Andersonit i bllokohet frymëmarrja

0
196

andersonNdeshjet në Bolivi janë përherë shumë të vështira dhe këtë gjë e kanë treguar edhe shumë skuadra dhe lojtarë të tjerë. Por më i fundit në radhë është braziliani i Internacional Porto Alegres, Anderson, i sapoardhur nga Mançester Junajtid, i cili mundi të luante vetëm 36 minuta të sfidës kundër vendasve të The Strongest. Kjo për shkak të mungesës së ajrit duke ditur që stadiumi i La Paz është rreth 3500 metra mbi nivelin e detit, çka vështirëson shumë frymëmarrjen për lojtarët e pamësuar. Ai e la fushën e lojës në minutën e dhe teksa qëndronte në stol pati nevojë edhe për oksigjen.

 

 Real i Madridit me fanellën rozë, humor në mediat sociale

Reali i Madridit luajti sfidën e pasdjeshme kundër Shalke 04 me uniformën e tretë, atë rozë, e cila më parë nuk u kishte sjellë fat “Los Blancos”-ve (kujtojmë humbjen 4-2 në La Liga ndaj Real Sociedad), por që në Gelsenkirshen rezultoi fatsjellëse pasi djemtë e Karlo Ançelotit fituan pastër 0-2. Por as kësaj here futbollistët e Realit nuk i kanë shpëtuar ironisë në rrjetet sociale ku futbollistët më të “sulmuar” kanë qenë Kristiano Ronaldo dhe Gareth Bejl.

 

 Tifozët e Fejnordit shkaktojnë probleme në rrugët e Romës

Probleme në Romë mes vendasve dhe holandezëve të Fejnordit, para ndeshjes së vlefshme për fazën e 1/16-ve të Europa League. Rreth 6 mijë tifozë miq ishin të pranishëm dje në “Olimpico”, të cilët kishin ardhur me autobusë, trena dhe avionë, ndërsa mbrëmja përpara ndeshjes nuk ka qenë e qetë në sheshet kryesore të kryeqytetit italian. Të alkoolizuar, tifozët e Fejnordit kanë prishur rendin publik duke detyruar policinë italiane të ndërhyjë dhunshëm dhe të arrestojë disa prej tyre. Nuk u raportua për përplasje me tifozerive.

 

 Milani në krizë, Barbara në romancë

Milani nuk po kalon momente të mira në Serinë A, teksa aktualisht është jashtë edhe objektivit më minimal sezonal, Europa League. Por kjo nuk e pengon Barbara Berluskonin, vajzën e presidentit Silvio, dhe njëkohësisht administratoren e klubit, të shijojë jetën e saj private. Pas divorcit me Aleksandre Paton, biondja është në një lidhje me Lorenco Guerrierin, fotot e të cilëve janë publikuar së fundmi edhe në revistën “Chi”. Çifti është kapur teksa darkonin së bashku, ndërsa nuk kanë munguar përkëdheljet dhe puthjet pasiononte.

 

 Përplaset autobusi i Çelsit

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes PSG-Çelsi, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, ka ndodhur në incident me autobusin e Çelsit, i cili ka pësuar një aksident të vogël në hyrjen e stadiumit “Parku i Princave” dhe i është thyer një xham dritareje. Fillimisht, shtypi francez spekuloi duke njoftuar se bëhej fjalë për një goditje me gur ndaj autobusit, por pastaj u konfirmua që ishte një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit që transporton lojtarët e klubit londinez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency