Kuqezinjtë dhe romnët kanë zhgënjyer me barazimet në sfidat kundër Empolit dhe Parmës
Ziklatërit e Mançinit janë rikthyer fuqishëm në transfertën ndaj Atalantas duke fituar me rezultatin 1-4
Kampionati italian edhe këtë javë ka dhuruar spektakël dhe surpriza. Përveç Juventusit që duket se qëndron e sigurtë në krye të gjitha ekipet e tjera duket se do të jenë deri në fund në luftë për pozicionet që të çojnë në kupat e europës. Këtë e vërtetojnë më së miri humbja e Napolit por edhe barazimi i Milan apo i Romës. Kryqytetasit kanë dështuar sërish në Serie A duke regjistruar barazimin e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Verdhekuqtë përballë Parmës nuk arritën dot të fitonin në “Olimpico” duke I dhënë shpresë emilianëve në fundin e klasifikimit për një ringjitje drejt shpëtimit. Skuadra e Garcias konfirmoi problemet në sulm duke shpërdoruar shumë përpara portës në një 90 minutësh që e luajti pothuajse të tërin para zonës së Mirantes por pa arritur të gjejë golin e tre pikëve. Tre pikë mori ndërkohë Interi që te fitoret në transfertë, pas plot 2 muajsh nga suksesi i fundit i arritur në Verona ndaj Chievo-s. Këtë herë milanezët mundën 4-1 Atalantën, që luajti për rreth 40 minuta me 10 vetë. Fitorja e dytë radhazi në kampionat për skuadrën e Mancinit, që pati për protagonist kolumbianin Guarin ashtu si një javë më parë ndaj Palermos. Dy perla të tij I dhanë tre pikë në një transfertë të vështirë si ajo e Bergamos, duke ardhur për më tepër në momentin më delikat të sfidës, kur ishte Atalanta që po diktonte ritmin. Në pjesën e dytë më pas një tjetër magji, këtë herë me të djathtën vuri në kasafortë fitoren për formacionin milanez. E të mendosh që Guarin pati merita dhe në golin e parë, kur fitoi 11-metërshin që e shndërroi në gol Shaqiri, për kafshim e parë të “peshkaqenit” në Serie A. Fillimi i mbarë megjithatë u duk sikur u pasua nga një tjetër ngatërresë në mbrojtje, kur Moralez vetëm pak centimetra larg Ranoçhia, bëri gjithcka mirë në zonë duke lëshuar drejt portën topin e 1-1. Nga ky moment Guarin nisi “shaqjen” personale duke shënuar dy herë e duke dhënë dhe një assist për golin e 1-4 të Palacios. Ky ishte dhe rezultati përfundimtar me Interin që u ngjit në vendin e nëntë pesë pikë larg Europës.
Milani barazon ndaj Empolit
Është dashur goli i Markaone që pasi morri asistimin nga hysaj prishi festën e Destro-s dhe ndalon Milan-in te regjistrojë fitoren e dytë radhazi ne shtëpi. Miqte regjistruan kështu të 7-in barazim në transfertë ku nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh. Ne “Giuseppe Meazza” sfida filloi në shenjën e miqve të cilet në 17′ e para rrezikuan portën vendase me Puçiarelli-n, Zielinski-n dhe Rui. Herë Diego Lopez e herë konkluzionet e gabuara ruajtën portën e Milan-it dhe rezultatin te pandryshuar. Për kuqezinjtë rasti i parë i rrezikshëm krijohet nga Bonaventura i cili gjithsesi nuk e gjen dot katërkendeshin mik. Keisuke Honda dhe Andrea Poli kombinojnë me njëri-tjetrin por Luigi Sepe është në vendin e duhur në kohën e duhur. Kjo deri ne 40′ kur perpara Destro’s per vendasit ishte Valdifiori per miqte qe provon te kaloje Empoli-n ne avantazh. Prej pak ditesh ne Milano, Destro shfrytezon nje kombinim me Bonaventura-n per te zhblokuar rezultatin. I pari gol i tij me kuqezinjte qe mbyllin pjesen e pare ne avantazh. E dyta qe ne start eshte me e mire per Milan-in qe me Rami tregon se nuk kenaqet me avantazhin minimal. Gje qe e konfirmon edhe Menez, por francezi percaktues ne nje sere ndeshjesh, nuk eshte ne diten e tij. Miqte dergojne ne fushen e lojes Tavano-n dhe veterani krijon te parin rast te rrezikshem per Empoli-n pas intervalit. Rui dhe Zielinski kthejne rrezikshem syte nga porta e Diego Lopez. Keto ishin sinjalet e barazimit qe vjen me Maçarone-n pas krosit te Elseid Hysaj. Per shqiptarin ky ishte asisti i dyte gjate ketij sezoni ndersa per sulmuesin goli i 5-te qe e konfirmon si bomberin e Empoli-t. Deri ne fund kishte edhe 22′ por kuqezinjte nuk gjejne dot golin e avantazhit me Destro-n dhe Cerci-n. Ne 84′ Lopez ndeshkohet me karton te kuq per prekje te topit me dore jashte zones se tij. Ne fushe Abbiati qe zevendesoi autorin e golit. Edhe pas 3′ shtese, rezultati nuk ndryshoi dhe Milan qe tani numeron 30 pike, gjen te 1-rin barazim ne 6-te ndeshjet e fundit ku regjistron edhe nje fitore. Ndersa per Empoli-n ky ishte barazimi i 3-te dhe rezultati i 4-rt pozitiv ne te njejtin numer sfidash, piket 24-er.
Barcelona shkëlqen ndaj Levantes
Barcelona nuk ka treguar mëshirë ndaj Levantes në Camp Nou duke regjistruar fitore prej 5-0. Vetëm Blaugranët luajtën në pjesën e parë duke mos ndier kurrfarë rreziku nga kundërshtari dhe në këtë gjysmëpjesë u shënuan dy gola. Mssi dërgoi një top në zonë, Nejmar goditi me të parën dhe paksa me fat arriti të realizojë. Goli i dytë mban firmën e Lionel Messit . Në paraqitjen e tij të 300-të në La Liga, argjentinasi pranoi një top nga Bartra, tirblon dhe shënon . Në fraksionin e dytë, Buskets dërgoi një top të shkëlqyer në zonë, Pedro e ktheu shpejt drejt Leo Messit dhe 27-vjeçari e dërgoi në rrjet. Në vazhdim, Neymar nxori një penalti duke i mundësuar Mesit që ta kompletonte het-trikun. Jo shumë minuta pasi hyri në lojë (67’, në vend të Neymar), Luis Suarez priti një harkim nga Adriano dhe në mënyrë akrobatike realizoi (73’). Barcelona mbetet një pikë prapa liderit Real Madrid.
Roshi vendimtar, shënon përsëri
Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, ka vazhduar formën e shkëlqyer me FSV Frankfurtin. Anësori i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur të shënojë gol në minutën e 58-të për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej 1-0 në ndeshjen ndaj RasenBallsport Leipzig. Roshi është duke kaluar në formë të shkëlqyer duke arritur që në dy ndeshje radhazi të shënojë dy gola me fanellën e skuadrës gjermane. Pas kësaj fitoreje, Frankfurt është ngjitur në pozitën e 10-të me 27 pikë të tubuara dhe nuk rrezikon rënien në një kategori më poshtë.
Arsenali kalon në çerekfinale
Pas triumfit prej 2-0 kundër Midlesbrough, Arsenali është kualifikuar në raundin e gjashtë të Kupës FA. Ishte një gjysmë e parë fantastike për Topçinjtë, të cilët krijuan epërsi komode prej 2-0. Të dy golat mbajnë vulën e Olivier Zhirud, i cili në të parin u asistua nga Kieran Gibs, kurse në të dytin nga Aleksis . Loja e mirë e Arsenalit vazhdoi edhe në fraksionin e dytë, megjithatë nuk u shënuan gola të tjerë.
Luiz: Ibrahimoviç, arsyeja pse zgjodha PSG
David Luiz, ka shpjeguar edhe njëherë arsyen pse zgjodhi Parisin para Barcelonës. Ai u largua nga Chelsea vitin e kaluar për 50 milionë euro duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Braziliani ka treguar se ka zgjedhur PSG-në para klubeve tjera, si Barcelona e Bajern Mynih, për shkak të sulmuesit suedez, Zlaltan Ibrahimoviç. “Ibrahimovic ishte arsyeja kryesore pse unë vendosa të vija në Paris. Kur Chelsea luajti me PSG-në në ndeshjen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, ai erdhi më takoi dhe më kërkoi që të luaja me skuadrën e tij gjatë sezonit pasues”. “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një djalë fantastik. Gjithsesi, më duhet të theksoj se marrëdhëniet me Mourinjon nuk kanë ndryshuar pasi ne kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin”.“Do t’ia shtrëngoj me kënaqësi dorën në ndeshjen e radhës. Mourinjo e njeh shumë mirë Zllatanin dhe besoj se e ka krijuar një skemë për ta ndalur, por kur Ibra është në formën e tij më të mirë, askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, ka deklaruar Luiz.
Roben: Murinjo nuk i pëlqen lojtarët që dëmtohen
Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka folur rreth të kaluarës së tij te Chelsea duke theksuar se Jose Mourinho nuk i do lojtarët që lëndohen shpesh. Holandezi ka kaluar tre vite në Stamford Bridge dhe problemet me gjendjen e tij fizike bënë që të shitej te Real Madridi në vitin 2007. “Ishte vështirë në fillim, sepse shkova i lënduar. Ishte shumë vështirë për mua, po ashtu edhe për të”. “Kuptohet, ai nuk i do lojtarët që lëndohen. Prandaj, nuk ishte lehtë, por unë gjithmonë mendoja se e kam besimin e tij”. “Kam luajtur disa ndeshje të shkëlqyera te Chelsea, por nuk kisha fat sepse kisha probleme me lëndime”, ka treguar Robben.
Kolo Ture tërhiqet nga kombëtarja e bregut të fildishtë
Kolo Ture nuk do të jetë më në qendër të mbrojtjes te Bregu i Fildishtë. Ai ka konfirmuar se është pensionuar nga përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë, një javë pasi i ndihmoi kombëtares të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës. “Dua t’ia bëj me dije vendit tim dhe veçanërisht njerëzve të cilët e duan futbollin se kam vendosur të pensionohem nga përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë”. “Qëllimi im ishte për të fituar Kupën e Afrikës, edhe pse duhet ta pranoj se ishte një vendim tejet i vështirë për mua, por duhet që t’u lë hapësirë lojtarëve të rinj”, ka deklaruar Ture.
Meha shënon, ja dedikon golin nënës
Fantazisti kosovar i Paderborn, Alban Meha, u ka treguar edhe njëherë të gjithëve se është specialist për gjuajtje të lira, ku nga një e tillë i ka dhënë fitoren Paderbornit 2-1, në udhëtim te Hannoveri. Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të shënojë golin e fitores nga një distancë prej 30 metrash duke i siguruar tri pikë të mëdha skuadrës së tij.E pas ndeshjes është shprehur se këtë gol ia kushton nënës së tij, e cila sot ka pasur ditëlindjen. “Ky është ndër golat më të veçantë për mua. Ky gol i dedikohet nënës sime që sot ka mbushur 56 vite. Dua t’i them që e dua shumë dhe e falënderoj për gjithçka që ka bërë për mua si ajo si familja ime”, tha Meha. Goli ndaj Hanoverit ishte i treti për mesfushorin fantastik të Kombëtares kuqezi.