Vetëm qeveria përfiton nga rritja e taksës dhe ulja e çmimit botëror të naftës

0
192

–  Me rritjen e taksës së qarkullimit, qeveria përfiton nga ulja e çmimit në tregun ndërkombëtar, duke i lënë biznesit kosto të larta për karburantin për transport dhe si input prodhimi. Oligopoli i tri firmave të karburanteve ka kapur 90% të tregut

 mbledhje qeverieKa një lojë fjalësh në ligjëratën e qeverisë lidhur me rritjen e taksës së qarkullimit duke maskuar një masë fiskale që do të sjellë rritjen e kostos së biznesit dhe qytetarëve. Kryeministri Rama tha të enjten se “kemi rritur taksën për naftën, e cila nuk ndikon direkt te qytetarët” duke qëndruar në të njëjtën linjë me propagandën e deritanishme qeveritare se rritja e akcizës për karburantet nuk ka efekt në treg, sepse ka rënë çmimi në tregun ndërkombëtar. Në fakt, kjo masë ka efektashtu siç kishte këtë vit (kur çmimet u rritën që në 1 janar me 7 lekë për litër), por kjo masë u balancua në çmimin final nga rënia e çmimit në bursat ndërkombëtare me rreth 25-30% gjatë vitit 2014.

Qeveria duket se ka ndërmend të mos lërë as biznesin dhe as konsumatorin shqiptar të shijojë rënien e çmimit, ashtu siç ndodh në çdo vend të botës muajt e fundit nga SHBA deri në Maqedoni, ku biznesi po ul koston dhe konsumatori shpenzimet nga rënia e çmimit të karburanteve. Pyetja që shtrohet logjikshëmështë se si do ta justifikonte qeveria rritjen e taksës së qarkullimit, nëse do të ishte shtrenjtuar çmimi në tregun ndërkombëtar?!

Dikush duhet t’iu shpjegojë qeveritarëve (disa nuk e dinë dhe disa bëjnë sikur nuk e kuptojnë) se akciza, nga definicioni, është një taksë që vihet mbi mallrat që kanë kërkesë inelastike, që do të thotë për mallra, kërkesa për të cilat nuk ndryshon nga një ndryshim i lehtë dhe afatshkurtër i çmimit. Akciza është një taksë mbi konsumin dhe si e tillëi transmetohet drejtpërdrejt biznesit që e përdor për transport dhe konsumatorit dhe nuk paguhet nga grosistët e karburanteve.

Karburanti është një input i rëndësishëm në kostot e biznesit dhe rritja e taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera rëndon kostot dhe uleficencën dhe efektivitetine aktivitetit privat. Pot’i shtosh kësaj kostoje edhe strukturat e ngurta të tregut vendas të karburanteve, kupton që efekti në biznes ështëi konsiderueshëm.

Nëse qeveria ka vendosur që ta fusë në buxhetme rritjen 12 lekë/për litër efektin e uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar, të paktën të mendojë për impaktin direkt në koston e prodhimit dhe të krijojë kushtet për funksionimin e një tregu konkurrues ku të reflektohen luhatjete tregut ndërkombëtar.

Nga qershori në tetor të këtij viti u ul 30% çmimi i naftës në tregun botëror, por, në Shqipëri, ulja ishte vetëm me 1.6%. Arsyet gjenden te fakti që aktualisht tregu i karburantit është një strukturë oligopol, ndërsa gazi i lëngshëm (LPG) dominohet nga një kompani e vetme qëështë e integruar mes importit, shitjes me shumicë dhe pakicë të gazit.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe DP Doganave tregojnë se struktura e tregut po shkon drejt monopolizimit, si për naftën ashtu dhe benzinën. Të dhënat tregojnë se trikompanitë kryesore zotëronin rreth 85% të tregut të karburanteve në vitin 2013, ndërsa për vitin në vijim kjopjesë tregu ka tejkaluar 87%. Rritje tëmadhe ka kompania lider,e cila zotëron për vitin 2014 rreth 60% të tregut nga 45% që zotëronte një vit më parë. Edhe te benzina, struktura ështëoligopol,pasi tri kompani që veprojnë në Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës zotërojnë rreth 89% të tregut gjatë dy viteve të fundit.

Për të krijuar një ide për madhësinë e tregut duhet të kemi parasysh qëtregu i karburanteve xhiron 1.6 miliardë dollarë ose rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës, i publikuar në faqen zyrtare të tij, hedh dritë mbi këtë treg. “Struktura e tregut të karburanteve në Shqipëri është e formës oligopolistike, ku një numër i vogël ndërmarrjesh rezultojnë që importojnë dhe tregtojnë karburant në territorin shqiptar”.

Aktualisht, Autoriteti i Konkurrencës, në bazë të vendimit nr. 315, datë 13.05.2014, po zhvillon procedurat e hetimit të thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve.

Sipas vendimit, “ndërmarrjet Kastrati sh.a., Kastpetrol sh.a., Europetrol Durrës sh.a., Porto Romano Oil sh.a., Bolv Oil sh.a., Genklaudis sh.a, Everest Oil sh.a., Taçi Oil sh.a. dhe ARMO sh.a., mund të kenë zbatuar sjellje antikonkurruese, bazuar në nenin 4 të ligjit 9121, datë 28.07.2013 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar) nëpërmjet caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të çmimeve të shitjes ose nenit 9 të ligjit, nëpërmjet vendosjes në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të shitjes për karburantet për mjetet rrugore, naftë dhe benzinë”.

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka publikuar ende rezultatet e hetimit dhe vendimin përfundimtar për shoqëritë e karburanteve nëse kanë shkelur ligjin e konkurrencës nëpërmjet abuzimit me çmimet.Në rast se provohet shkelja, gjobat e konkurrencës janë shumë të rënda dhe arrijnë deri në 10% të xhiros ose dhjetëra milionë dollarë amerikanë.

 

Ç’ndodh me naftën

Rritja e prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund t’i mbajë çmimet e ulta edhe gjatë vitit të ardhshëm, por mund të detyrojë edhe OPEC të veprojë rreth mesit të 2015. Arabia Saudite, anëtari kryesor i OPEC, raportoi se parashikon që çmimet të stabilizohen në rreth 60 dollarë për fuçi. Ditën e premte, kontratat e naftës Bruto amerikane u mbyllën në rreth 65 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga viti 2009, dhe ky çmim është gati 40% më i ulët krahasuar me Qershorin e këtij viti. Ndërsa nafta Brent e Londrës u mbyll pranë 69 dollarëve për fuçi.

Analistët parashikojnë se shumë shpejt çmimet do të stabilizohen, por Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës do të jetë e detyruar të veprojë pë të ulur prodhimin, mbase në muajin Prill ose Maj të vitit të ardhshëm. Arabia Saudite shumë lehtë mund të përballet me çmime të ulta, por vendet e tjera nuk munden. Nëse OPEC nuk e ul prodhimin, nafta Bruto amerikane mund të bierë deri në 58 dollarë për fuçi dhe nafta Brent e Londrës pranë 60 dollarëve.  Analistët parashikojnë gjithashtu se prodhimi i naftës në SHBA do të jetë i lartë edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2015.

 (Marrë nga “Monitor”)