Partia e majtë radikale SYRIZA e udhehequr nga Alekxis Tsipras fiton bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Edhe pse rezultatet e rreth 10 milione grekeve që votuan për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit, ende nuk janë zyrtarizuar, SYRIZA dhe Demokracia e Re e kryeministrit aktual Antonis Samaras, e kanë konfirmuar fitoren e thellë të partisë të Tsipras. Procesi i votimit perfundoi ne oren 19:00 dhe deri me tani rezultatet ne kohe reale shpallin fitoren e thelle te partise Syriza me rreth 35.63 te votave, kur jane numeruar mbi 30 % te votave. Ndërkaq, kanë nisur festimet në zyrën kryesore të Syrizas, në qendër të Athinës.
Kryeministri italian Matteo Renzi ishte përfaqësuesi i parë nga qeveritë e hyaja që ka telefonuar kreun e SYRIZA, Aleksis Tsipras për ta uruar, menjëherë pas publikimit të exit polleve të para të zgjedhjeve të sotme në Greqi. Lajmin e ka bërë publik një deputet i SYRIZA-s për televizionin Mega. SYRIZA, marrëveshjet e nënshkruara me trojkën “kanë vdekur”
Vetëm pak minuta pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve, kreu i programit ekonomik të Syrizas, Janis Milios ka bërë të ditur se në ditën e triumfit në zgjedhje (e cila mbetet për t’u verifikuar) marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e mëparshme me trojkën ndërkombëtare për daljen e Greqisë nga kriza, automatikisht pushon së ekzistuari. Nesër pritet një takim i Bashkimi Evropian për të diskutuar rezultatin e votimit grek dhe pasojat e mundshme që mund të sjellë në eurozonë. Socialistët francezë janë shprehur se: Sot riforcohet në Evropë fronti kundër politikave shtrënguese. “Një lajm i mirë për popullin grek”. Në një deklaratë, socialistët francezë uruan për fitoren e forcës politike të majtë në Greqi. “Fronti anti-shtrëngues sot është riforcuar në Europë. Nga vitit 2012 Francois Hollande dhe liderët Social demokratë janë duke punuar për të riorientuar Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë. “Do të gjejnë tek Alexis Tsipras një aleat të ri”. Ndwrsa sipas të dhënave nga gazeta greke Kathimerini, 45.3 % e të papunëve në Greqi kanë votuar për SYRIZA, 18. 4 % për Demokracinë e Re dhe 8.8 % e të papunëve kanë votuar për Golden Daën. Nw mbrëmje Presidenti i Bankës Gjermane, Weidmann u shpreh se : Reformat janë në interesin e Greqisë Presideni i Bundesbank Jens Weidmann në një prononcim për televizionin gjerman Ard pas rezultateve të para të votimit në Greqi, tha se reformat janë në interesin e Greqisë dhe se tashmë Athina duhet të respektojë angazhimet.
“Është në interesin e qeverisë greke të bëjë reformat e nevojshme për të zgjidhur problemet e saj. Greqia duhet t’i përmbahet kushteve të programit të ndihmës”, shtoi Weidmann.
Rreth orës 20 të mbrëmjes turma e njerëzve para selisë së SYRIZA, në pritje të daljes së Tsipras. Në sheshin Koumoundourou në Athinë jashtë selisë qendrore të Syriza numri i përkrahësve të saj është është rritur dhe është në pritje të daljes së liderit të forcës politike që pritet të marrë drejtimin e Greqisë, Tsipras.
Ndërkohë bëhet e ditur se një bashkëpunëtor i Syriza me urdhër të Tsipras i ka telefonuar krerët e policisë dhe ushtrisë për t’i siguruar se nuk do të bëjnë ndryshime drastike në polici dhe ushtri. Kur dolën rezultatet Papandreu ka folur pwr mediat se: Vendimi i popullit të pranohet brenda e jashtë Greqisë Kreu i Lëvizjes së Socialistëve Demokratë Jorgos papandreu në një konferencë për mediat pak para zyrtarizimit të rezultateve të zgjedhejve, tha se vendimi i popullit duhet të respektohet brenda dhe jashtë Greqisë.
“Në pak orë ju do të dini saktësisht vendimin e qytetarëve, një vendim që duhet të respektohet nga populli grek dhe ata jashtë vendit. Nuk ka ende një parti të pavarur në kushtet aktuale. Gjithësesi asnjë parti, edhe ajo që merr shumicën e votave, nuk mund ta trajtojë situatën aktuale vetëm. Projekti ka nevojë për një plan me ndryshime progresive në mënyrë që Greqia të mos rendë drejt aventurave të reja. Marrëveshja për reduktimin e borxhit dhe planin grek për ndryshim duhet të ketë firmën e popullit grek me një referendum”, u shpreh Papandreu.
Procesi
Qëndrat e votimit për zgjedhjet legjislative në Greqi që u hapën në orën 07.00 me orënlokale, janë mbyllur në orën 19:00 po me orën lokale greke. Ndërkaq, rezultatet paraprake të këtyre zgjedhjeve pritet të dalin në orën 21:30 me orën tonë lokale. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve pritet të kenë një impact thelbësor për zhvillimet politike dhe ekonomike në të gjithë Bashkimin Europian. Ndërkohë, i vetmi lider politik që ka qenë aktiv pothuajse gjatë gjithë ditës, ka qenë Aleksis Tsipras, i cili është dhe kreu i forcës politike SYRIZA. Tsipras ka vazhduar optimizmin e tij që e karakterizonte para zgjedhjeve, duke deklaruar gjatë gjithë ditës së sotme se rezultati përfundimtar do të jetë në favor të tij. Ndërsa, lideri i Demokracisë së re, Antonis Samaras, edhe gjate ditës se djeshme ka përsëritur fjalët e tij gjatë fushatës, duke thënë se ka besim të plotë tek grekët se ata nuk do ta çojnë vendin në rrezikun e daljes nga rruga europiane.
13 sondazhe i dhanë fitore në zgjedhje SYRIZA-s
Në 12 sondazhe të orëve të fundit, pak para nisjes së procesit të votimit, ishte parashikuar se zgjedhjet në Greqi do t’i fitojë SYRIZA, studim statistikor i bërë nga Universiteti i MAqedonisë, të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”. Gazeta bën një mesatare të 13 sondazheve dhe nxjerr se SYRIZA do të marrë 29.5 përqind të votave, “Demokracia e re”, 25.7 “TO Potami”, gjashtë përqind “Agimi i artë”, 5.2 përqind, KKE 4.8 përqind dhe PASOK-u katër perqind. Ndërkohë 10.9 përqind e grekëve janë ende të pavendosur.
Megjithatë gazeta ka thënë se ishte shumë e vështirë të parashikosh nëse SYRIZA do të mund të qeverisë e vetme vendin ballkanik.
Cili është Tsipras?
Nga aktivist në kryeministër
Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i politikës realiste. Ai është karizmatik, i drejtpërdrejtë dhe miqësor në takime. Po çfarë dëshiron të arrijë ai?
Krijimi i mazhorancës dhe ruajtja e saj – kjo moto është lajtmotiv i politikës së Alexis Tsipras. Për këtë dëshmon biografia e tij. Pikërisht në vitin historik 1989, zëdhënësi i nxënësve, Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE. Ajo përkrah pozicione të ashpra komuniste dhe ende sot ka në stemën e saj draprin dhe çekiçin. Meritat e para Tsipras i merr si bashkë-organizator i bllokimit të shkollave, të cilat në televizion ai i mbron me elokuencë. Pak vite më vonë, ai është pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006. Ish-kreu i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos e ka hapur partinë e akuzuar si rreth debatues edhe për lëvizjen e gjelbër e lëvizje të tjera jashtëparlamentare. Alvanos ka nevojë për një fytyrë të re, të pakonsumuar. Vendimi bie mbi Tsiprasin, 32 vjeçar, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë dhe arrin një sensacion të vogël. 10,5% e athinasve votojnë për partinë e Majtë, tre herë më shumë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2004.
Rruga drejt një partie popullore
Emri i Alexis Tsipras skalitet tanimë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, Alvanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë –kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ish-ministri i drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjithë mbështetjen për babain e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ky del kundër linjës së re të partisë. Arsye e zënkave brenda partiake –çështje personeli, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”. Lidhur me konfliktin me Tsipras ai nuk flet. Ndërkohë ky i fundit punon për krijimin e një partie të re të majtë, përmes bashkimit të grupimeve të ndryshme dhe rrymave që në zhargonin partiak quhen “komponentët e Syrizas”. Këtu bëjnë pjesë trockistët, maoistët, euro-komunistët, ökosocialistët, intelektualët e majtë, dhe grupime të tjera që duan të japin tonin e vet në drejtimin e partisë.
Në paradhomën e pushtetit
Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Po kur duhet të krijojë mazhoranca të reja, situata ndryshon. Tsipras nuk le dyshime se pas zgjedhjeve parlamentare është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me partinë populiste djathtiste, “Grekët e pavarur”, po qe se nuk gjendet partner koalicioni. Partitë i bashkon retorika e ashpër kundër kursit të kursimeve, si edhe një qëndrim veçanërisht kritik ndaj Gjermanisë. Por shprehjet për aleanca të preferuara politike nuk duhen marrë edhe aq seriozisht. Këtë u desh ta kuptojë para pak javësh edhe ish-konkurrenti i tij politik Fotis Kouvelis, sot drejtues i një partie opozitare socialdemokrate. Para dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së kandidatit për president, Nikos Dimas, pati spekulime se disa deputetë të partisë së Kouvelis do t’ia jepnin votën Dimas, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Menjëherë Tsipras i ofroi socialdemokratëve të Kouvelisit perspektivën e partneritetit – me kërcënimin mes rreshtave të mos votonin për Dimas, dhe të mos ua prisnin rrugën ambicieve për pushtet të partisë së Majtë. Sapo dështoi zgjedhja e presidentit, humbi edhe aleanca me Kouvelisin nga axhenda politike. Nëse Tsipras do të ruajë retorikën e ashpër edhe në skenën europiane të politikës apo nëse ai do të ndryshojë – kjo është një pyetje ende pa përgjigje. Vëzhguesve nuk u ka shpëtuar se politikani i majtë javët e fundit po përdor tone më të buta, dhe siguron se nuk do të ketë hapa të veçuar. Me sa duket politikanët e Syrizas nuk kanë gjë kundër një buxheti të balancuar.
(marrë nga DW)