Si do të jenë financat personale për vitin 2015

0
216

personal finance2015-ta konsiderohet si viti i progresit dhe i zhvillimit financiar sipas Susan Miller, një parashikuese e famshme tashmë në të gjithë botën, e cila për ironi të fatit ka studiuar për biznes. Ndër të tjera, ajo parashikon rritje të mundësive për karrierë. Katër muajt e parë të vitit do të jenë një periudhë sfiduese në rritjet profesionale vetjake, duke shtuar edhe më tepër përgjegjësitë dhe sfidat. Gjatë majit, stresi do të jetë i madh, sidomos n.q.s do të përballemi me ndryshime. Qershori dhe e gjithë stina e verës do të jetë një periudhë që do të nisë me shumë punë dhe do të vijojë me qetësi në aspektin e karrierës. Shtatori do të sjellë zhvillime, tetori do të ketë ristrukturime, nëntori vetëmeditimin ndërsa dhjetori përfundimin e një viti të ngjeshur.

 

Dashi

Organizimi i financave tuaja është një ndër gjërat primare për këtë vit. Disa nga ju po përpiqen t’iu largohen vlerave materiale që kanë qenë të prirë, ndërsa të tjerë janë duke pritur për situata “të jashtëzakonshme” që t’i sjellin të ardhura të mira. Këshilla më e mirë për të rritur “fuqitë tuaja” të fitimit është të ushqeni në mënyrë progresive talentin apo pikën tuaj më të fortë ditë pas dite. Financat e përbashkëta do të preken për shkak të ndarjeve, ndryshimeve në prioritetet tuaja dhe në vetë transformimin tuaj. Mënyra se si ju i përballoni dhe menaxhoni burimet tuaja financiare janë në pikëpyetje këtë vit. Është koha e duhur për t’u shkëputur nga obsesionet tuaja dhe të jetoni një jetë të balancuar. Kjo përfshin marrëdhënien tuaj me paratë (sidomos borxhet) dhe zakonet tuaja. Shumë nga ju mund të kenë zhgënjime për të arritur atë që dëshironi. Do të ishte një ide shumë e mirë që të pozicionoheni aty ku nuk vareni nga burimet financiare të dikujt tjetër. Ju keni fonde dhe burime financiare modeste, që mund të jenë burim i mirë investimi. Duhet të hiqni dorë nga marrja e borxheve dhe të silleni më të përgjegjshëm. Këtë vit do të mësoni se si të jeni më të kujdesshëm në këtë sferë. Ju tashmë i keni mundësitë për të bërë plane të mira financiare, thjesht ju duhet pak kohë për ta kuptuar dhe pastaj, për ta zbatuar. Kanalizoni shqetësimet tuaja dhe punoni për të arritur fitore.

 

Demi

Të gjithë personat e shenjës së Demit këshillohet që të investojnë më tepër kohë në aftësitë që kanë, se sa të kërkojnë për gjëra të reja. Ju do të përfitoni shumë mundësi, si dhurata, udhëtime të shkurtra, në rrethin tuaj shoqëror e atë të punës. Do të ketë rritje në karrierë dhe në pasuri. Mundësitë për të blerë, për të shitur apo për të rinovuar pasuritë tuaja të patundshme, për fitime financiare mund të bëhen aktuale këtë vit. Marrëdhëniet me prindërit apo të afërm të tjerë do të jenë të shkëlqyera dhe kjo do të rrisë mundësitë e përfitimin financiar prej tyre. Do të ndiheni më të sigurt këtë vit për hapat që do të hidhni. Për disa nga ju, ky vit do të ndreqë problemet e vjetra financiare. Ju keni vendosmëri, e cila do t’ju çojë në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës dhe pikave tuaja të forta. Gjithmonë duhet të bëni më të mirën që mundeni. Një ndjenjë sigurie do të përfshijë aspektin tuaj financiar, por duhet ta ballafaqoni gjithnjë atë me jetën profesionale.

