Bilanci/ Basha: Në 3 vjet kemi hapur 25 mijë vende pune. Ja ç’kemi ndërtuar gjatë 2014-ës

0
189

basha tirana moderne e europiane basha“Një aspekt i rëndësishëm që sjell ardhja në ndihmë, në sektorin e të papunësuarve, në veçanti e atyre që dalin nga bankat e shkollës, të universiteteve, përmes praktikave, duke i ndenjur besnikë asaj që kemi thënë në fillim dhe që vërtetohet në Shqipëri dhe kudo tjetër, si një praktikë e suksesshme e të rinjve të kualifikuar, çon në një numër jo të vogël të punësuarish”

Një vit të suksesshëm, pavarësisht prej bllokimeve nga qeveria, e ka quajtur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, punën e Bashkisë gjatë 2014-ës. Basha fillimisht falënderoi këshilltarët që u ngritën mbi interesat partiake dhe e miratuan buxhetin. “Në krye të prioriteteve të administratës sime ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave të mëdha për punësim e punësim cilësor, me paga më të larta dhe siguri. Shpallja e këtij objektivi u prit jo pa skepticizëm tri vite më parë se çfarë mund të bënte Bashkia. Është e qartë se pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëjë diçka. Dhe ne, mund të them, kemi bërë më shumë se diçka. Ne krijuam klimë miqësore ndaj biznesit, ulëm taksat dhe barrën fiskale, me qëllim shtimin e punësimit dhe punësimin cilësor, me paga më të larta dhe siguri në punë”, – tha kryebashkiaku gjatë fjalës së tij.

 

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Pushteti vendor nuk ka në dorë të bëjë gjithçka për këtë problem, shumë të mprehtë, për zhvillimin ekonomik, për punësimin, por ne ia kemi dalë ta bëjmë realitet atë që thamë para tre vitesh, që pushteti vendor ka në dorë të bëjë diçka dhe mund të bëjë diçka, në qoftë se ka vullnet, në qoftë se ka vizion të cilin ne e kemi demonstruar bashkë me projekte konkrete që kanë sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Vizioni me të cilin kemi ndërmarrë masat dhe projektet që kanë sjellë këtë përmirësim të dukshëm, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe punësimit, të paktën gjatë dy viteve të kaluara në Tiranë, bazohet në dy shtylla kryesore: E para, në taksa të ulura dhe uljen e taksave, dhe jo taksat e larta dhe rritjen taksave. E dyta, në investimet publike si fronte pune në vetvete, të koordinuara tashmë edhe në kuadër të një plani urbanistik të Tiranës dhe në funksion të cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë. Por, po kështu edhe në funksion të përmirësimit të infrastrukturës që i shërben biznesit, duke ulur koston e të bërit biznes në Tiranë, duke ulur koston e transportit dhe çdo kosto tjetër që lidhet me produktin apo me shërbimin që ofron biznesi, duke bërë të mundur që biznesi këto kursime ti dedikojë për konsolidim, për zgjerim, për hapjen e vendeve të reja të punës. Reduktimi i 60 taksa-tarifave nga 80 që gjetëm në vitin 2011, është një hap që flet vetë. Po kështu reduktimi me 30% i taksave për një sërë biznesesh të vogla. Heqja e taksave vendore tërësisht për biznese që punësojnë mbi 50 persona kanë sjellë një klimë të përmirësuar në qytet, që u evidentua edhe nga statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave në nivel kombëtar që për vitin 2012 vërtetoi krijimin e mbi 12500 vendeve të reja të punës në qytetin tonë. A mund të marrim meritën si Bashki e Tiranës që ishim ne që i hapëm këto vende pune?! Mendojmë se këtu do të ndaheshim me përqasjen tonë: Punë shumë dhe fjalë pak, do të braktisnim modestinë dhe do të hidheshim në krahët e arrogancës, që e kemi me tepricë në krahun tjetër.

