Lufta e Tridhjetë Vjetëve

Pergatiti: V. M.

Pema e varjeve, perfaqesimi i krimeve te luftes nga The_Hanging_by_Jacques_CallotLufta Tridhjetëvjeçare është term i futur në historinë e Evropës qendrore dhe perëndimore me të cilën përfshihen luftërat dhe konfliktet e zhvilluara gjatë viteve 1618-1648 për dominim në aspektin e përgjithshëm sundues dhe fetar. Arenë e luftimeve të armatosura ishte territori i Gjermanisë së sotshme. Si rezultat i këtyre luftimeve ishin ndryshimet e kufijve të sovranëve si dhe kthjellimet mbi pikëpamjet dogmatike fetare. Luftë e ngjashme e tillë zhvillohet sot në anët e botës islame, kulmi i së cilës ishin luftimet në mes Irakut dhe Iranit gjegjësisht të sunitëve dhe shiitëve.

 

***

Lufta e Tridhjete Vjeteve (1618-480 ishte nje konflikt per Hegjemoni ose Ekuilibrin e Fuqive midis fuqive evropiane te asaj kohe, dhe gjithashtu edhe nje lufte fetare. Ne rrafshin fetar lufta u zhvillua ne rajonin e Perandorise se Shenjte Romake (Gjermano-Romake) midis Lidhjes Katolike dhe Bashkimit Protestant, ndersa ne rrafshin evropian midis Habsburgeve dhe Francezeve. Habsburget kishin bere aleance me Austrine, Spanjen kunder Frances, Holandes, Danimarkes dhe Suedise.

Lufta nuk zgjati 30 vjet, sic mund te mendohet nga emertimi qe i eshte bere asaj. Kjo periudhe kohore, pra prej 24. Tetorit te 1618 deri ne 24 Tetor 1648, permban te pakten 13 luftera dhe 10 marreveshje paqesore. Lufta e tridhjete-vjeteve solli nje perfytyrim tjeter per luften, sidomos presa i perket humbjeve ne popullsine civile. Edhe pse fushebetejat ndodheshin kryesisht ne Gjermanine e sotme, keto luftera ishin ceshtje te gjithe principateve dhe shteteve evropiane te asaj kohe. Suedeze, franceze, spanjolle, holandeze dhe gjermane luftuan kundra njeri-tjetrit. Qellimet e luftes ishin fillimisht te natyres fetare, si mbi besimin, konfesionin (Katolik apo Protestant), fene etj. Por edhe interesat ekonomike luajten nje rrol te rendesishem, keshtu njerzit vrisnin vellezrit e tyre, familjaret e bashkefshatar nen pretekstin e besimit, por ne thelb te konfliktit ishin interesa ekonomike. Hapesira e luftes u zgjerua, nga fushebetejat dhe perfshiu qytete, fshatra dhe komunitete te tera, cfare solli nje kaos total dhe nje lufte shkaterrimtare, sidomos ne zonat e Gjermanise se sotme. Kjo lufte solli zhdukjen e 1/3-ve te popullsise ne Gjermanine jugore. Nga vleresimet ekonomike te kohes mendohet se jane dashur gati 100 vjete qe te rekuperoheshin demet materiale qe solli lufta. Lufta e tridhjetevjeteve mbaroi me nenshkrimin e Paqes se Westfalise ne 24 Tetor te vitit 1648.

 

Shkaqet dhe Arsyet

Arsyet kryesore te luftes ishin te shumta. Motivet e atyre qe luftonin nuk ishin vetem fetare, porse edhe kanosja nga uria dhe varferia, te cilat shkaktonin deshperim dhe humbjen e shpreses ne popullsi. Ne vitet 70 te shekullit XVI pllakosi nje uri ne te gjithe Europen, si pasoj e asaj qe sot quhet “epoka e vogel e akullit”, pra nje ndryshim i menjehershem i klimes, qe solli me vete acare ne dimer dhe shira ne vere. Kjo klime shkaktoi deme te konsiderueshme ne korrje, e cila ndikoi shume mbi popullsine europiane, duke sjelle periudha te gjata urie dhe nje varferim te ndjeshem te popullsise. Perandoria e Shenjte Romake u prek shume nga kjo katastrofe. Popullsia e perandorise filloi te emigroj per shkak te urise, dhe ata u vendosen kryesisht ne vendet e populluara nga Protestantet, te cilet jetonin ne kushte politike teper liberale (liria e besimit filloi qe me nenshkrimin e traktatit te Lirise Fetare, mbas Reformacionit 1555). Si pasoj e levizjes masive te popullsise gjate viteve 1570 deri ne 1618 pati nje rritje te popullsise nga 15 ne 19 Millione. Sistemi ekonomik i qyteteve filloi te rrenohej, pasi pjesa me e madhe e te ardhurave duhej shpenzuar per ushqimin baze. Kjo solli qe shume zejtare e te tjere profesioniste te ngelnin pa pune dhe falimentuan. Nga ana tjeter spekulantet ngritet çmimet e dritherave, nga te cilat perfituan feudalet, pronaret e tokave, mullixhnjte etj.

