Kush përjashtohet nga taksa e qarkullimit

0
320

anije peshkimiSipas vendimit nr. 29 të Këshillit të Ministrave, anijet e peshkimit përjashtohen nga pagesa e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit në momentin e blerjes së karburantit. “Shoqëri furnizuese të karburantit (gazoilit) për anijet e peshkimit janë vetëm shoqëritë aksionare, të licencuara në bazë të nenit 4, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të cilat disponojnë magazinë doganore ose magazinë fiskale. 2. Furnizohen me gazoil dhe benzinë, pa paguar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, të gjitha anijet e peshkimit, persona juridikë dhe fizikë, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 20, të vendimit nr. 612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat””, të ndryshuar, dhe që janë të pajisura me statusin e përdoruesit të përjashtuar dhe të pritësit të regjistruar nga autoritetet doganore, për përfitimin e përjashtimit nga pagesa e akcizës së produkteve energjetike. Procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe ministrit përgjegjës për peshkimin”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Llogaritja

Në përllogaritjet e konsumit faktik të karburantit për anije dhe forma të ndryshme peshkimi janë marrë në konsideratë: Gjysmë ore ndezje e motorit në bankinë para nisjes për të arritur parametrat teknikë të punës, si dhe praktikë nisje. Në Durrës e Vlorë, dy orë ecje e lirë deri në zonën e peshkimit dhe dy orë kthim në port. Në Shëngjin dhe Sarandë, një orë ecje e lirë deri në zonën e peshkimit dhe një orë kthim në port. 4. 20% e kohës në peshkim, llogaritet në lëshim veglash peshkimi dhe virim. 10% ecje e lirë, motori në minimum, grisje e karikim trate, kolaudim pajisje peshkimi etj. Rreth 60% e kohës pune efektive, tralim. Janë marrë në konsideratë edhe rastet e kthimit në port pa peshkim, për kohë të keqe, defekte teknike, etj. Të gjitha përllogaritjet kanë si qëllim të përcaktojnë vetëm konsumin orar të karburantit, e për rrjedhojë sasia e karburantit që harxhohet del nga koha e punës faktike në det të anijes, shumëzuar me konsumin e aprovuar në orë të paraqitur më sipër.

 

Anijet e peshkimit që përjashtohen:

 Peshkimi fundor

A – anije peshkimi 150 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 150 = 24.7 kg/orë = 29.3 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 29.3 x 0.7 = 20.5 lit/orë

B – Anije peshkimi 300 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 300 = 49 kg/orë = 58.2 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 58.2 x 0.7 = 40.8 lit/orë

C- Anije peshkimi 400 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 400 = 66 kg/orë = 78.4 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 78.4 x 0.7 = 54.9 lit/orë

D- Anije peshkimi 600 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 600 = 99 kg/orë = 117.6 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 117.6 x 0.7 = 82.3 lit/orë

E- Anije peshkimi 1000 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 1000 = 165 kg/orë = 196 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 196 x 0.7 = 137.2 lit/orë

 

Peshkimi me rrethim

A- Anije peshkimi 80 deri 600 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 300 = 49 kg/orë = 58.2 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 58.2 x 0.50 = 29.1 lit/orë

 

Peshkimi selektiv

A- Anije peshkimi 80 hp

– Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 80 = 14.4 kg/orë = 17 lit/orë

– Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 17 x 0.7 = 12 lit/orë

 

 Rriten fondet për fermerët, sipas hartës së rajonalizimit

Për vitin 2015, fondet nga buxheti i shtetit janë rritur në krahasim me një vit më parë, qoftë për mbështetje në skemat e investimit si në fabrika magazinimi, përpunimi apo frigoriferike, apo edhe mbështetje me anë të kulturave bujqësore dhe bagëtive. Por nga ana tjetër, për herë të parë këtë vit, fermerët do të përfitojnë para sipas skemës së rajonalizmit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe jo sipas produkteve që ata dëshirojnë të kultivojnë. Për vitin që lamë pas, mbi 8 mijë fermerë në shkallë kombëtare kanë përfituar nga skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë, por edhe nga fondet e Bashkimit Evropian.