Shtresat në nevojë, si do të merret kompensimi prej 650 lekësh

0
237

si do të merret kompensimi prej 650 lekëshHyn në fuqi vendimi “Mbi zbatimin e vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga heqja e fashës deri në 300 KWH për faturimin e çmimit të energjisë elektrike”. Me këtë vendim do të kompensohen të gjitha shtresat në nevojë. “Fatura e energjisë elektrike për përfituesit e këtij kompensimi do të jetë e njëjtë me faturën e konsumatorëve që nuk e përfitojnë këtë kompensim dhe vlera e saj do të shprehet me çmimin e ri të energjisë elektrike. Kompensimi për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 KWH bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe vetëm për një prej kategorive përfitues. Familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore harton listën emërore të personave që përfitojnë këtë kompensim në përputhje me pikën 2 të vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj”. Për përfitimin e këtij kompensimi, aplikuesi së bashku me deklaratën, duhet të paraqesë pranë administratorit shoqëror: fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit, certifikatën familjare, fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

 

Aftësi e kufizuar

Familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror: fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit, certifikatën familjare që vërteton se personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar, për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë, fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët së bashku me deklaratën duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror: fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit, certifikatën familjare, fotokopje të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose fotokopjen e vendimit të KMCAP-it / KMPV dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

 

 Pyetjet që duhet të dini në lidhjen me pagën

Çfarë pritshmërish keni në lidhje me pagën? Ju dëgjoni pyetjen dhe ju filloni të djersini. Ju nuk doni ti vini vetes një çmim jashtë tregu, por nga ana tjetër shitja e lirë e vetes suaj mund t’ju çojë në dëshpërim. Pra paga mbetet një pjesë e rëndësishme e arsyes se pse punojmë. Këtu janë pesë mënyra se si mund ti përgjigjeni pyetjes prej një milion dollarësh. Mos ‘këpusni’ thjesht një shifër kuturu: Njerëzit në ankandet e dinë se çfarë janë të gatshëm të paguajnë për një artikull dhe rrallëherë e tejkalojnë buxhetin e tyre. Studioni se sa është norma për rolet e ngjashme në fusha të ngjashme gjeografike. Ju ka të ngjarë të mos jeni në gjendje të kërkoni një pagë sin ë Londrës në qoftë se ju jetoni le të themi, në një fshat të Skocisë. Caktoni një shifër minimale dhe ‘tavan’ në kokën tuaj: Në qoftë flisni rreth pritshmërive tuaja brenda një ‘kuadri’ tregon se ju jeni të përgatitur të tregoheni fleksibël. Lëvizje e mirë. Pse ka vlerë ajo që po kërkoni?: Si rregull i përgjithshëm, nëse një kompani do ju paguajë 10 paund, atëherë ata do të presin që ju të prodhoni të paktën 20 paund në biznes. Bëjeni ju llogarinë. Ju mund dhe duhet të jeni duke përdorur aftësitë tuaja, përvojën dhe kualifikimet si një matës për të justifikuar kërkesat tuaja. Paraja nuk është gjithçka: A keni menduar për një bonus stimulues? Ky mund të jetë një mjet i dobishëm negociator. Po në lidhje me pushimet? Po në lidhje me udhëtimin? A mund të bëni pazar për një biletë sezonale në ekuacion? Ju gjithashtu mund të siguroni një numër të caktuar të ditëve të punës për të punuar nga shtëpia etj. Nuk ka asgjë personale: Ju do të siguroni shumë më shumë nëse buzëqeshni dhe qaseni me mirësjellje. Referojuni pyetjes së hapjes – këto janë pritshmëri.