Lushnje/ Treni përplas 12-vjeçaren që shkonte në shkollë

0
163

treniNjë 12-vjeçare po lufton me jetën pasi mëngjesin e sotëm ndërsa po shkonte ne shkollë, u përplas nga treni i linjës Tiranë- Vlorë. Aksidenti ndodhi në qytetin e Lushnjes në kohën kur nxënësit po kalonin hekurudhën në lagjen “18 Tetori”. Nxënësja e klasës se 6-te, Klotilda Alla, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se vajza është goditur nga vagoni i fundit.