Ervin Kaduku
– Shpenzime gjigande të kupolës së administratës shtetërore të ngarkuar me nxitjen e turizmit për të sjellë turistë “me bukë me vete”!…
– Agjencia Kombëtare e Turizmit hidhet në gjyq se nuk paguan faturat e celularit
– Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton një lumë shkeljesh në AKT, së shpejti publikojmë raportin
Këto ditë është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë një padi civile nga kompania e telefonisë së lëvizshme Albanian Mobile Communication, ku e paditur është Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndër disa institucione të tjera. Objekti i padisë? Agjencia nuk paguan faturat e celularit sipas kontratës së lidhur me AMC.
Ja padia.
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 5535
Dt. e regjistrimit: 11.02.2015
Paditesit: Shoqeria Albanian Mobile Communications sha
Te paditurit: Agjensia Kombetare e Turizmit, etj
Lloji i Çështjes: Padi te tjera Kontraktuale
Baza Ligjore: Neni 476 – 495
Objekti: Detyrimin e te paditurve te paguajne respektivisht shumen si detyrim i papaguar nga sherbimit telefonik celular
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Majlinda Dogga
Kjo, në fakt, mund të rezultojë si shkelja më e vogël nga ana e drejtuesve rilindas të Agjencisë. Së shpejti Standard do të publikojë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që është në fazat përfundimtare, për të treguar botërisht se në ç’mënyrë funksionin zhvatja e fondeve buxhetore dhe çfarë rezultatesh skandaloze janë arritur me shpenzime të shumta…
Një nuskë për drejtuesen…
Gjetja e fundit e drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Turizmit ka qenë ‘turizmi fetar’. Në Fatima të Portugalisë, në Megjugorje të Bosnjes, në Lurd të Francës çdo ditë vijnë miliona turistë. Po kështu, Mekën e vizitojnë miliona të tjerë. Pse të mos ndodhë kjo edhe me vendet tona të shenjta, disa nga të cilat janë mjaft të veçanta, madje unike në llojin e vet, si teqeja në Mal të Tomorrit, kisha e Shna Ndoit, etj? Nuk mund të thuash se kjo është një qasje e gabuar e promovuesve shqiptarë të turizmit. Por, para se të rregullojë këtë sektor, që deri tani i paska shpëtuar vëmendjes së drejtuesve të mëparshëm të turizmit, drejtores së përgjithshme të Agjencisë i duhet pak më shumë se një pagëzim apo një nuskë. Asaj ndoshta i duhet të shkojë vetë përditë në vendet e shenjta për të kërkuar të lajë mëkate, që nuk kanë të bëjnë thjesht me rezultate të dobta, që nuk justifikojnë pagesën e saj që e kalon milionin. Por edhe shpërdorimin që duket se u bën parave të buxhetit (të shqiptarëve), po të marrësh parasysh se sa lekë ka harxhuar për panaire, stenda, rrugë në skutat më të thella të botës, ku vështirë se mund të tërheqësh vizitorë për në Shqipëri. Ndërkohë që deri tani po u gëzohet ca ‘sukseseve’ për shtimin e turistëve që vijnë në plazhet tona me bukë e domate me vete…
Përshtypja e kosovarëve
Më 18 gusht të këtij viti, gazeta “Kosova Sot” shkruante:
“Pothuaj nuk kalon ditë pa dëgjuar për ndonjë rast mbytjeje në brigjet e Adriatikut apo Jonit. E tërë vera kalon nën hijen e këtyre lajmeve, të trishtueshme jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për mbarë pushuesit e tjerë. Jo rrallë, deti po merr edhe jetë fëmijësh. Pakujdesia është një shkaktar i këtyre vdekjeve, por jo kryesori. Në Shqipëri edhe më tutje turizmi po zhvillohet me improvizime. Në tërë atë vijë bregdetare me kilometra të tëra nuk has asnjë rojë bregdetare. Në vendet normale, me standarde turistike, rojat e plazhit janë detyrim ligjor. Nëse do të ishin, me siguri plot jetë do të shpëtoheshin gjatë këtyre viteve. Në shumicën e plazheve, marrja e ndihmës së parë bëhet me vonesë, ndërsa mungojnë kushtet minimale të sigurisë e situatave emergjente. Qeveritë shqiptare, ndonëse kanë premtuar se do të bëjnë mrekulli, deri tani nuk kanë arritur të krijojnë ndonjë model të qëndrueshëm turistik.
Falë bukurive natyrore dhe çmimeve relativisht të ulëta, bregdeti shqiptar tërheq dhjetëra mijëra pushues, por kjo është e pamjaftueshme për një industri turizmi që synon të jetë serioze. Bukuria e detit, relievi i Rivierës, peshku i freskët, mund të të lënë një shije të mirë, por gjithçka sikur prishet kur sheh kanalizimet që derdhen lirshëm në ujin e kripur të Adriatikut apo Jonit. Pastërtia është ndër pikat e dobëta të turizmit shqiptar dhe shteti duhet të garantojë standarde të larta në këtë drejtim. Nga ana tjetër, edhe sivjet vërehen të meta të theksuara në shërbimet që ofrojnë lokalet e ndryshme hoteliere.
Pavarësisht disa përmirësimeve të vogla, që i ndjen pushuesi i përvitshëm, turisti në Shqipëri nuk trajtohet në nivelin e dëshiruar. Një element tjetër, që duhet potencuar, është mungesa e informacioneve për plazhet shqiptare. Turqia, për shembull, e bombardon opinionin me reklamat e resorteve të saj në bregdet, ndërsa Shqipëria, ta zëmë, gjatë tërë verës, nuk e bën as reklamën më të vogël. Ka ikur koha e turizmit patriotik!”
Kjo është përshtypja e atyre, që jemi përpjekur deri tani t’i joshim, duke i bërë në fakt pushuesit me numër më të madh në plazhet tona në verë. Por kjo, falë zgjidhjes që ofroi “rruga e kombit” dhe jo falë përpjekjeve të administratës turistike shqiptare.
A ka rritje?
Viti 2013 shënoi rezultate të dobëta në fushën e turizmit, çka u ndikua, sikurse kanë pohuar specialist vendas e të huaj, nga problematika e zgjedhjeve parlamentare dhe rreziku i pështjellimeve që ndodhin rëndom në vendin tonë në raste të tilla. Pra, të krahasosh 2014-ën me vitin e kaluar do të dilte një shifër e mirë,, por nuk duhet harruar se baza e krahasimit është e ulur artificialisht. Sa u përket të ardhurave nga turizmi, 2014-a ka shënuar një rigjallërim, sipas statistikave të publikuara në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit. Të ardhurat nga udhëtimet (shpenzimet që shtetasit e huaj kryejnë në Shqipëri) arritën në gati 400 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, me një rritje të ndjeshme prej 37%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, zëri tjetër në bilancin e udhëtimeve, ai i debisë, që mat shpenzimet e shqiptarëve jashtë ka shënuar dhe ai një rritje, me 20%, duke arritur në 555 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të vitit, në raport me janar-qershorin e një viti më parë.
Pra, sërish shpenzimet e shqiptarëve jashtë mbeten më të larta se të ardhurat që sjellin të huajt në Shqipëri, duke bërë që bilanci i udhëtimeve të mbetet negativ, në rreth 10 milionë euro.
Drejtuesit e turizmit nuk është se na kanë mbushur, pra, as ne, mendjen se të kalosh pushimet në Shqipëri është më mirë se në vende të tjera të botës. Madje, rezultat i vetëm mbetet fakti që mbizotëron “turizmi patriotik”, me shtetasit nga Kosova dhe Maqedonia që zinin 55% të totalit të hyrjeve të të huajve për 7-mujorin e parë të vitit. Për periudhën janar-korrik kanë hyrë në Shqipëri 1.86 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej gati 18% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave nga Drejtoria Kufitare. Por shtetasit nga Kosova janë ata që mbajnë peshën kryesore në turizmin shqiptar. Për periudhën në fjalë, në Shqipëri kanë hyrë 730 mijë shtetas nga vendi fqinjë
Ndërs si 7-mujor del se janë regjistruar 2.1 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, për periudhën janar-korrik 2014, 9% më shumë se shtatëmujori i një viti më parë.
Ankesa e operatorëve
Turizmi nuk po arrin të kthehet në një sektor me peshë në ekonominë shqiptare.Informaliteti në sektorin e akomodimit vazhdon të mbetet tepër i lartë, në rreth 80%, ndërsa operatorët punojnë vetëm 2 muaj në vit. Kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, shprehet se taksat e larta e bëjnë të pamundur zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e standardeve të cilësisë sipas vendeve të Bashkimit Europian.
Operatorët e kanë të pamundur të hedhin në treg oferta që mbulojnë të gjitha shpenzimet e një turisti që akomodohet pranë tyre. Kjo situatë edhe për shkak të mungesës së një strategjie të saktë për zhvillimin e turizmit. Në ato raste ku ka pasur tentativa për ngritjen e resorteve të mëdha, menjëherë në atë zonë janë dhënë edhe leje ndërtimi për pallate me qëllim shfrytëzimin personal. Mbingarkimi i këtyre zonave me godina të ndryshme ka bërë që resortet të humbasin funksionalitetin e ofrimit të shërbimeve, por edhe të largohen investitorët e huaj.
Numri në rritje i turistëve në vend nga vendet e Bashkimit Europian ka ardhur për shkak se agjencitë prestigjoze të turizmit ofrojnë paketa që mbulojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por, edhe përsa i përket nivelit të TVSH në sektor, Shqipëria ka vlerën më të lartë krahasuar jo vetëm me rajonin, por me të gjitha vendet e BE-së.
Drejtues të turizmit që bëjnë turizëm
Nga Singapori në Kinë, nga SHBA në Londër, nga Meksika etj drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit nuk kanë lënë vend pa shkelur, duke plotësuar edhe kushtet për milje shtesë, për të bërë udhëtime të tjera falas për qejf. A na kanë sjellë amerikanë apo meksikanë, apo kinezë e aziatikë në Shqipëri? Ata pak që mund të kenë joshur nuk mund të justifikojnë shifrat e larta të shpenzimeve. Ja cilat janë këto shpenzime.
Kush përfiton Shuma Data e pagesës Objekti
LUÇIE KONGOLI 114,000 12/12/2014 dieta jashte vendit PLANET TRAVEL & TOURS 26,600 12/12/2014 dieta jashte vendit DORINA KARAISKAJ 61,000 12/12/2014 dieta jashte vendit PLANET TRAVEL & TOURS 145,600 12/12/2014 dieta jashte vendit PLANET TRAVEL & TOURS 151,200 12/11/2014 bileta avioni BANKA CREDINS 200,361 11/26/2014 dieta jashte vendit BANKA KOMBETARE TREGTARE 36,719 11/25/2014 pagese viza USA,kursi 140.15 lek BANKA CREDINS 580,212 11/25/2014 dieta me jashte 4086 euro me kurs 142 leke BANKA CREDINS 146,982 11/10/2014 dieta me jashte 1295 dollare amerikanë me kurs 113.5 leke DORINA KARAISKAJ 255,080 11/5/2014 bileta udhetimi BANKA KOMBETARE TREGTARE 78,203 10/24/2014 dieta jashte vendit 2305 euro me kurs 140.15 leke BANKA CREDINS 448,238 10/21/2014 dieta jashte vendit 3170 euro me kurs 141.4 leke BANKA CREDINS 348,127 10/21/2014 dieta jashte vendit 2462 euro me kurs 141.4 leke BANKA CREDINS 136,219 10/8/2014 dieta jashte vendit,kursi 143.2 BANKA CREDINS 264,492 6/18/2014 dieta me jashte 1860 euro me kurs 142.2 leke BANKA CREDINS 207,883 6/4/2014 dieta me jashte kurs 141.9 leke BANKA CREDINS 217,958 5/27/2014 dieta me jashte kurs 141.9 leke FLORI HOXHA 118,974 5/26/2014 bileta FLORI HOXHA 55,207 5/26/2014 bileta pv emergjence FLORI HOXHA 103,651 5/22/2014 bileta pv emergjence DORINA KARAISKAJ 88,208 5/19/2014 bileta BANKA CREDINS 283,347 5/8/2014 dieta valute NO LIMIT S SHPK 22,254 5/7/2014 bileta Berlin pv emergjence NO LIMIT S SHPK 75,762 5/7/2014 bileta Berlin pv emergjence FLORI HOXHA 412,392 4/10/2014 bileta Berlin pv emergjence ODISEA TRAVEL & TOURS 44,800 3/31/2014 bileta Venecia BANKA CREDINS 516,769 3/20/2014 dieta me jashte 3629 euro me kurs 142.4 leke FLORI HOXHA 93,000 3/19/2014 bileta BANKA CREDINS 210,941 2/24/2014 dieta Hungari, kursi 143.4, 1451 euro BANKA CREDINS 208,150 11/4/2014 panair me Londer 1130 pound BANKA CREDINS 153,488 11/4/2014 panair ne Londer 828 pound BANKA CREDINS 455,034 11/4/2014 panair ne Londer 2494 pound BANKA CREDINS 636,034 11/4/2014 panair ne Londer 3494 BANKA CREDINS 120,377 10/14/2014 panair ne Londer 651 pound BANKA CREDINS
Projekti TAP mbledh në Tiranë VIP-at e hidrokarbureve për gazifikimin
Projekti TAP ka nisur takimin e nivelit të lartë dje në Shqipëri. Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka pritur në takim përfaqësuesit e gjigantëve të industrisë botërore si, Socar, SHell, British Petrolum, TAP –AG, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtar se IBRD dhe kompanitë shqiptare KESH dhe Albpetrol. Siç u mësua edhe nga fjala e ministrit Gjiknuri interesi i palës shqiptare është të sigurojë gazifikimin e vendit që do të rrjedhë nga tubacioni TAP. Investitorët shprehën gjithashtu interesim, pasi për ta zgjerimi i TAP edhe në furnizimin e Ballkanit shihet më interes të lartë. Por drejtuesit e TAP gjithashtu do të njihen nga afër me evidencat e shpronësimit që i takojnë palës shqiptare, pasi kjo do të jetë sfida kryesore për vijimësinë e punimeve.
“Po punojmë që të kemi një plan për tregun e gazit në Shqipëri, pasi ka një interes të madh për përdorimin e gazit si nga familjet, ashtu edhe nga shumë industri. Po punojmë që tregu i gazit në Shqipëri të bëhet një realitet, për shkak të ndërtimit të TAP, mund të ketë gaz të tepërt e Shqipëria duhet të përfitojë nga një treg gazi. Gjithashtu, kërkesat e Evropës për gaz janë shumë të mëdha”, ka thënë Gjiknuri.
Ibrahim Idarov, përfaqësuesi i kompanisë azere Socar, e cilësoi si shumë të rëndësishëm projektin për gazifikimin e Shqipërisë, ndërsa shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit.
Fizibiliteti
Ministria e Energjisë në bashkëpunim me kompanitë partnere të konsorciumit të Gazsjellësit TransAdriatik (TAP) ka mbledhur në një tryezë ekspertë energjetikë për studimin e fizibilitetit të shpërndarjes së gazit në vend. Analiza dhe krijimi i tregut të gazit duhet t’i paraprijë përfundimit të gazsjellësit TAP në vitin 2020.
Ndërsa është parashikuar që të ketë tri dalje dhe depozitime të gazit në vendin tonë dhe më konkretisht në Korçë, Kuçovë dhe Fier. Dalja në Korçë është me perspektivë për furnizimin me anë të linjave dytësore të vendeve të rajonit dhe kryesisht Kosovën. Ndërsa Kuçova dhe Fieri, duke qenë se kanë infrastrukturën e duhur për shkak të fushave naftëmbajtëse, do të përdoren për depozitimin e gazit të lëngshëm.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, është shprehur se përfitimet për vendin do të jenë të mëdha nga diversifikimi i burimeve energjetike. Në periudhën e parë 5-vjeçare pas përfundimit të Gazsjellësit TransAdriatik është parashikuar që Shqipëria të përfitojë rreth 500 mijë metër kub gaz në vit.
Kjo sasi do të përdoret kryesisht për nevojat e industrisë së rëndë dhe diversifikimit të prodhimit energjetik, duke shfrytëzuar TECin e Vlorës.