“http://www.standard.al/wp-content/uploads/2015/02/gripi2.jpg”>Një individ i prekur nga virusi i gripit mund të infektojë të tjerët një ditë para shfaqjes se simptomave
Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit evropian. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se
aktualisht vendi ynë gjendet në periudhën e epidemisë së gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1pdm09 dhe AH3N2, të cilët janë të përfshirë në vaksinën e gripit.
“Gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të shfaqjes së tij konsultohuni me mjekun e familjes dhe mjekun pediatër. Mjeku i familjes dhe pediatri duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e gripit. Të gjitha të dhënat e mëposhtme vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i gripit dhe sidomos format e rënda të tij të cilat shkaktojnë insuficience akute respiratore të rënde dhe komplikacione te tjera”, – thuhet në një njoftim për shtyp të ISHP-së. Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. Virusi i gripit transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara. Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë. Një individ i prekur nga virusi i gripit mund të infektojë të tjerët një ditë para shfaqjes se simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit mund të transmetoje virusin një personi tjetër përpara se ai ta kuptoj që është i sëmurë.
Shenjat e gripit
Shenjat më të zakonshme të gripit janë: Temperaturë e lartë e menjëhershme, kollë që mund të jetë e thatë, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, anoreksi, lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, si dhe dhimbje muskulare.
Çfarë mund të bëjmë për t’u mbrojtur nga virusi i gripit
Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë:
Vaksinimi me vaksinën kundër gripit,
Masa parandaluese për përhapjen e virusit të gripit, si dhe
Përdorimi i medikamenteve antiviral. Të dhënat tregojnë që medikamentet kundër gripit, oseltamivir dhe zanamivir (inhibitore te neuraminidazes) vijojnë të kenë të njëjtin efikasitet sikurse vitin e kaluar.
Por ato mund të përdorën vetëm me rekomandimin e mjekut kur ai e vlerëson të nevojshëm.
Vaksinimi
Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mospërhapjen e gripit. Vaksinimi çdo vit është i rëndësishëm, pasi viruset e gripit janë të paparashikueshme dhe në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe imuniteti i krijuar nga vaksina bie me kalimin e kohës. OBSH nëpërmjet Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mjeti më efikas për tu mbrojtur nga gripi. Vaksina e gripit mund të reduktojë: Sëmundjet Akute Respiratore të Rënda, komplikacionet në të sëmurët kronik, vizitat tek mjeku, mungesat në punë dhe në shkollë si dhe parandalon shtrimet në spital. Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: Individë qe kanë alergji nga veza, individë që shfaqin temperaturë akute, individë që kanë pasur reaksione të mëparshme vaksinale si dhe fëmijët nën 6 muajsh.
Konsultohuni me mjekun për përdorimin e medikamenteve.
-Medikamentet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
-Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.
-Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Urbanët/ Transporti publik, protestë 3 orë të premtenNëse Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk do të miratojë tarifat e reja për biletat e transportit publik, përfaqësuesit e kompanive që operojnë në kryeqytet paralajmërojnë greve treorëshe ditën e premte, duke mos u shërbyer qytetarëve nga ora pesë e mëngjesit deri në orën tetë. Sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Qytetas në Tiranë, është e drejtë ligjore që të operojnë me tarifat e reja, pavarësisht se ato mund të mos ndryshojnë nga ajo aktuale që është 30 lekë bileta. “Duke qenë në këtë situatë që jemi pa çmim, ne bëmë lajmërimin e fundit për Bashkinë e Tiranës kryesisht, dhe për bashkitë e tjera që ditën e premte në rast se bashkia nuk merr asnjë masë për dërgimin e kërkesës bashkë me arsyetimin për vendosjen e tarifave të reja, nuk ka rëndësi nëse ulet, rritet apo mbetet kjo tarifë, është një procedurë ligjore që duhet të zbatohet. Transporti publik do të ndërpritet nga ora 05:00-08:00. Kjo është një shenjë paralajmërimi dhe me tej pastaj me shumë gjasë transporti publik nuk do të funksionojë”, – thotë Fatos Vrapi, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas në Tiranë. Më parë tarifat dhe llojet e biletave që përdornin subjektet e transportit qytetas miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, ndërsa tani ajo është kompetencë e këshillave bashkiakë. Aktualisht Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk i ka miratuar tarifat e reja, ndonëse jemi në muajin e dytë të 2015-ës. Ndërkaq, përfaqësuesit janë shprehur se pas miratimit të tarifave të reja, nëse nuk do të ketë ndryshim të çmimit të biletës, nuk përjashtojnë rritjen e saj në muajt në vijim deri në 70 lekë, pasi sipas tyre kostot janë rritur.