Papa: Ofendimi dhe provokimi i fesë duhet të ketë një kufi

0
281

papa fletNjë javë nga sulmi terrorist në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” që pasoi një varg ngjarjesh dramatike në Francë, Papa Françesku deklaron se kur vjen puna “për të ofenduar besimet, duhet të ketë një kufi që s’mund të kalohet”.

Duke e cilësuar të drejtën e shprehjes si një e drejtë themelore, Papa shpjegoi me një shembull të thjeshtë se përse duhet të ketë një kufi për këtë të drejtë kur flitet për fenë.

“Nëse dikush më shan e ofendon nga nëna, duhet të përgatitet për të marrë një grusht”, deklaroi ai me shaka, sipas agjencisë “Associated Press”.

“Është më se normale që të mos përdhosësh dhe provokosh besimin e të tjerëve. Nuk mund të bësh shaka me fenë e të tjerëve”, shtoi më tej kreu i Kishës Katolike.

Megjithatë, shtoi ai, ofendimet dhe provokimet e tilla nuk justifikojnë asesi vrasjen në emër të Zotit.

“Një person s’mund të ofendojë, bëjë luftë apo të vrasë në emër të fesë së vet. S’mund të vrasë në emër të Zotit. Të vrasësh në emër të Zotit është një lajthitje”, – tha ai.

Deklaratat e Papës u bë nga avioni papnor përgjatë udhëtimit nga Sri Lanka drejt Filipineve, ku është ndalesa e radhës në turin e vizitave të tij në Azi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency