Banorët e lagjes Kushtrim në Vlorë zhvilluan një protestë para Kuvendit të Shqipërisë në nisje të seancës parlamentare. Banorët kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre dhe jo strehimin në një ambient tjetër sikundër është propozuar nga Qeveria. Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë që Qeveria të dëmshpërblejë banorët edhe për banesat. Protesta zhvillohet dy ditë përpara se INUK të nisë aksionin për prishjen e ndërtimeve, i cili pritet të nisë të shtunën.