 

Binjakët

Viti 2015 do të sjellë për ju shumë të ardhura, por edhe shpenzime. Të gjithë binjakët këshillohet të mbajnë rregull dhe kontroll të shpenzimeve të tyre. Ju do të jeni entuziastë rreth gjithçkaje që do të bëni dhe mund të ketë një tendencë për të arritur fitime të mëdha, për të cilat do të jeni pozitivë. Puna dhe profesioni do të ketë kërkesa të larta nga ju, ndaj shpeshherë do të keni konflikte mes tyre dhe qëllimeve personale. Për disa nga ju mund të ndodhë që nuk do të arrini të përmbushni të gjitha detyrat e kërkuara, duke rritur stresin në punë. Megjithatë, ajo çfarë ju duhet të bëni është të “vijëzoni” linjat kryesore të punës dhe të ndani “më të rëndësishmet” nga pjesa tjetër. Rrini të qetë dhe punoni pa nxitim. Këshillohet shmangia nga marrëveshje të reja apo investime këtë vit.

 

Gaforrja

Gaforrja është shumë pranë të ndjerit pozitive dhe e entuziazmuar rreth mundësisë për të bërë para këtë vit. Por, ju duhet të kujdeseni për aftësitë tuaja, që të mundësoni rritje afatgjatë. Suksesi vjen me një çmim, ndaj këtë vit ju duhet ta paguani atë me rritje të orarit në punë dhe zvogëlim të kohës për t’u dëfryer. Çështje që kanë lidhje me jetën familjare (burrë/grua, fëmijë) mundet që të kërkojnë burime më të mëdha financiare këtë vit. Në fund të vitit, ju do të arrini të vlerësoni kënaqësinë më të madhe, atë të arritjes së një “rekordi” në jetën tuaj profesionale. Këtë vit do të keni shansin që të takoni më tepër njerëz dhe rrethi juaj profesional do të rritet.

 

Luani

Për Luanët parashikohen vonesa, ngadalësime në fushën e pasurisë dhe karrierës. Mbase sfera juaj profesionale mund të marrë një drejtim të ri këtë vit dhe ju mund të zbuloni një aftësi të re tuajën. Përpos ngadalësimit, ju duhet të keni vendosmërinë për të arritur objektivat e kërkuara dhe detyrat e përditshme. Ju pret një punë e lodhshme dhe ndoshta, edhe marrëdhënie të tendosura me kolegët tuaj. Ju duhet të arkivoni kontributet tuaja të punës, që të mund të zhvilloni egon e brendshme për të ecur më tej. Duhet të shmangni përballjet me shefat tuaj dhe duhet të përmirësoni sjelljen: “Çfarë mund të mësoj nga ky person/kjo situatë?”

 

Virgjëresha

Kontrolloni “duart tuaja” dhe mendohuni përpara se sa të shpenzoni sepse të mbani veten të mbrojtur nga çdo tundim, që shpeshherë çon drejt borxheve, duhet të jetë shqetësimi juaj primar. Ju nënvlerësoni aftësitë tuaja dhe kërkoni mundësi të reja për të fituar para, por mos e lejoni t’ju ndodhë sërish këtë vit. Të tregoni kujdes nuk ju bën frikacak, pakujdesia nuk është guxim. Ju mund të fitoni shumë mirë dhe të investoni burimet tuaja, për sa kohë jeni i/e kujdesshëm/shme. Një mendje stabël dhe një sjellje korrekte do t’ju ndihmojë në prosperitet në çdo vend. Vlerësoni burimet, jini realist në pritshmëri dhe mbani moralin lart.

 

Peshorja

Ndjenja e sigurisë do t’ju përfshijë këtë vit në sferën financiare. Të gjeni kohë për gjithçka do të jetë prioriteti juaj. Gjatë këtij viti, reputacioni juaj profesional do të jetë vendosur dhe i qëndrueshëm, madje edhe gabimet tuaja të vogla do të zbehen. Shmangni qasjen e “karotës dhe shkopit” dhe mundohuni të gjeni qëndrueshmëri në punë dhe me ato që ju rrethojnë. Është koha ideale për rritje në kërkesa dhe planet e së ardhmes. Mundësitë do të jenë të shumta, për të gjetur, për të kapur dhe për të zbatuar “oferta” të mira gjatë vitit.

