Mbi 100 persona, mes tyre 84 fëmijë janë vrarë gjatë një sulmi taleban në një shkollë ushtarake në qytetin veriperëndimor, Peshavar, bëjnë të ditur zyrtarët, informon BBC. Pesë ose 6 persona të veshur me uniforma të sigurisë kanë hyrë në shkollë. Mësohet se janë dëgjuar të shtëna me armë dhe shpërthime gjatë kohës që forcat e sigurisë rrethonin zonën. Forcat e ushtrisë thanë se shumica e 500 studentëve të shkollës janë evakuar, ndërsa nuk dihet qartë se sa është numri i personave që mbahen peng.