 

Punësimi

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që sjell ardhja në ndihmë, në sektorin e të papunësuarve, në veçanti e atyre që dalin nga bankat e shkollës, të universiteteve, përmes praktikave, duke i ndenjur besnikë asaj që kemi thënë në fillim dhe që vërtetohet në Shqipëri dhe kudo tjetër, si një praktikë e suksesshme e të rinjve të kualifikuar çon në një numër jo të vogël të punësuarish, si rezultat i lidhjeve, njohurive që përfitojnë nga këto praktika. Me qindra nxënës të shkollave profesionale të Tiranës, kanë pasur këtë mundësi. 3000 studentë, në këto tre vite kanë kryer stazhe me ndërmjetësin e Bashkisë së Tiranës, në biznese të ndryshme të kryeqytetit. Sipas statistikave të kontrolluara nga ne dhe nga këto biznese, nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, 40% e tyre, 1200 te rinj kanë siguruar një vend pune në vazhdim dhe pas kryerjes së stazheve.

 

Urbanistika

Gjatë periudhës kohore shtator 2011 – dhjetor 2014 janë hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit: Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë së Tiranës, miratuar me vendimin nr. 1, datë 15.2.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit; Plane të detajuara vendore (fazat e para) për 93 nënnjësi strukturore me një sipërfaqe prej 650.6 ha; Leje zhvillimore ndërtimi për rreth 98 struktura me një sipërfaqe totale ndërtimore prej 855 507 m2; Vlera totale e tarifës së aplikimit dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë për lejet zhvillimore të ndërtimit të miratuara në favor të subjekteve/zhvilluesve private është 1 644 985 551 lekë. Janë përgatitur 908 genplane për leje zhvillimi me një sipërfaqe totale prej rreth 200 ha; Procedura shpronësimi të miratuara me vendime të Këshillit të Ministrave për 9 projekte publike me një vlerë të parashikuar në buxhet prej 2 070 444 414 lekë; Procedura shpronësimi për 8 projekte publike të miratuara nga Këshilli Teknik/Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës, me një vlerë të parashikuar në buxhet prej 41 846 792 lekë.

 

Hipotekat

Pajisur me leje përdorimi 130 objekte ose rreth 10 000 njësi banimi dhe shërbimi, me një sipërfaqe totale ndërtimore prej rreth 977 552 m2.

Privatizimet e objekteve shtetërore të ndërtuara para `91-shit

Janë përfunduar procedurat e privatizimit dhe janë lidhur kontratat noteriale të shitblerjes duke u bëre kalimi i pronësisë për 287 banesa. Janë përpunuar dosjet e privatizimit për 195 banesa dhe pritet vendimi i Këshillit Bashkiak për përfundimin e tyre në lidhje me kontratat noteriale të shitblerjes. Duhet theksuar që para shtatorit të vitit 2011 që prek drejtpërdrejtë më shumë se 500 familje, nuk ka pasur as edhe një dosje të përpunuar, janë gjetur vetëm kërkesat e qytetarëve. Në zyrën juridike janë gjendur vetëm kërkesat e qytetareve. Fakti që prej 23 vitesh, ka qenë koha kur kryetar i Komitetit Ekzekutiv ka qenë Llambi Gegprifti Tirana mbeti pa një plan urbanistik, është një tregues i qartë se klientelizmi, korrupsioni, avantazhi i interesit special mbi interesat e qytetarëve të Tiranës ka qenë kauza kryesore e zhvillimit kaotik me pasoja shpeshherë të parikthyeshme për qytetarët, për ambientin, për cilësinë e ajrit, për sipërfaqet e gjelbra, për sipërfaqet e tjera, për infrastrukturën në tërësi, fushat dhe këndet e lojërave për fëmijë. Një situatë tashmë e frenuar, duke krijuar aty ku është e mundur hapësira të gjelbra, duke bërë të mundur që çdo zhvillim i hapësirës private t’i kthejë qytetit hapësirë publike dhe jo siç ka ndodhur deri sot, ku shohim ish-lulishte që janë ndërtuar cep më cep, pa lënë asnjë cm² për interesin publik. Makutëria, abuzivizmi, grykësia, abuzuviste në drejtimin e kaluar të Bashkisë janë shkaktari kryesor i kësaj gjeje. Plani urbanistik i Tiranës, transparenca e tij, parimet evropiane për çdo m2 që do të ndërtosh do të dorëzosh m2 për këtë qytet që ke vendor të ndërtosh. Mesa duke jo çdo kush është dakord, pasi në mënyrë abuzive dhe antiligjore, qeveria ka bllokuar prej afro katër muajsh me një vendim antikushtetues ekzekutimin e mëtejshëm të Planit Urbanistik të Tiranës. Unë gjej rastin në këtë foltore ti bëj thirrje të zhbllokojë menjëherë këtë instrument të rëndësishëm dhe transparent ose për ndryshe për cilat interesa është bllokuar ky plan?! Kujt i shërben bllokimi i një plani transparent, bllokimi i një plani që i shërben njësoj edhe zhvillimit ekonomik, edhe balancimit të interesit të publikut.

 

Stacioni multimodal

Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve, do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksive, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik. Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete. Terminali parashikohet të ketë 340 vend-parkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit, do t’u shërbehet 60.000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve në ditë. Ndërtimi i terminalit do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të ndotjes në qytet. Afro 2500 litra nafte nuk do të digjen brenda qytetit çdo ditë, 5 – 6 tonë CO2 në ditë nuk do të emetohet në mjedis. Qyteti do të ketë 3.1 km parkim të lirë, që sot zihet nga rreth 192 autobusë të linjave interurbane dhe ndërkombëtare, kini parasysh një gjatësi nga Bërryli, Ministria e Jashtme, deri tek “Vasil Shanto”, që zihet ditëpërditë nga këta autobusë. Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim, duke sjellë një çlirim të trafikut. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është përllogaritur në afro 41 milionë euro, norma e brendshme ekonomike e kthimit është 20.58%, ndërsa ajo financiare është 17.2%, çka konfirmojnë fizibilitetin ekonomik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik – privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori.

 

Trami

Linja1 Jug-Veri sheshi “Nënë Tereza” – Qytet – Terminali multimodal përmes korsisë së bulevardit të ri e të vjetër, me gjatësi 7.2 km dhe rreth 40 000 pasagjerë/ditë. Linja 2 Lindje-Perëndim (Kinostudio-Kombinat), me gjatësi 9.5 km dhe rreth 43 000 pasagjerë /ditë. Linja 3 Unaza e Brendshme e Tiranës me gjatësi 8 km dhe rreth 54,000 pasagjer/ditë. Aktualisht, me grantin e qeverisë franceze, me vlerë 720 000 euro ka përfunduar “Studimi i Fizibilitetit dhe projekti paraprak i tramit për linjën 2 Kinostudio- Kombinat, i cili përgjysmon kohën e udhëtimit që do çojë në vetëm në 24 minuta, kjo pasi linjat e tramit janë të dedikuara dhe të papenguara nga trafiku. Transporti me tram do të ulë koston e përgjithshme të transportit në qytet dhe do të ofrojë një shërbimi më të shpejtë dhe më cilësor, shumë më cilësor, i cili synon dhe jam i bindur do të orientojë shumë më shumë qytetarë drejt përdorimit të transportit publik dhe braktisjes së përdorimit vend e pa vend të automjeteve private. Linja që ka një gjatësi për afro 9 km përllogarit në fazën e parë të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspektivë të dyfishimit deri në 186 mijë pasagjerë në ditë. Kosto e kësaj mënyre transporti, sipas studimit parashikohet në 50 lekë/për person, ndërsa çmimi i mesatarizuar, duke përfshirë edhe shërbimet e aboneve mujore apo vjetore është 41 lekë/për person. Kosto e përgjithshme e projektit varion midis 120 dhe 155.5 milionë euro. Realizimi parashikohet me koncesion ose partneritet publik-privat, ku partneri publik, natyrisht është Bashkia e Tiranës” në përputhje me ligjin.

 

 Banesa me kosto të ulët

Para 2011-ës; janë 225 familje që janë miratuar nga Komisioni i Strehimit, por që nuk kanë kaluar në Këshillin Bashkiak. Këto kanë kaluar në 2012-ën. Nga 2011 e deri me tani, administrata ime ka dhënë kredi të buta për rreth 1.809 familje, nga të cilat kanë lidhur kontratën me banka të nivelit të dytë 569 familje, pjesa tjetër është bllokuar pa arsye nga Enti Kombëtar i Banesave. Në disa raste procedohet, në disa raste të tjera nuk procedohet pa arsye dhe duhet të jetë objekt hulumtimi dhe i transparencës institucionale dhe mediatike.

 

Bonus strehimi

103 janë familjet përfituese për periudhën 2007-2010 ose 26 familje në vit. Nga 2012 e deri më tani janë 75 familje përfituese ose 38 familje në vit. Kanë kaluar në komisionin e strehimit edhe 9 familje të tjera, të cilat janë përcjellë për të vijuar procesin e miratimit ne Këshillin Bashkiak.

 

Banesat sociale me qira

Nuk kishte përfunduar ndërtimi i bllokut të 3 të banesave për shkak të problemeve teknike që nuk u ishte dhënë zgjidhje. Vetëm në muajin shkurt 2014 të gjitha objektet pjesë e këtij projekti u përfunduan dhe iu dorëzuan Bashkisë së Tiranës. Nga 2012 e deri më tani është kompletuar kuadri rregullativ për vlerësimin e aplikimeve dhe shpërndarjen e banesave me një sërë aktesh të kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak. Kanë rifreskuar kërkesën e tyre për BSQ rreth 500 familje. Aktualisht, grupi paraseleksionues është në përfundim të procesit të vlerësimit të dosjeve.

 

Lumi i Tiranës

Deri dje i njohur si bombë ekologjike, po shndërrohet çdo ditë në një oaz të gjelbër e të kaltër për banorët e Bashkisë së Tiranës, por edhe të Komunës së Paskuqanit. Deri më sot, lumi i Tiranës ka qenë pritësi i shkarkimeve e hapura të mbeturinave dhe derdhjeve të ujërave të zeza. Urbanizimi i kësaj zone ka sjellë ngushtimin e shtratit të lumit në hapësirën minimale të mundshme me rezultat të prekshëm përmbytjet, veçanërisht në sezonin e shirave. Projekti i bashkisë parashikon zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e tij, përmes argjinaturave do të bëhet mbrojtja e zonave urbane nga rreziku i përmbytjeve, sikundër në të dy anët e lumit janë ndërtuar kolektorë për mbledhjen e ujërave të zeza, me qëllim që ato të mos derdhen më në lumë. Deri me sot, mund të raportoj me kënaqësi se gjithë gjatësisë së lumit prej 7 km janë hequr rreth 600.000 m³ mbeturina të depozituara në 30 viteve të fundit. Pjesë e financimit do të jenë edhe 1.5 km të tjera të gjatësisë se lumit, të shtrihet në zonë urbane duke e çuar në 8.5 km gjithë gjatësinë ku do të ndërhyhet nga bashkia e Tiranës për rehabilitimin e tij dhe ofrimin e një cilësie më të mirë jete qytetarëve që jetojnë në afërsi të këtij lumi, dhe qytetarëve të tjerë që do ta shfrytëzojnë në të ardhmen hapësirën e gjelbër që do të ofrojë. 1 milionë m² gjelbërim do të ketë ky park, pra në përfundim parku premton të rikuperojë barbarinë betonizuese të qytetit përjetoi në 20 vitet e fundit. Për fat të keq, dhe botërisht e njohur është kronologjia e bllokimeve nga qeveria si: bllokimi i VKB për shpronësimet në dhjetor 2013, megjithëse një pjesë do të likuidohej nga Bashkia e Tiranës, bllokimin e jashtëligjshëm nga INUK-u, por që këtu është shkruar IKUK-u, por që njerëzit i thërrasin dhe me një emër të tretë, duke shkelur kompetencat e qeverisë vendore dhe duke ushtruar presione të paligjshme kundër firmës së ndërtimit. Bllokimi ka vazhduar edhe në autoritetet e qeverisjes vendore, pranë niveleve përfaqësuese, dhe kulmojnë me veprën kriminale të Ministrit të Financave, për bllokimin e procedurave te financimit dhe kallëzimit penal pranë Prokurorisë, besoj dhe shpresoj që të marrë rrugën e duhur për të lejuar financimin e një vepre kaq madhore për qytetin e Tiranës, kaq të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve të Tiranës, për mirëqenien e tyre, saqë nuk justifikon dot as një verbëri, asnjë tundim, asnjë marrëzi bllokuese vetëm e vetëm për shkak të xhelozisë, si kjo që po ndodh sot në drejtimin e kryetarit të qeverisë dhe ish-kryetarit të bashkisë.

 

Investimet dhe shërbimet

Gjatë viteve 2001-2011 investimet kanë qenë në vlerën 12.372.042.611 lekë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rreth 260 objekteve ose 24 objekte në vit.

Gjatë viteve 2011 – 2014 investimet në total kapin vlerën prej 3,733,567,427 lekë për ndërtim dhe rikonstruksionin e 96 objekteve ose 32 objekte në vit.

Për 3 vitet e ardhshme investimet në total janë në vlerën 15.004.672.759 lekë për ndërtim dhe rikonstruksionin e 120 objekteve.

 

Programi shërbimeve publike dhe infrastruktura

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2001 – 2011 është 10.971.992.523 lekë, ne 182 objekte, nga te cilat:

  • Te reja 2
  • Rikonstruksion dhe rehabilitime 180

2011-2014 Investimet në shërbime publike kanë vlerën 1,499,602,278 lekë

Ka përfunduar ndërhyrja ose janë në proces 19 objekte me sipërfaqe rreth 140 ha

  • Ku ndërtohen dhe rikonstruktohen rreth 24.94 km rrugë
  • Ndërtimi i rreth 38 788 m2 trotuare
  • Ndërtimi i rrjeteve inxhinierike: rreth 18.1 km KUZ dhe rreth 29.4 km KUB, 10.7 km ujësjellës
  • Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku janë vendosur rreth 1300 ndriçues të rinj
  • Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 650 tabela
  • Ndërtimi rreth 40.000 m2 sipërfaqe të gjelbra
  • Mbjelljen e rreth 1900 pemëve të reja dhe rreth 1700 shkurre
  • Janë vendosur rreth 50 sheshe dhe lodra për fëmijë dhe krijuar disa sheshe sportive dhe lojërash
  • Janë vendosur rreth 500 stola druri dhe 220 kosha për hedhjen e mbeturinave.
  • Krijimin e rreth 535 vendeve për parking
  • Rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave Tufinë (shtimi i sipërfaqeve me 2.3 ha dhe aplikimi i varrezave murale)

Investimet në infrastrukture rrugore: nga ku janë financuar 77 objekte, me vlerë 2,233,965,149 lekë

Kanë përfunduar ose janë në proces:

  • Ndërtimi i rrugëve të reja me gjatësi rreth 11.872 km.

  • Rikonstruksioni dhe rehabilitimi 30 rrugëve me gjatësi rreth 12.104 km.

  • Ndërtimi i rreth 59.995 m2 trotuare.

  • Ndërtimi i rrjeteve inxhinierike: rreth 13.837 km ujësjellës, 41.315 km KUZ dhe KUB.

  • Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku janë vendosur 964 ndriçues të rinj

  • Mbjelljen e rreth 3,833 pemëve.

  • Sinjalistikë vertikale rreth 2079 tabela.

  • Sistemim asfaltimet në 11 njësitë bashkiake të rreth 86.060 m2,

  • Zhvendosja e linjave elektrike dhe të telefonisë në rrugët e rikonstruktuara.

  • Ndërtimi i 1 ure.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency