Ushqimet speciale për të ulur kolesterolin

0
170

3_ Pengendalian kolesterol

“Ushqimi i mençur”

Në këtë kategori hyjnë sterolet dhe stanolet bimore të cilat mund t’i gjeni në bimë. Ato janë komponentë që kanë strukturë të ngjashme kimike si kolesterina dhe parandalojnë absorbimin e kolesterinës. Mund të gjenden në vajrat bimore të parafinuar, frutat arrore, drithëra, fara, por edhe jogurt. Do të ishte mirë t’i konsumoni të paktën një gramë në ditë për rezultate të dukshme. Po ashtu duhet të jenë për çdo ditë të pranishme në ushqim për të dhënë rezultate.

 

Fibrat

Fibrat na fakt janë karbohidrate, por për dallim nga karbohidratet e pashëndetshme si sheqeri dhe niseshteja, fibrat bimore deri në fund të sistemit tretës udhëtojnë të paprekura. Ekzistojnë fibra të tretshme dhe të patretshme. Në kategorinë e atyre të tretshme hyjnë, për shembull, fasulja dhe qulli, ndërsa në kategorinë e të patretshme, krundja e grurit. Fibrat janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse ndihmojnë në largimin e materieve të tepërta nga trupi ynë. Shumë hulumtime kanë vërtetuar që fibrat reduktojnë kolesterinën në gjak, ndërsa mund të kenë edhe veprim preventiv. Fasulet, bimë bishtajore dhe krundet e tërshërës janë disa nga ushqimet e pasura me fibra, të cilat gjithsesi duhet të gjenden në menynë tuaj.

 

Frutat arrore

Shumica e frutave arrore, duke përfshirë edhe bademin, arrat dhe kikirikun janë të mirë për uljen e kolesterinës. Megjithatë, shmangni versionet e kriposura të këtyre frutave arrore, veçanërisht nëse jeni të prirë për tension të lartë të gjakut. Konsiderohet që dobitë e frutave arrore fshihen në përbërjen e tyre. Kështu, ato përmbajnë sterolet dhe acidet mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjaku nga dëmtimet. Ato po ashtu janë të pasura me fibra dhe vitaminë E. Përpiquni që gjithmonë t’i keni pranë vetes frutat arrore sepse do të jenë aleatë të fuqishëm në luftën kundër kolesterinës. Përves kësaj, në çdo variant janë ushqime më të mira dhe më të shëndetshme se sa çipsi dhe shkopinjtë e njelmët, prandaj më mirë zgjidhni frutat arrore.

 

Soja

Hulumtimet tregojnë që soja dhe produktet e saj në mënyrë të dukshme reduktojnë kolesterinën në gjak. Sekreti është tek proteinat bimore që janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe organizmit i sjellin shumë dobi, duke përfshirë edhe reduktimin e kolesterinës. Gjithsesi për rezultate konkrete dhe të dukshme është e nevojshme që soja të konsumohet rregullisht. Meqenëse soja ka shije specifike, përfshijeni gradualisht në ushqim – çdo ditë pak më shumë. Konsumoni qumësht dhe jogurt të sojës dhe produktet tjera nga soja si tofu ose tempeh. Ekspertët thonë që rezultatet pozitive do t’i vëreni vetëm pas dy javësh të konsumimit të sojës.

 

Vajrat e shëndetshme

Vaji i ullirit ose i rrepës hyjnë në kategorinë e vajrave të shëndetshme. Kryesisht ato përmbajnë yndyra mono-të-pangopura, çka do të thotë as që e rrisin e as e reduktojnë nivelin e kolesterinës në gjak. Megjithatë, ato ndihmojnë forcimin e mureve të artereve, dhe kjo do të thotë që ka shumë pak mundësi që do t’i dëmtojë kolesterina. Hulumtimet tregojnë që zëvendësimi i yndyrave të ngopura si yndyra e derrit dhe gjalpi me vajra të shëndetshme rezulton me reduktimin e kolesterinës.

 

Tërshëra

Tërshëra përmban komponime të beta glukanit të cilat kanë efekt mbrojtës në organizmin tonë. Kur beta glukani formohet brenda sistemit tretës lidh në vete kolesterinën dhe në këtë mënyrë parandalon absorbimin e tij. Kolesterina atëherë lirohet jashtë organizmit si mbetje. Mbrojtje ideale do t’ju ofrojë konsumimi i rregullt i tërshërës, dhe atë më së miri në formë kafjalli nga qulli i tërshërës, të paktën çdo të dytin mëngjes.