Histori shtetesh/ Marrëzia e historianit arab: Gratë që ngasin makinën duan të përdhunohen

historiani arabaKjo është teza shumë e çuditshme e historianit saudit, Saleh al-Saadoon, i cili në një intervistë për televizionin arab “Rotana Khalijiyya” ka provuar të justifikojë ndalimin e ngarjes së makinës për gratë në mbretërinë saudite.

Në rast aksidenti apo defekti, gratë mund të përdhunohen, ka shpjeguar Al-Saadoon; jo vetëm kaq, ka shtuar edhe që në vendet perëndimorë, si SHBA, grave “nuk u bëhet dhe aq vonë” për rrezikun që paraqesin krimet me sfond seksual.

“Atyre nuk u bëhet shumë vonë nëse përdhunohen në anë të rrugës, – ka shpjeguar historiani. – Por për ne ka rëndësi. Në rastin tonë paraqet një problem social dhe fetar”. Të ftuarve të skandalizuar në emisionin televiziv historiani ua ka kthyer, duke shpjeguar se “fjalët e mia ndihmojnë për t’u mësuar me atë që mendon shoqëria e Arabisë Saudite”.

Në Arabinë Saudite, për gratë që kapen duke ngarë makinën parashikohen ndëshkime të ndryshme, deri në vrasjen me gurë. Dy aktiviste për të drejtat e grave që janë përpjekur të futen me makinë në këtë vend u paraqitën kohët e fundit përballë një gjykate speciale për antiterrorizmin.

 

Princi Napoleon II

Napoleon II i Francës lindi në Paris me 20 mars të vitit 1811 dhe vdiq në moshë të re në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, më 22 korrik 1832.

Napoleoni II ishte i biri i perandorit të Francës Napoleon Bonaparte dhe gruas se tij të dyte Maria Luisa d’Asburgo – Lorena, u be perandor i francezeve për një periudhe të shkurtër. Napoleoni I në momentin e lindjes e emëroi “Mbret i Romes”, më pas e emëroi perandor në vitin 1814 kur ai dha dorëheqje.

Sipas regjistrimit kur ai lindi ne certifikatën e lindjes shkruhej prejardhja e emrit: Napoleon ishte emri i babait, François ishte emri i gjyshit nga ana e mamasë, Charles ishte emri i gjyshit nga ana e babait.

Fëmijërinë e tij e kaloi pothuajse në Austri, ne fakt Maria Luisa e çoi ne moshën tre-vjeçare ne pallatin mbretëror te gjyshit, Perandorit Francesco I i Austrisë. Me 28 qershor 1815, pikërisht dhjete dite me pas betejës se Waterloo, mbështetësit e babait, te cilët thirreshin me emrin Bonapartiste, e emëruan perandor i francezeve me emrin e Napoleon II, por u hoq nga detyra e tij një jave me pas. Perandori i Austrisë, i cili ishte gjyshi i se emes, i dha titullin Duka i Reichstadt. Ne vitin 1830 kur mbretit Carlo X i hoqën titullin mbret i Francës, i premtuan një vend si mbret por ai ishte i sëmure rende nga tuberkulozi dhe vdiq ne moshën 21 – vjeçare ne Austri me 22 korrik 1832.

 

Kërcënimi: Ky Shën Valentin do të jetë i përgjakur

“Ky Shën Valentin do të jetë i përgjakur”. Ky është kërcënimi që xhihadistët e ISIS-it i kanë bërë Perëndimit. Kërcënimi i tyre është adresuar direkt për Presidentin amerikan Barack Obama, përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të gazetës “Newsweek” në rrjetin social “Twitter”. Hakerat e kanë identifikuar veten si “CyberCaliphate”.

“Mishel, ne po të vëzhgojmë ty, vajzën dhe burrin tënd! Tani që SHBA dhe satelitët tuaj vrasin vëllezërit tanë në Siri, Irak dhe Afganistan, ne do të shkatërrojmë sistemin e sigurisë elektronike kombëtare. Me lejen e Allahut ne do të vazhdojmë shkatërrimin e rrjeteve kompjuterike të Pentagonit dhe do të publikojmë dokumente sekrete nga Qendra e Sigurisë Elektronike të SHBA”, – thuhej në mesazhin e hakerave.

I njëjti grup hakerash ka marrë përgjegjësinë për sulmin në llogarinë në “Twitter”-it të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, më 12 janar. “CyberCaliphate” pretendon se ka përvetësuar informacione të Pentagonit, që ishin në llogarinë gazetës “Newsweek” e cila ka 2.51 milionë ndjekës në “Twitter”.

Histori shtetesh/ Marrëzia e historianit arab: Gratë që ngasin makinën duan të përdhunohen

Historia e errët e Koncertit të Vjenës

Histori shtetesh/ Marrëzia e historianit arab: Gratë që ngasin makinën duan të përdhunohen

Lufta e Tridhjetë Vjetëve

Kërko