Dy artistë shqiptarë marrin pjesë në festivalin e Kitarës që nisi mbrëmë në Zagreb, në Qendrën e Studentëve. Vende të rajonit janë pjesëmarrëse në festival, ku emrat e dy artistëve shqiptarë janë: Petrit Çekun dhe Xhevdet Sahatxhija. Në mesin e kitaristëve që do të jenë pjesë e këtij festivali do të ketë kitaristë edhe nga Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe nga shtete të tjera. Festivali do të përfshijë performanca të ndryshme në kitarë duke u nisë nga performancat e studentëve deri te profesionistët, duke përfshirë interpretim klasik e deri te jazzi. Po ashtu do të ketë edhe workshop që kanë të bëjnë me kitarën, me pedagogë ndërkombëtarë. Organizatorët e këtij festivali kanë vlerësuar që në mesin e kitaristëve kanë edhe Petrit Çekun, kitaristin më të mirë prej të rinjve. Çeku do të prezantohet me koncert me datën 17 të këtij muaji.