Do të jetë një vit në të cilin do të mund të arrini edhe rritje në karrierë, biznes apo njohje profesionale. Gjithashtu është një vit i shkëlqyer për të favorizuar hobitë tuaja dhe t’i ktheni ato në biznese përfituese. Ata që do të marrin vendime të rëndësishme këtë vit, duhet të shikojnë për momentin më të favorshëm dhe një zgjedhje që do të jetë në kuadër të vendimeve afatgjata, në përputhje me pritshmëritë.

 

Akrepi

Ky do të jetë viti në të cilin do të arrini të “zgjeroni” aspektin financiar dhe profesional. Por, për të arritur këtë, ju nuk duhet të shihni më nga gabimet e së shkuarës, pasi ajo ju heq vëmendjen e të vepruarit në të tashmen. Keni nevojë për komunikim më të madh me kolegët, gjë e cila më parë ju ka “frikësuar”. Mendja juaj tenton të jetë e paduruar dhe shpesh, e shpërqendruar, por përpiquni të gjeni fokusin e duhur në punë.

 

Shigjetari

Shigjetarët do të kenë rritje të pasurisë aktuale dhe ky është vit i shkëlqyer për planifikime financiare dhe strategji të mëtejshme. Priten mundësi të reja. Përfitimet financiare do të arrihen jo vetëm, por nëpërmjet një partneriteti. Ju do të shikoni fitime në fushat financiare si: posedimet, trashëgimi apo kredi. Të gjithë angazhimet e këtij viti do t’ju duken konfuze, të pamenaxhueshme por në fund, do të arrini të mblidhni frytet e punës suaj.

 

Bricjapi

Në qoftë se ju po planifikoni të filloni diçka të re, është koha e duhur! Projektet e ardhshme do të krijojnë një sërë mundësish për financa të shkëlqyera për të ardhmen. Puna juaj do të transformohet dhe mbase me kushte jo të mira. Kini kujdes nga njerëzit të cilët duken tepër kritikë ndaj veprimeve tuaja. Bëni hapa të vegjël tani për të arritur te një e ardhme e sigurt. Suksesi është e vetmja gjë që po pret për ju këtë vit. Shkoni dhe kapeni atë!

 

Ujori

Ju do të mundni të keni një kontroll më të madh të financave tuaja këtë vit. Ju zotëroni kreativitet dhe entuziazëm, elemente të nevojshme për të bërë hapat e duhur në karrierën tuaj. Benefite të ndryshme mund t’i arrini edhe nëpërmjet kolegëve tuaj. Çdo gjë mund të vijë lehtësisht te ju dhe në mënyrë eficente, sigurisht ju duhet të veproni me zgjuarsi për të sjellë këto përfitime te vetja. Shanset tuaja janë edhe tek ëndrrat që dikur i mendonit të pamundura që do t’ju gjenerojnë mundësi të reja. Do të mund të rivendosni njohje të dikurshme por që do t’ju rezultojnë tepër favorizuese. Udhëtimet mund të jenë një mundësi e re për ju për zhvillimin e karrierës suaj. Punoni në vazhdimësi dhe menaxhoni përgjegjësitë e reja. Ujorët të cilët janë në role kreative si inxhinierë, arkitektë, shkrimtarë, reklamues kanë mundësi më të forta për zhvillim këtë vit.

 

Peshqit

Këtë vit ju do të viheni ballë për ballë me qasjet tuaja: “a do mundem?” dhe “besimi i verbër i idealeve tuaja”. Mundet që ju do të shpenzoni shumë këtë vit, duke analizuar qëllimet tuaja dhe ambiciet. Ju mund ta gjeni veten të mbërthyer në vendnumëro dhe do të keni një vizion të paqartë për të ardhmen. Nëse është kështu, ju sugjerojmë që t’i përgjigjeni pyetjes: “Drejt çfarë të ardhmeje jam duke punuar unë dhe pse?” Dhe pas kësaj, jepini vetes më tepër mundësi për përmirësim. Mos harroni të përmbani veten nga vendimet finale që nuk do të rezultojnë pozitive dhe që do të vënë në rrezik gjithë linjën e punës që keni arritur deri më tani. monitor.al