Vaksina kundër kokainës?

0
171

Vaksina kundër kokainës3Në luftën kundër varësisë më së shpeshti përdoren zëvendësuesit – si metadoni – për t’u ndihmuar narkomanëve të ndërpresin varësinë. Mirëpo tek varësia nga kokaina nuk ka një zëvendësues të tillë. Por një grup i hulumtuesve amerikanë tani ka zhvilluar një mjet edhe më të mirë se zëvendësimi: vaksina me të cilën praktikisht i hiqet veprimi “dehës” i kokainës, madje edhe nëse merret përsëri, përcjell Deutsche Welle. Për momentin janë duke u kryer testimet në Huston, Philadelphia, New York dhe Cincinnati dhe në qendra në mënyrë vullnetare vijnë të varurit që marrin kokainë tashmë gjashtë apo shtatë vjet. Arsyeja edhe tek këta narkomanë është e ngjashme si edhe tek të gjithë të tjerët, shpjegon psikiatri Thomas Kosten nga Kolegji i mjekësisë Baylor në Houston: “Shumica e pacientëve nuk mund të durojnë më presionin e familjeve apo punëdhënësve të tyre të cilët në mënyrë të vazhdueshme ua përsërisin se si kokaina ua shkatërron jetën. Shumë nga ata më në fund edhe vetë e shohin se duhet të “pastrohen”, por deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë.” Vaksina tek pacientët krijon antitrupa kundër kokainës, ndërsa pikërisht kjo ndikon që kokaina të arrijë në gjak, por nuk mund të depërtojë në sistemin nervor të trurit. Gjatë viteve të fundit hulumtuesit kanë vaksinuar rreth 400 persona dhe tek tre nga katër pacientë ky mjet ka efekt. Megjithatë problemi është që vaksina mund të largojë veprimin e kokainës, por nuk mund të largojë nevojën e të varurit për të qenë “high”. Për këtë arsye javët e para pas vaksinimit, kur i varuri nuk mund të arrijë intoksikimin, janë veçanërisht të vështira. Me kohë edhe varësia fillon të zvogëlohet. Vaksina vepron vetëm disa muaj – pas kësaj duhet të merret përsëri. Mjekët amerikanë kanë ardhur deri te konkludimi se si kombinimi më i mirë për të varurit nga kokaina është të marrin vaksinën por edhe të pranojnë të shkojnë në psikoterapi, por edhe mësimi, për të përballuar deri në fund nevojën e tyre për të qenë “high”. Nëse e gjitha ka sukses, këta të varur në parim së paku pesë vjet nuk e ndiejnë më nevojën për drogë, bën të ditur Deutsche Welle. Kjo vaksinë ende nuk e ka marrë lejen për përdorim të përgjithshëm, ndërsa hulumtuesit amerikan me siguri i pret hulumtimi edhe më i gjerë për t’ua provuar sigurinë departamenteve përkatëse.

 

Bunkeri që do të prodhojë energji

Një bunker i ndërtuar në Gjermani në kohën e nazizmit për të mbrojtur popullatën nga bombardimet e aleatëve, do të shndërrohet në një prej paneleve më të mëdha të energjisë botërore në botë. I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur në lagjen Vilhemsburg të Hamburgut, ka mure pesë metra të trashë dhe siguronte nga bombat 30 mijë banorë, në të njëjtën kohë që mund të qëllonte ndaj avionëve që i afroheshin, nëpërmjet armëve gjigante që ishin vendosur mbi të. Një projekt i bashkisë së qytetit do ta përshtasë atë për kushtet e shekullit XXI. E gjithë struktura do të vishet me panele diellore të sofistikuara për të përthithur sa më shumë energji, mjaftueshëm për të furnizuar me elektricitet 1 mijë shtëpi dhe ngrohje 3 mijë të tjera. Bunkeri nëntëkatësh, që tashmë do të ripagëzohet me emrin “Energiebunker”.

 

Alienët i zhdukën marsianët

Pse shumë fotografi të sipërfaqes së Marsit na paraqiten të kenë struktura të cilat duket se janë të shkatërruara dhe të mbuluara me pluhur? Libri më i ri i Dr. John Brandeburg, i cili flet për dy civilizime antike marsiane të cilat janë asgjësuar nga përdorimi i ndonjë arme nukleare të alienove kundër tyre. Por, ku është më e keqja këtu – kush do të jenë të tjerët në radhë për t’u zhdukur nga jashtëtokësoret. Libri i Brendenburg i cili quhet “Death on Mars: The Discovery of a Planetary Nuclear Massacre” (Vdekjet në mars: Zbulimi i masakrës nukleare planetare) do të botohet në shkurt të vitit 2015. Pjesë të saj të rishikuar nga zbulimet e tij janë botuar edhe në revistën e Kozmologjisë dhe fizikës astro-materie. Dr. Brandenburg më parë kishte dhënë teorinë se ngjyra e kuqe e Marsit ka të bëj me substancat e tj radioaktive të cilat dalin nga sipërfaqja e tij dhe ato janë rezultat i një eksplodimi termonuklearë që ka ardhur nga shkaktarët natyror. Ai tani thotë se “koncentrimi i lartë” i Xenon – 129 në atmosferën marsiane dhe uraniumi me toriumin mbi sipërfaqe janë mbetje të dy eksplodimeve jo natyrore nukleare, që ka mundës të jenë shkaktuar nga pushtues alien. Kush ishin këta pushtues alienë dhe pse e shkatërruan atë? Brandeburg beson se Marsi më parë ka pasur një klimë sikurse të tokës dhe ka qenë i banuar nga dy civilizime – i pari ka qenë në rajonin e quajtur Cydonia Mensa dhe tjetri në Galaxias Chaos. Pse në këto dy rajone? Analizat e imazheve të reja që vinë nga robotot Odyssey, MRO dhe Mars Express që gjenden në orbitën e Marsit tani tregojnë prova të fuqishme të objektëve të shkatërruara arkeologjike në këto dy harta. Imazhet e asaj çfarë paraqiten kanë të bëjnë me strukturën e këtyre zonave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency