Ndër projektet janë që frigoriferi ynë të jetë i lidhur me internetin dhe të urdhërojë automatikisht pazarin për atë që mungon, apo që roboti të dërgohet në zyrë, duke e komanduar nga shtëpia Quhen Google X dhe mesa duket ekzistojnë vërtet. Bëhet fjalë për laboratorët sekretë, ku kolosi I “Mountain Vieë” studion dhe punon mbi ato që mund të jenë teknologjitë e së ardhmes. Tashmë nuk ka dyshime, pasi ekzistencën e tyre e ka konfirmuar edhe “Neë York Times”, sipas të cilës në një zonë të panjohur, ndoshta në një gji, robotët “shëtisin” të lirë dhe të fshehur kundrejt syve të njerëzve. Madje thuhet se atje e ardhmja është e shkruar që tani. Duket se bëhet fjalë për një vend, ku gjithçka që sot duket fantastikoshkencore, ekziston dhe prêt vetëm të gjejë hapërsirë në realitetin e së ardhmes. Një vend, ku frigoriferi ynë është i lidhur me internetin dhe urdhëron automatikisht të bëjë pazar për atë që mungon. Apo ku pjata jonë mund të postojë në rrjetin shoqëror, atë që po hamë. Ose një robot që shkon në zyrë në vend të vartësit, I cili e telekomandon nga shtëpia. Kjo dhe shumë të tjera janë mëse të imagjinuara në Google X, vendi ku veç Mountain Vieë, kanë epiqendrën robotika dhe inteligjenca artificiale. Inxhinierë pranë “Google X” kanë treguar se projekti po dërgohet përpara në dy zyra, një për logjistikën në brendësi të kampusit të Mountain Vieë dhe një për robotikën, i shtrirë në një zone ‘top secret’. Disa nga këto ide janë ende në fazën embrionale, larg të bërit realitet, por sipas burimeve, të paktën një prej këtyre projekteve do të hidhet në treg brenda fundit të vitit. E nuk ka asgjë për t’u habitur, përderisa ishte pikërisht Google që vitin e kaluar kreu testimet e para mbi makinat pa shofer.
Ndërkohë, një zëdhënës i “Google”, Jill Hazelbaker ka dashur të komentojë lajmin e laboratorit, por ka shtuar se investimi në projekte spekulativë është një pjesë e rëndësishme e ADN‐së së Google: “Ndonëse mundësitë janë tepër entuziaste, duhet pasur parasysh se shumat në lojë janë fare të vogla në krahasim me investimet që bëjmë në biznesin tonë”. Kështu, ëndrrat tuaja, shumë shpejt mund të bëhen realitet, falë Google….Nga ana tjetër, duke filluar nga nesër do të hedhë në funksionim “Google Music”, ku do të ofrohet mundësi për “doënload”‐im si dhe për shpërndarjen e muzikës online, kundrejt pagesës.
Bunkeri që do të prodhojë energji
Një bunker i ndërtuar në Gjermani në kohën e nazizmit për të mbrojtur popullatën nga bombardimet e aleatëve, do të shndërrohet në një prej paneleve më të mëdha të energjisë botërore në botë. I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur në lagjen Vilhemsburg të Hamburgut, ka mure pesë metra të trashë dhe siguronte nga bombat 30 mijë banorë, në të njëjtën kohë që mund të qëllonte ndaj avionëve që i afroheshin, nëpërmjet armëve gjigante që ishin vendosur mbi të. Një projekt i bashkisë së qytetit do ta përshtasë atë për kushtet e shekullit XXI. E gjithë struktura do të vishet me panele diellore të sofistikuara për të përthithur sa më shumë energji, mjaftueshëm për të furnizuar me elektricitet 1 mijë shtëpi dhe ngrohje 3 mijë të tjera. Bunkeri nëntëkatësh, që tashmë do të ripagëzohet me emrin “Energiebunker”, do të jetë tërësisht funksional duke nisur nga viti 2013.
Alienet mund te shkaterrojne njerezimin per te mbrojtur nje qyteterim tjeter
Rritja e shkarkimit te gazrave sere mund te binde alienet se ne jemi nje rrezik qe po perhapet me shpejtesi paralajmeron nje raport per NASA‐n, njofton guardian.co.uk Shkencetaret pohojne se kjo nuk mund te jete nje arsye bindese per te ulur nivelin e gazerave sere, por reduktimi i emetimeve qe ne bejme mund vetem te shpetoje njerezimin nga nje sulm parandalues i alieneve. Duke pare prej se largu, qeniet jashtetokesore mund te verejne ndryshimet ne atmosferen e Tokes, si nje tregues te nje qyteterimi qe po rritet jashte kontrollit dhe per kete te nderrmarin masa drastike per te na ndaluar para se te behemi nje rrezik serioz, shpjegojne studiuesit. Ky skenar shume spekulativ eshte nje nder disa te pershkruar nga nje shkencetar i asociuar i Nasa‐s dhe koleget e tij te Pennsylvania State University, te cilet shprehen se, ndersa konsiderohet si I pamundur, ky mund te behet real ne nje te ardhme kur njerezimi te marre kontakt me jashtetokesoret
Rusia “zbarkon” në Mars
Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars. Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e Kuq, “mbërritën” me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës. Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen ne Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t’u kthyer në Tokë, tre prej astronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit. Gjashtë astronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e Planetit të Kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Wang Yue.
Robotët për sy nga Holanda
Thijs Meenink është shkencëtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven, i cili ka prezantuar robotin e ri për përdorim mjekësor, më konkretisht për operime të syve. Me robotin e ri të mençur, operacione e syrit tani do të jenë krejt më ndryshe. Siç pohojnë hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili në të e bazon doktoraturën e vet të ardhshme, ky robot do të ndryshojë oftalmologjinë dhe do të zvogëlojë gabimet e mjekëve në njerëz, nëse jo edhe t’i zhdukë tërësisht. Të paktë janë mjekët të cilët mund të operojnë gjatë sytë, posaçërisht me kalimin e viteve kur më nuk janë aq precizë si në rini. Roboti i ri është tmerrësisht i mençur dhe i shpejtë, posaçërisht në ndërrimin e veglave të përdorura, ndërsa përparësia më e madhe është që ofron eliminimin e tremorëve në duart e mjekëve, që do të thotë se as pas kafesë dopio, sytë e pacientëve nuk do të mund të bëhen si djathë zviceran. Që kjo të mos ndodhë përkujdeset edhe sistemi i posaçëm “master & slave”, i cili gjatë kontrollit përmes dy joystickëve, kujdeset që therjet e pandërprera me “gjilpëra” speciale të godasin gjithmonë në të njëjtën pikë. Roboti është tejet preciz kështu që secilin centimetër që kalon dora e kirurgut i përgjigjet një milimetri në syrin e pacientit. Edhe pse nuk është në shitje sistemi robotik “master” dhe “slave” tashmë është i përdorshëm, por Meenink mendon ta optimizojë akoma në një të ardhme të afërt.