Një reagim lidhur me testimin e mësuesve ditën e shtunë, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai akuzoi qeverinë se riktheyen listat me emërime politike pasi sipas Berishës, jo të gjithë morën pjesë në testim. Njerëzit afër partisë, tha Berisha, nuk u testuan. Në një shkrim të postuar në faqen e tij në “Facebook”, Berisha e cilëson testimin e zhvilluar si ‘panair të korrupsionit’, ndërsa thotë se në perputhje me amendimet e ligji për profesionet e rregulluara të vitit 2010 në Shqiperi, profesioni i mësuesit është profesion i rregulluar dhe për rjedhojë, ligji parashikon licensimin e mësuesit për të ushtruar profesionin e tij nëpërmjet një provimi shteti. “Per t’i vënë kuroren panairit të korrupsionit në të cilin sipas njoftimin morën pjesë 8100 vetë por në fakt u paraqiten vetëm 5100 vetë, nga të cilët 3800 ishin nga lista e Partisë apo e kushërires, në tërësi jashtë kritereve ligjore, e vizitoi edhe vet kreu i meduzës se krimit dhe korrupsionit Edi Rama, i cili para se të largohej nuk harroi te lexoje para mediave formulen e korrupsionit”,- deklaron Berisha.