Ekonomia globale po e mbyll këtë vit në një gjendje të brishtë me tkurrjen e aktivitetit të fabrikës në Kinë, rritjen vazhdimisht të dobët të biznesit në eurozonë, dhe gjigantin e tregut në zhvillim Rusinë që është përfshirë në spiralen e krizës së monedhës.
‘Këto janë sërish kohë të pasigurta dhe ekziston rreziku i një tjetër rënie globale,’ tha Stephen Ëebster, krye-ekonomisti
Sondazhet e varfër e mediokër të biznesit në Azi dhe Evropë publikuar këtë javë kanë gjasa të ushtrojnë presion mbi Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën Popullore të Kinës për të aplikuar edhe më shumë stimuj.
Ata gjithashtu kërcënojnë perspetkivën e përgjithshme të 2015 që i akordon dy ekonomive arritje të mëdha globale.
Por janë ngjarjet në Rusi që tërheqin më shumë vëmendjen.
Banka qendrore e Rusisë ndërmori veprim drastik për të mbrojtur monedhën e saj rubla në një rritje të befasishme gjatë mesnatës në normat e interesit me 650 pikë bazë në 17 për qind.
Por, pavarësisht kësaj rubla ishte zhvlerësuar rreth 4 për qind kundrejt dollarit, dhe indeksi RTS ra më shumë se 11 për qind.
Ajo ka humbur rreth 50 për qind ndaj dollarit këtë vit.
Rënia e mprehtë në çmimet e naftës – treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent është pothuajse përgjysmuar në çmim që nga qershori – ndërsa eshte bekim për konsumatorët më të pasur të botës, po kthehet në mallkim për vendet që mbështeten në eksportet e burimeve. Ekonomia ruse ende varet në masë të madhe në shitjet e naftës dhe gazit, e cila është përgjegjëse për rreth dy të tretat e eksporteve dhe Indonezia u bë viktima e fundit aziatike kur monedha e saj iu nënshtrua niveleve të reja më të ulëta në 16-vjet.
Megjithatë edhe Rusia është goditur nga sanksionet perëndimore për shkak të marrëdhënieve të saj me Ukrainën.