Një 63-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës së të mërkurës në rrethin e Lushnjës, pasi është mbytur në një rezervuar. Sipas burimeve zyrtare, viktima Fatmir Gorreja është gjetur nga familjarët i mbytur në një ujëmbledhës në fshatin Karbunarë të Lushnjës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar blutë e Lushnjës, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe kanë marrë në pyetje familjarët. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.