Hetimet/ Hetimet për 21 Janarin, merret në pyetje ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë

0
216

Alma Çuka

Për herë të parë ish-numri një i Policisë dhe zëvendësi i tij paraqiten në Prokurori. Pranon të flasë vetëm Burgaj. Kuliçaj refuzon, kërkon një seancë tjetër

hysni burgaj 3 - CopyAshtu sikundër ishte paralajmëruar rreth një javë më parë, organi i Prokurorisë merr në pyetje ish-shefin e policëve të shkarkuar tashmë nga detyra, Hysni Burgaj, lidhur me moszbatimin e urdhrve për të arrestuar gardistët pas ngjarjeve të 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Burime të Prokurorisë pohuan se gjatë paradites së djeshme janë paraqitur në zyrat e prokurorit Ndini Tavani dy ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agon Kuliçaj. Të njëjtat burime pohuan se ndonëse u paraqitën të dy, vetëm njëri prej tyre, pikërisht Hysni Burgaj pranoi të fliste lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes për të gjitha detyrat që i ishin ngarkuar dhe për faktin se përse nuk u zbatua detyra dhe të arrestoheshin pas ngjarjes personat përgjegjës të vrasjes së demonstruesve para kryeministrisë. Dy zyrtarët bëhet me dije se u morën në pyetje me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Burgaj

Bëhet me dije se Hysni Burgaj nuk i ka lëvizur aspak qëndrimit të tij të mëparshëm, kur është marrë në pyetje për të njëjtën situatë. Burime të Prokurorisë thanë se Burgaj ka shfajësuar veten, duke ia lënë përgjegjësinë, autoriteteve të Prokurorisë në atë kohë. Sipas tij, kërkesa e nisur nga organi i akuzës kishte shumë gabime ortografike dhe si e tillë ajo nuk mund të vihej në zbatim. Urdhrat e akuzës, sipas Burgajt, kanë qenë plot gabime, drejtshkrimore dhe ortografike. Sipas Prokurorisë, të dy të dyshuarit janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegime, por vetëm Hysni Burgaj ka pranuar të flasë. Ky, sipas Burgajt, ka qenë edhe shkaku që urdhrat nuk u ekzekutuan. Por nga ana tjetër ish-zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj, nuk ka pranuar të flasë, duke kërkuar që të paraqitet një ditë tjetër, në prani të avokatit mbrojtës. Dy zyrtarët e lartë të Policisë janë nën hetim nga Prokuroria, pasi nuk zbatuan urdhrat e arrestit për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës, 3 ditë pas demonstratës së 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona. Pak ditë më parë akuza iu drejtua Policisë së Shtetit me një shkresë përmes së cilës kërkonte me shumë të dhëna lidhur me dosjen e dy personave në fjalë. Burime të Prokurorisë thanë se i janë drejtuar jo pak, por tri herë policisë për të marrë të dhëna shtesë, por në të gjitha rastet i është dërguar e njëjta dosje.

Shkodër/ Qëllon me automatik drejt një banese, arrestohet 24-vjeçari

Një person ka qëlluar me breshëri automatiku drejt një banese në Velipojë të Shkodrës. Pak para mesnatës së lënë pas u bë arrestimi i 24-vjeçarit F. A., me banim në Velipojë, i akuzuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”. Ditën e djeshme, në fshatin Baks i Ri, Velipojë, i sipërpërmenduri për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri automatik, e cila nuk është gjetur, në drejtim të banesës së Donald Markut ku në vendin e ngjarjes janë bllokuar në cilësinë e provës materiale 22 gëzhoja automatiku model 56. Gjithashtu u bë ndalimi i 19-vjeçarit D. M., banues në Velipojë të Shkodrës, i akuzuar për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit.

Sarandë/ Gjendet i varur një person, hetohet për shkaqet

Një person është gjetur i varur në një zonë të pabanuar të Sarandës. Gjatë ditës së diel në lagjen nr. 1, në një zonë të pabanuar të qytetit u gjet i varur A. S., 61 vjeç, banues në Sarandë. Mësohet se viktima i shpallur në kërkim për largim nga banesa, më 30 janar, pas denoncimit të familjarëve për humbjen e gjurmëve të tij. Nga kryerja e veprimeve nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa uniformat blu po hetojnë për të zbardhur shkaqet e vetëvarjes.

Kavajë/ Akuzohet për tentativë vrasjeje, pranga një 37-vjeçari

Një person i akuzuar për tentativë vrasjeje është vënë në prangat e policisë së Peqinit. Dionis Haxhiu, 37 vjeç, me banim në lagjen “Xhami” të Peqinit, u arrestua ditën e djeshme si i dyshuar për një plagosje të ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Haxhiu, në qendër të qytetit Peqin, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur disa herë me thikë 43 vjeçarin A. I., me banim po në Peqin. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku vijon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Haxhiu akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency