimi: Të lindurit e kësaj shenje janë të çrregulltit e astrologjisë maja. Koha e Wayen është vetëm 5 ditë në vit, në ndryshim me 20 ditët që shoqërojnë shenjat e tjera zodiake maja. Gjatë ditëve të Wayeb, majatë ndjenë balancën natyrale të ndryshonte, kohë kur forca të tjera u futën në lojë, gjë e ngjashme m konceptim Samhain, ku shpirtrat ecnin mbi tokë. Megjithatë, të lindurit e kësaj shenje nuk është se janë të pafat, vetëm se janë të lidhur me botë e realitete të tjera. Shfrytëzojeni këtë, pasi keni aftësi ndjesore më shumë, esp, dhe vajtje-ardhje mes kësaj bote e tjetrës.

 

 Pop: 26 Korrik – 14 Gusht

Kuptimi: jaguar, kryetar, lider, tokë e butë

Interpretim: Të lindurit nën Pop janë liderë. Jaguari dhe kryetari janë pozicione të fuqishme për majatë antikë. Mund të sllni qartësi dhe drejtim për të afërmit, ndërsa jeni të ndjeshëm ndaj tyre. Aftësia juaj fuqizohet duke medituar në tokë, me të cliën keni afrimitet.

 

 Wo: 15 Gusht – 3 Shtator

Kuptimi: qiell i zi, jaguar i zi, stuhi e zezë, natë, bretkosë, 2 toka të buta

Interpretim: Të lindurit e kësaj shenje janë të afërt me ata të shenjës Che’n dhe Sac. Mund të merrni dije nga orët e natës dhe totem keni bretkosën, me të cilën kaloni nga një gjendje vetëdijeje në tjetrën. Jeni si një njeri mistik që kërkon për dije e mistere të fshehura.

 

 Sip: 4 – 23 Shtator

Kuptimi: ndërthurje e kuqe, qiell i kuq, dre, mashkull

Interpretimi: Të lindurit në Sip kanë dobësi për zjarrin dhe ajrin. Kafsha totem është dreri, sidomos ai mashkull, simbol i hijeshisë dhe lidhjes me pyllin. E kuqja është ngjyra juaj.

 

 Sotz: 24 Shtator – 13 tetor

Kuptimi: lakuriq nate, peshk, 2 myshqe, fillim dimri

Interpretation: Të lindurit e shenjës së Sotz kanë dy kafshë totem: lakuriqin e natës dhe peshkun, lëvizjen në ajër dhe në ujë, të cilët janë elementët tuaj. Nga totemët tuaj merrni ndjesinë, intuitën dhe aftësinë të shikoni përmes iluzionit, ndërgjegjen dhe thellësinë, gjëra që nuk janë të përhapura ndër shumë njerëz.

 

 Sec: 14 Tetor – 2 Nëndor

Kuptimi: Qiell dhe Tokë

Interpretimi: Ata të shenjës Sec janë veçanërisht të lidhur me tokën dhe qiellin (erën, ajrin). Jeni të interesuar për gjërat që vijnë nga lart. Ajri është element energjish mendore dhe toka element prakticiteti. Mes këtyre, keni aftësinë të ekzaminoni mirë situata dhe të gjeni zgjidhje efektive, dhuratë shumë e madhe kjo, që ju ndihmon të lëvizni me këmbë në tokë.

 

 Xul: 3 – 22 Nëndor

Meanings: qen, ditët e zogut, qeni zot

Interpretimi: Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të lidhur me qenin, si totem të tyrin. Qeni ishte kafshë e rëndësishme për majatë, që besonin se i shoqëronte të vdekurit e tyre në jetën e përtejme. Të lindurit nën Xul janë besnikë, të fortë, të dedikuar. Gjithashtu kanë lidhje të formta me botën tjetër dhe ndihmojnë ata që janë afër tyre të mos kenë frikë nga vdekja.

 

 Yaxk’in: 23 Nëndor – 12 Dhjetor

Kuptimi: diell i ri, zoti diell, re të kuqe, jeshile

Interpretimi: Të lindurit e Yaxk’in kanë lidhje me zotin majan diell Ah Kin. Ai siguron mbrojtje nga errësira, thatësira e sëmundjet, prandaj këta të lindur janë shërues, qoftë me fjalë ose me vepra. E vetmja e keqe e tyre është dyshimi, si Ah Kin. Mësoni të besoni në vendimet tuaja dhe të atyre që ju rrethojnë.

 

Mol: 13 Dhjetor – 1 Janar

Kuptimi: ujë, bashkim resh, jaguar

Interpretimi: Të lindurit e kësaj shenje janë të lidhur me elementin kardinal të ujit. Thuhet se ata “bëjnë shiun të bjerë”. Kushtojini vëmendje sesi ju bën të ndiheni koha, pasi fuqia juaj qëndron në ujë dhe shi. Totemi është jaguari, kafshë e fuqishme për majat, dhe përfaqëson misteret e shamanit e fuqinë e liderëve. Kjo mund t’ju çojë në rolin e një lideri shpirtëror në jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency