Ligji i ri/ Përplasja PD-PS: Deputetët me dosje kriminale ikin nga Parlamenti në qershor apo në 2017-ën

Gëzim Saliu

seance parlamentare 2015Këtë javë pritet të ngrihet komisioni për dekriminalizimin e Kuvendit, pikat e kundërshtisë

Dekriminalizimi i parlamentit dhe administratës publike, pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me konsensus mes palëve politike në fund dhjetorin e vitit të kaluar, po kthehet në çështjen kryesore të debatit politik në vend. Në kohën kur pritet që këtë javë të ngrihet komisioni për këtë çështje, palët mbeten të ndara për kohën që do të prekë nisma. Kjo pasi demokratët kërkojnë që nisma, e cila me shumë mundësi do të përkthehet në një ligj të ri, të ketë efekt që në këtë legjislaturë. Sipas PD-së Kuvendi aktual duhet spastruar nga individët që mbajnë rekorde kriminale. Por nga ana e saj mazhoranca nënvizon se kjo pikë e rezolutës së përbashkët do të jetë aktive vetëm para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pra në legjislaturën e re.

 

Debati

Për demokratët, dekriminalizimi i Kuvendit dhe Administratës Publike përbën përparësi në axhendën politike, duke theksuar rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rezolutës së përbashkët të garantuar edhe nga ndërkombëtarët. Por sipas PD-së është po ashtu me shumë rëndësi që kjo pikë e rezolutës ti nisë zbatueshmërinë e saj, që në muajin qershor, pra kur pritet edhe përfundimi i rezolutës. Në këtë kontekst, demokratët kërkojnë që hetimi të nisë për deputetët aktualë të Parlamentit shqiptar, pasi siç kanë edhe denoncuar më parë, janë të shumta rastet e ligjvënësve me rekorde kriminale. Deri më tani PD ka denoncuar raste jo të pakta, kryesisht emërime në administratë, duke pohuar nga ana tjetër se në Kuvend janë gjithsej 19 deputetë me dosje kriminale. Por nëse opozita kërkon që çështja të nisë zbatueshmërinë që në verën e këtij viti, mazhoranca duket se i qëndron variantit që ajo të prek vetëm legjislaturën e ardhshme. Pra sipas të majtëve, nisma e cila pritet të konkretizohet në ligj, do të nisë funksionimin e saj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017 dhe jo në zgjedhjet vendore apo të prekë deputetët aktualë të Kuvendit. Në këto kushte do të duhet pritur nisja e punës së komisionit të posaçëm këtë javë për të mësuar më pas në vazhdim nëse kjo pikë e rezolutës do të prekë deputetët aktualë të Parlamentit apo jo.

 

Dekriminalizimi me ligj

Ndërsa palët pritet të kenë përplasje për kohën kur do të nisë zbatueshmërinë dekriminalizimi i Kuvendit dhe administratës, duket se konkretizimi i çështje do të shkojë përmes përkthimit në një ligj të ri. Nisur nga kjo, pritet që komisioni i posaçëm të formulojë një projektligj që do të kufizojë individët me precedentë penalë të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe administratën publike. Rezoluta e nënshkruar në 24 dhjetor të vitit që shkoi parashikon bashkëpunim të ngushtë mes dy krahëve politikë me ndihëm e Bashkimit Evropian për çështjen e individëve me rekorde kriminale, të cilët mbajnë një post publik ose kërkojnë të zgjidhen apo të emërohen në një të tillë.

 

 Kreu i PBDNJ-së/ Dule: Politika duhet të jetë e bashkuar kundër krimit

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule kërkoi dje nga palët politike që të bashkohen në një front në luftën kundër krimit.  Aleati i socialistëve, i cili ka shprehur këto kohë rezerva të mëdha ndaj mazhorancës, theksoi dje se kur krimi merr fuqi, palët nuk duhet t’i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit.  “Edhe në rastin e akteve të tilla terroriste prekin ministër apo qytetar të thjeshtë, prekin strukturë shtetërore apo biznes privat, duhet të na gjejnë të gjithëve të bashkuar në një front kundër saj. Dhe shembujt e Europës dhe botës së civilizuar janë të panumërt. Në vendin tonë, në vend që të unifikojmë zërin ne drejtojmë gishtin dhe jo kundër krimit dhe terrorizmit por kundër njëri-tjetrit”,- tha ai nga Korça në ceremoninë e unifikimit të  dy organizatave OMONIA. Ndërkohë duke folur për përmbytjet në Jug, kreu i PBDNJ-së nënvizoi se qeveria nuk mund të testohet vetëm në situata emergjence “Dekadat e fundit, fenomenet e natyrës janë shpeshherë të paparashikueshme, dhe rrjedhimisht mekanizmat duhet të jenë të orientuara drejt situatave më të paparashikueshme. Mbi të gjitha ajo që mungon sërish në vendin tonë, se në raste të tilla emergjente dhe katastrofash humanitare, bota politike unifikohet, ndërsa tek ne ajo polarizohet”,- theksoi Dule.

 

Analiza e avokatit/ Ngjela: Rama s’ka kapacitet, opozita s’di ku është. Meta do drejtësinë, Naço hekurkthyes

Kreu i PLiDr-së, avokati Spartak Ngjela deklaroi dje se vendi ka arritur në një gjendje shumë të vështirë. Duke analizuar krerët e shtetit nga Presidenti tek kryeministri e kryeparlamentari si edhe përmes shprehjes së opinionit për opozitën aktuale, Ngjela theksoi se me situatën aktuale vendi nuk mund të ecë përpara. “Kur Presidenti i Republikës kërkon të bëjë vendin rrëmujë institucionale me emërimet që nuk i ka të tijat, por të atyre që e urdhërojnë. Kryetari i Kuvendit, një person të cilin i gjithë Perëndimi e quan aktualisht abuzues dhe të korruptuar, drejton Parlamentin shqiptar, të cilin ia ka dorëzuar Sali Berishës, domethënë korrupsionit. Një Kryeministër, i cili nuk ka fare zyrë, dhe gjendet vijimisht “në terren”, sikur flet me popullin; sepse nuk qëndron dot në zyrë, ngaqë nuk ka kapacitet të lexojë shkresat. Një opozitë që nuk di fare se çfarë kërkon, sepse drejtohet nga Sali Berisha, i cili ngulmon të shpëtojë veten nga abuzimet që ka kryer si kryeministër i vendit. Ministri i Drejtësisë, një injorant, hekurkthyes i kohës së komunizmit, paraqet një pseudo reformë në drejtësi, duke dashur që : “Këshillin e Lartë të Drejtësisë ta mbajë ky ministër dhe Ilir Meta”. Sigurisht se kanë frikë nga ndëshkimi. Si mund të mendohet që vetë korrupsioni dhe krimi të mund të bëjë reformën në drejtësi? “, u shpreh Ngjela.

Ligji i ri/ Përplasja PD-PS: Deputetët me dosje kriminale ikin nga Parlamenti në qershor apo në 2017-ën

“Ora e apokalipsit”: Pas vitit 1984, më

Kërko