Rrëfimi i Pandeli Majkos/ “Pse në 31 mars të ’91 votova Partinë e Punës. Serbët na quajnë aeroplan mbajtës të SHBA”

0
146

Pandeli MajkoMajko mendon ndryshe nga Rama: Nuk mund të kemi marrëdhënie të re me Beogradin, serbët e shqiptarët, dy anë të ndryshme të medaljes. Jam pro hapjes së dosjeve të ish-sigurimit

Ish-kryeministri i vendit, deputeti i partisë Socialiste Pandeli Majko rrëfeu dje jetën e tij politike që nga zhvillimet e portestave të dhjetorit ’90 e deri tek angazhimet  e sotme në forcën kryesore politike të vendit. Në një intervistë për “ E Diell” në TCH, si student pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit, Majko rrëfeu detaje nga ato momente duke theksuar rëndësinë e ngjarjes. “Ata që i kishin pak krahët e ngrohta, mund të shpreheshin ndryshe, se e kishin një lloj mbrojtje. Shkova tek mbledhja se kasha frikë se mos humbisja shkollën, nuk rrezikoja burgun. Gjendja ishtë një kllapi dhe nuk kishte ku të shkonte më keq. Ne donim të jepnim një sinjal, që ne jemi student dhe nuk kemi me partinë, kërkojmë vetëm që të ketë pluralizëm”, u shpreh ai. Në këtë kontekst, Majko foli edhe për letrën që i dërgoi në atë kohë kryeminsitritAdil Çarçanit, që nuk u përgjigj në kohë. “As zëri i popullit nuk e mori përsipër ta botonte dhe ndërkohë e vumë tek fakulteti inxhinierisë. Ishte bërë si një faltore atje, se njerzit vinin e lexonin herë pas here. Kryeministri na tha një moment që do vij, por erdhi një natë pa na thënë dhe vetëm shkoi te konvikti i vajzave”, pohoi ai. Duke marrë për bazë se në atë kohë ai ishte një student i inxhinierisë, nuk nguoi të bënte edhe batutat me këtë fakt, duke pohuar: “kur inxhinierët e vendosin që të dalin në protestë nuk janë si artistat, e marrin seriozisht, nuk bëjnë ciu-ciu”.

 

Babai dhe vota për PP-në

Një tjetër detaj i rrëfyer nga ish-kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe ai që kishte lidhje me votimet e para demokratike në vend, ato të 31 marsit të vitit 1991. Majko tregoi marrëdhënien e tij me babain, duke nënvizuar se natyrshëm në atë kohë do kishte votuar për PD-në, por për kërkesë të të atit votoi për Partinë e Punës, përkatësisht për Ermelinda Meksin. “Babai me kerkoi nje nder-me shume me habiti menyra se si po ma kerkonte se sa ajo qe po me kerkonte! Me tha- “Voto per partine time, jo per tenden, po ta kerkoj kete dhe une vendosa ta respektoj. Po te me kishte thene per Partine e Punes, as qe diskutohet qe nuk do e kisha degjuar, por tha “per partine time”. Dhe keshtu vota ime shkoi per Ermelinda Meksin, me vone do ishte kolegja ime dhe ajo pak a shume e di kete histori”, bëri të ditur deputeti i PS-së. Në këtë kontekst, Majko bëri të ditur nga ana tjetër se pse nuk zgjodhi bashkimin me PD-në dhe u afrua më pas me Partinë Socialiste, pasardhësen e Partisë së Punës. “Njerëzit po ato ishin, nuk ndryshojnë për 24 orë se u ndryshua stampa”. Duke folur për ndarjen ideologjike mes partive në vend, Majko theksoi se,: “mendoj se ata i ben te djathte sherri me ne, sherri midis origjinales dhe neve dhe kopjes qe jane ata”.  

 

Zgjedhja si kryeministër

Një ndër momentte kulminatte të kerrierës politike të Majkos, ka qenë edhe zgjedhja e tij si kryeministër i vendit, për të cilën theksoi se në atë kohë nuk është se ishte shumë i gëzuar, pavarsisht faktit që ishte një post shumë i lartë. “Situatat ishin shpesh problematike dhe pa ngushëllim. Shumë vinin në zyren time dhe mbaj mend që sekretarja futej cdo 5 minuta për të më thënë kush erdhën dhe një moment (dhe tani qesh kur e kujtoj) më thotë, erdhën ballistet! Në fakt vinin të më uronin, urimi i tyre ishte më shumë njerëzor!”. Ndërkaq për pjesën e luftës së Kosovës tha se ishte ndër prioritetet e tij dhe se ne ate kohe vetëm dy prioritete kryesore kishte ne axhendë, Kushtetutën dhe Kosovën.

 

Serbia

Duke analizuar në intevistë marrëdhëniet e shqiptarëve në Ballkan dhe duke konsideruar faktorin serb, Majko ndan një mendim të ndryshëm nga kryeministri Rama i cili shpesh ka folur këto kohë për krijimin e një marrëdhënie të re mes dy vendeve. Sipas tij vendet do kenë një sjellje protokollore sepse është në të mirë të rajonit që të shkojnë mirë, por nuk beson se mund të kemi standarte të politikës, pasi theksoi ai, asnjëri nga vendet sdo mund të prodhojë një maredhenie te re. “Ashtu sikurse serbet e dinë që me SHBA-ne nuk do i kenë kurrë mirë marrëdheniet. Ata serbët na quajnë aeroplan mbajtëse e amerikanëve. Në Ballkan shqiptarët dhe serbët do mbeten në dy anë të ndryshme të medaljes”, u shpreh ai. Po ashtu Majko përmendi edhe dronin e ngritur në stadiumin e Beogradit, ku tha se,: “Droni na habiti, na beri konfuz, se ishte nje stadium me emrin “Partizani” dhe ishte nje Ballist qe ngriti nje flamur shqiptar” .

 

Hapja e dosjeve

Liedhur me debatin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, Majko u shpreh pro, duke theksuar se publiku ka të drejtë të dije për kë po zgjedh. “Spiuni më i ri sot duhet të ishte 42 vjec, sipas llogarive, sepse rekrutimi ishte që 18 vjec”, u shpreh deputeti socialist.  Më tej Majko pohoi se sipas parimeve te demokracise, sherbimet qe u ofrohen taksapaguesve nuk mund tu jepen nga njerez qe nuk e dine se kush jane. Prandaj hapja e dosjeve, lustracioni, tha ai, do sherbeje qe te njihen funksionaret publik.  “Duhet te pranojme pjesen e dukshme dhe te padukshme te shoqerise sone. Nuk ka njeri qe do i thoshte qe duhet te ikesh, por publiku ka te drejte ta dije ke zgjedh dhe te jape vendimin”.

 

Politika dhe 2015

Lidhur me faktin e të qënit politikan, Majkon pranon se këtë të fundit shihe me shumë dyshim. Por sipas tij, politikani i mirë apo i keq mban përgjegjësinë e një populli. Politikani është një qënie komplekse. Sido që të jetë dhe rrjedha e historisë ka treguar që politikanët e këtij vendi nuk kanë qënë të rastësishëm. Mund të kemi  shumë rezerva se si e kanë menaxhuar vendin apo situatat, por nuk kanë qënë prodhim i rethanave. Politikanët nuk mund të jenë të rastësishëm, që të gjithë i shikojnë me dyshim ata, se po të ishin të rastësishëm do ishin thjesht njerëz që harxhonin lekë dhe tradhtonin gratë. Politikanet jane prodhim i rrethanave familjare”, tha ai. Ndërkaq i pyetur për planet e vitit 2015, deputeti i PS-së nënvizon se,: “Ka politikan që tregon planet. Unë do i shërbej këtij komuniteti të madh që janë socialistët por dhe të tjeret se populli jonë nuk ka vetëm votuesit socialist. Kur unë i shërbej një zyre, nga ajo zyre i shërbej të gjithe popullit. Po nuk ishim njerëz, vështirë se mund të jemi politikanë”.