Shqipëria gjendet e 77-ta në listën e 108 vendeve të anketuara nga Organizata Ndërkombëtarë për Punonjësit (ILO) për përfaqësimin e femrave në drejtim, me rreth 22.5% të grave në postet menaxheriale. Gjithashtu, bëhen të ditura shifrat e vendeve si Serbia, e renditur në vendin e 60-të, me 29.1%, Kroacia e 66-ta, me 27,6%, e ndjekur nga Mali i Zi, me 27.3%. Greqia mban vendin e 71 në renditjen botërore, me 25.8%, e ndjekur nga Italia fqinje, me 25,1%.
Raporti
Ndërkohë që gratë nuk arrijnë të kenë përfaqësinë e duhur në postet menaxheriale, numri i tyre në poste të mesme është rritur shumë këto 20 vitet e fundit. Këtë përfundim e ka nxjerrë studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtarë për Punonjësit (ILO). Duke iu referuar Grave në Biznes dhe Menaxhim, në 80 nga 180 shtete ku është zhvilluar studimi, të dhënat tregojnë se përqindja e grave në postet menaxheriale është rritur gjatë këtyre viteve të fundit. “ Kërkimi ynë tregon se rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës ka qenë ndër motorët kryesorë të rritjes së konkurrueshmërisë globale”, – tha Deborah France-Massin, kreu i këtij raporti pranë ILO-s. “Rritja e numrit të studimeve që tregon lidhjen pozitive mes pjesëmarrjes së grave në poste të larta në punë, i bën ekipet dhe strukturat e biznesit të performojnë mirë. Por, ende na pret një rrugë e gjatë përpara se të arrijmë barazi të vërtetë gjinore në vendin e punës, sidomos kur flasim për pozicionet e larta menaxheriale”, – deklaron më tej Massin.
Më tepër gra në kompani
Prania më e madhe e burrave në kompani është qartësisht më e madhe, por numër ky që po bie, duke qenë se gratë po arrijnë 20% e më tepër e pozicioneve të ndryshme brenda në kompani, në të gjithë këto shtete. Anketa botërore e zhvilluar tregoi se Norvegjia ka rritjen më të lartë me rreth 13.3% me gra të punësuara në poste të mira, e ndjekur pastaj nga Turqia me rreth 11.1%. Është kritike, tregon France-Massin se si raporti i një “muri qelqi” ekziston ende, duke arritur të frustrojë një grua tek disa lloj postesh si komunikimi, burimet njerëzore dhe më pak tek krerët administrativë. Sot një grua menaxhon rreth 30% të të gjitha bizneseve, por pjesa më e madhe e tyre gjendet në bizneset e vogla dhe të mesme. Rritja e numrit të grave në postet e menaxhimit nuk është vetëm kritike për barazinë gjinore, por edhe për zhvillimin e shtetit, nënvizon ky raport. Raporti tregon statistika në aferën e menaxhimit të grave në shumë shtete, tek të gjitha hallkat e zhvillimit. Ai gjithashtu përmban të dhëna në diferencat gjinore dhe në edukimin e tyre. Gjithashtu, identifikohen momentet kryesore që kanë çuar në avancimin e grave në postet e larta menaxheriale dhe listën e iniciativave të ndryshme në të gjithë botën. Autorët nënvizojnë se gratë dhe vajzat përbëjnë me tepër se sa gjysmën e studentëve në universitete. Ata shtojnë në fund se Organizatat e Punësimit mund të luajnë një rol madhor në rritjen e sensibilizimit për rastet ku një grua duhet të jetë në postet menaxheriale.
Shifrat e raportit
Xhamajka kryeson në listë me numrin më të madh prej 59.3% të grave menaxhere, ndërsa Jemeni më i ulëti, me 2.1%. SHBA është i 15-ti në numër në listën e 108 shteteve me 42.7% të grave në rolet menaxheriale, Britania e 41-ta me 34.2% dhe Rusia e 25-ta me 39.1%. Në Afrikë, Gana 39%. Në Azi kryeson Filipinet me 47,6%, e renditur e 4-tra në listë. Vendin e dytë në listë e mban Kolumbia, me 53.1%.
Gjeografia dhe kërkimi për punë
Zhvendosja kërkon konsideratë të veçantë për shkak se ju do të garoni me aplikantë pune që tashmë jetojnë në afërsi të kompanisë. Ju duhet të përpiqeni edhe të merrni një adresë lokale dhe madje edhe një celular me një numër telefoni lokal për të siguruar avantazhin e gjetjes së punës në një tjetër vend. Nëse ju jetoni në një rajon apo shtet me papunësi të lartë, në këtë rast do kishit vërtet nevojë për ndihmën e një shkruesi professional CV-sh. Ai do ju nxiste ta drejtoni CV tuaj tek industritë më të shëndetshme në rajonin tuaj. Nëse po aplikoni për një pozicion jashtë shtetit duhet të dini se ka dallime të mëdha në CV nga vendi në vend. Për shembull, shumë vende presin që CV të përmbajë një foto ose informacion personal (të tilla si data e lindjes), të cilat janë të panevojshme apo edhe të ndaluara në SHBA. Për më tepër, mund t’ju duhet të përfshini sqarime mbi kuptimin e diplomave nga institucionet amerikane kundrejt institucioneve të huaja. Kompanitë ndërkombëtare mund të kenë ekipe të shpërndara në disa vende. Nëse po aplikoni për të punuar në një kompani ndërkombëtare në çdo nivel, do të ishte në ndihmën tuaj në qoftë se do dinit një gjuhë të huaj, keni udhëtuar në vende të huaja, keni punuar me individë nga vende të ndryshme, apo keni punuar për një kompani tjetër ndërkombëtare. Përvojat dhe aftësitë tuaja mund të mos jenë të thella apo të gjera, por cdo eksperiencë apo aftësi ndërkombëtare i jep CV-së suaj më shumë ‘forcë’.