Nje shkak tjeter ishte besimi dhe perkatesia fetare. Njerzit pasi iu kthyen kishes per shpetim e gjeten veten e tyre te braktisur, pasi peshkopet dhe Papa percuan mesazhin se tanime po vinte fundi i botes, dhe se njerzit duhet te pergatiteshin per Apokalipsin, cfare do te sillte zhdukjen e njerzimit. Komunitetet fetare vete jane edhe mes tyre te percara. Edhe pse mbas nenshkrimit te marreveshjes mbi Lirine Fetare ne Augsburg 1555 garantohej liria fetare, njerezit nuk ishin te lire te zgjidhnin, porse vlente motoja : i kujt eshte vendi, ate besim edhe do te marri (cuius regio, eius religio). Ishin princerat qe zgjidhnin perkatesine fetare te vartesve te tyre. Ndersa Mbretit nuk kishte asnje fuqi mbi kishen. Ata qe duan t’i perkasin nje konfesioni tjeter largohen nga ai vend. Mirepo duke mos qene e vendosur se cila nga keto besime eshte e vertete, plasin konflikte midis qyteteve te perkatsive te ndryshme dhe konfesioneve. Kush pretendon se eshte duke mbajtur flamurin e se vertetes, beson se tjetri eshte ne gabim, dhe si i tille duhet ndrequr ose eleminuar. Me kohe nga keto dy pozicione te kunderta konfesionale zhvillohen dy fronte lufte, ne njeren ane katoliket, dhe ne tjetren evangjeliket (protestantet). Mbreti gjerman mundohet t’i bashkoj palet ne nje mareveshje porse tensionet midis kundershtareve arrijne kulmin kur edhe mbreti behet i anshem. Per t’a kuptuar kete me mire duhet kuptuar sistemi politik gjerman i asajkohe.

Perandoria e Shenjte Romake ishte ne vetvete nje komunitet i grupuar per nje qellim te caktuar, i perbere prej qytet-shtetesh dhe shtete, e cila udhehiqej nga mbreti (Kaiser). Ky financonte edhe shpenzimet per administraten, mbrotjen dhe sigurine e paqes dhe te drejtesise. Keshtu qe Mbreti eshte nje aktor kryesor ne kete ngjarje.

Si arsye u permend konflikti midis dy konfesioneve, ndersa si shkak per momentin sherbeu qyteti Donauwe. Ne kete qytet duke qene se shumica ishin protestant nuk lejuan zhvillimin e procesionit te nje manastiri katolik, i cili ndodhej ne ate qytet. Edhe pse mbreti e kundershton kete vendim, banoret e qytetit nuk e lejojne zhvillimin e procesionit. Mbreti nderhyn, merr ne adminstrim qytetin dhe duke anashkaluar kompetencat e tij, ai i jep urdherin per ekzekutimin e procesionit nje Duke katolik (Maximilian nga Bavaria, duke injoruar pushtetarin protetant). Kjo sjell zemerim tek protestantet, te cilet mendojne se jane braktisur nga Mbreti ne kerkesat e tyre. Evangjeliket i kerkojne mbretit te respektoje marreveshjene Augsburg-ut mbi te lirin e besimit, por mbreti nuk sheh ketu asnje shkelje te kompetencave te tij. Me pas protestantet mohojne pushtetin e mbretit dhe vendosin te njohin nje tjeter ne vend te tij.

 

Lufta

Ne te njejtin vit qytetet protestante themelojne Lidhjen (Federate): Bashkimin Protestant (Protestantische Union), per te mbrojtur interesat e tyre kundrejt forces me te madhe katolike. Nje vit me vone nen udheheqjen e Dukes se Bavarise Maximilian themelohet edhe Lidhja Katolike (Katholische Liga). Bashkimi Protestant arrin me sukses te ndertoj aleanca me Angline (1612) dhe me Holanden (1613), gjithashtu hyn ne traktativa me Francen, Savojen dhe Suedine. Por pas pak kohesh per shkak te mosmarreveshjeve brenda grupimit, Unioni Protestant nuk eshte me ne gjendje te flase njezeri (gjate mbledhjes se Unionit, 1617) dhe te marre vendime ushtarake apo politike. Ndersa Lidhja Katolike eshte me e qendrueshme, pasi interesat e pjesetareve jane me te perputhshme. Gjendja financiare eshte si rezultat i nderhyrjes se Papes edhe me e mire se ajo e Unionit.

Perpara se te dyja palet te luftojne njera-tjetren Mbreti ndermerr edhe nje perpjekje per t’i paqetuar. Ne vitin 1618 mbreti i sjell palet kundershtare ne nje mbledhje (Regensburg), por problemet e vjetra te debatit (ankesat e protestanteve, paqja fetare) ngelin pa zgjidhje. Duke qene edhe shumica Lidhja Katolike tregohet jo-tolerante dhe keshtu nuk gjendet asnje rrugeshpetimi. Mbledhja shtyhet per vitin tjeter, por realizohet perfundimisht ne vitin 1640. Fucia e barutit pellcet.

Gjate periudhes 30-vjeçare u zhvilluan 4 konflikte kryesore njere pas tjetres. Keto u zhvilluan midis fuqive kryesore te Mbretit kunder atyre te Habsburgerve, lufterat quhen nga historianet me lufterate Palatineve vs. Boehmve, Danezve vs. Holandezeve, lufta e Suedise, dhe lufta Franko-Suedeze. Gjate konfliktit pati dy perpjekje per t’a ndaluar luften, Paqja e ne Lybek (Luebeck 1629) dhe Paqja e Prages (1635), te cilat ishin te pasukseshme, pasi nuk morren parasysh interesat e paleve kundershtareve. Paqja u realizua me vone ne Kongresin e Paqes ne Mynster dhe Osnabruk (Münster, Osnabrück 1641-1648).

 

Perfundimi dhe pasojat

Pasojat qe solli paqja ishin jo vetem pozitive porse edhe negative, sidomos per Gjermanine, e cila humbi qytet-portet kryesore dhe u izolua krejtesisht nga pjesa tjeter e Europes, copezimi ne principata dhe pushtimi nga Suedia dhe Franca u be shkak edhe per themelimin e mevonte te shtet-kombit gjerman. (burimi WP)

 

Lufta e Tridhjetë Vjetëve

Putini po rishkruan historinë e Luftës së

Kërko