Gomez nuk heq dorë nga Bieberi

0
213

gomez-ende-ka-ndjenja-p-euml-r-bieber_hdSelena Gomez ende ka ndjenja për Justin Bieberin dhe këtë e ka pohuar gjatë një interviste për një radio norvegjeze. “Unë përfundimisht nuk heq dot dorë nga Justin”, – pranoi Selena, megjithatë ajo shtoi se është në tentativë për t’u mësuar të jetë edhe “single”. Ndonëse lidhja e tyre në dukje ishte perfekte, këngëtarja pranoi se ata kanë kaluar shumë sfida së bashku, pasi të qenit persona publik të dy bënte që të mos ndihej aspak privatësia. Për sa i përket këngës së saj më të fundit, “The heart wants what it wants”, Gomez u shpreh se të shkosh dhe të punosh në studio është një terapi shumë e mirë, pasi gjithçka që ndjen e shpalos atje. “Besoj se kushdo ka provuar të dashurojë fort, por fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga dashuria. Në fakt, ndarja është traumatike. Sado mundohesh t’i mposhtësh ndjenjat, nuk ke aq forcë. Prandaj unë desha të jepja një mesazh, që të gjithë të gjenin veten te kënga ime. Askush nuk mund ta fshehë për një kohë të gjatë atë që do”, – ka shtuar Gomez.

 

Beyonce shtatzënë?

 beyonce-600x450Pafundësisht qarkullojnë thashetheme për Beyoncen, por së fundmi thuhet se ajo mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja e famshme me veshjet e kohëve të fundit ka bërë që të aludohet se ajo është sërish shtatzënë. Raportohet se ajo po vishet më lirshëm se zakonisht, madje disa ditë më parë u sigurua të mbulojë mirë barkun. Lidhur me këtë burim, këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë, e ndërsa mundohet që mjaft mirë të mbrojë jetën e saj private.

 

Gisele Bundchen, një nënë seksi

 giseleGisele Bundchen vazhdon të ruajë linjat seksi të trupit nuk ngurron t’i tregojë ato si në publik ashtu edhe në fotografitë e reja. Bukuroshja 34-vjeçare së fundi ka vizituar plazhet e Kosta Rikës, ku ka festuar ditëlindjen e djalit të saj Benjamin, tash pesëvjeçar. Modelja është fotografuar duke u shëtitur nëpër plazh, ku ka treguar edhe linjat seksi të trupit të saj dhe një ekspozim më të tepruar të të pasmeve. Ndërkohë Gisele ka realizuar edhe setin e tretë fotografik për fushatën Stuart Weitzman, ku ka zëvendësuar modelen Kate Moss. Braziliania shfaqet topless dhe e veshur vetëm me pantallona të gjata tub dhe sandale të larta.

 

Victoria, ja pse nuk buzëqesh në foto

 victoriaVictoria Beckham i është kundërpërgjigjur të gjithë kritikëve në lidhje me buzëqeshjen e saj. Ajo më në fund ka thyer heshtjen, duke thënë se ashtu është ndier në atë situatë. Beckham është treguar mjaft e prerë, duke i kthyer një përgjigje edhe fansave të saj. Në një intervistë për “Harpers Baazar” ajo ka thënë: “Mendoj se nuk dukem ashtu në të vërtetë ose nuk jam ashtu. Thjesht ashtu reagoj kur jam në situata të tilla dhe është në rregull. Kështu jam unë”.

 

Pasanikja Tamara Ecclestone ndihet si një “llum” në shtëpi

tamara 2 Njëra nga trashëgimtaret më të pasura në botë, Tamara Ecclestone, ka habitur publikun duke thënë se kohët e fundit nuk kënaqet dhe shumë me luksin që zotëron. Tamara, 30 vjeçe, tha se gjatë ditës në shtëpi shpesh ndihet si një “llum”. “Më pëlqen të dukem sa ma bukur kur dal, por ndonjëherë dukem si një person i pastrehë. Ndoshta thjesht jam një ‘llum’ apo shumë joshëse, nuk ka një mes këtu”, – transmetojnë mediat. Arsyeja kryesore për relaksimin e saj është amësia, dhe se prioriteti i saj është vajza e saj e vogël Sofia. “Jam e fiksuar pas Sofisë, ndërsa ajo është një foshnje e mirë dhe gjithmonë e marrë me vete. Prej se jam bërë nënë, bëhem gati për 45 minuta dhe jam bërë një eksperte për gërsheta sepse Sofia e shkatërron çdo herë gërshetën”, – thotë Tamara, duke shtuar se shpesh detyrohet të heq grimin për të përqafuar vajzën e saj të vogël.

 

Hyrem sheh ëndrra ditën

 hyremMeryem Uzerli ka publikuar një fotografi nga përditshmëria e saj. Ajo shihet në gjumë në avion ndërsa ka shkruar se është një nga ata persona që shohin ëndrra ditën. Ndërkohë, e njohur si ‘Hyrem’, ajo do të rikthehet fuqishëm në ekranin turk në muajin prill në një seri televizive xhirimet e së cilës veç kanë filluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency