Rikandidimi për Bashkinë e Tiranës/ Basha shmang përgjigjen:Do flas së shpejti. PS: Tiranës s’i duhet një aspirat për kryeministër

0
166

Erneta Shevroja

Basha shmang përgjigjen Do flas së shpejti.PS: Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët

Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet që së shpejti të dalë në një konferencë ku do të bëje të ditur nëse do të kërkojë edhe një mandate për Tiranën apo do t’ia lërë postin një kandidati tjetër. Gjatë një inagurimi të nisjes së punimeve të shkollës, “Qemal Stafa”, Basha iu shmang përgjigjes për rikandidimin, ndërsa tha se kjo do të bëhet e ditur shumë shpejtë me anë të një konference për mediat. Gjatë këtij inagurimi, Basha I bëri thirrje qeverisë të mos investojë për gjëra luksi por të hedh më shumë sytë nga nevojat që kanë qytetarët. Ndërkohë, Partia Socilaiste ndau qendrimin e saj sa i përket rikandidimit të Bashës për kryetar Bashkie të Tiranës. Sipas PS-së Bashkisë së Tiranës nuk i duhet një kryetar partie që aspiron të bëhet kryeministër.

 

Rikanidimi

Ethet e zgjedhjeve lokale kanë nisur tashmë. Kanë qenë të shumtë emra të lakuar në media, pëfshirë edhe kryetarin aktual Lulzim Basha. Por Basha edhe për pak ditë ka vendosur që kureshtjen ta mbajë zgjuar, duke refuzuar t’i përgjigjet interesit të gazetarëve nëse do të rikandidojë për kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale. “Shpresoj në mirëkuptimin tuaj që atë konferencë për shtyp mos ta bëjmë në këtë gjimnaz që sapo kemi nisur ta rikonstruktojmë, por njëherë tjetër”- tha Basha në përgjigjen e tij ndaj interesimit të gazetarëve.  Ndërkohë, nuk janë të pakët emrat nga deputetët e Partisë Demokratike që shprehen se Basha duhet të përqendrohet tek partia dhe zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen mbas dy vitesh. E fundit që ka dhënë një përgjigje të këtill, është deputetja demokrate, Jorida Tabaku “Ky është vendimi i tij personal por edhe unë si shumë kolegë të tjerë e shohim atë si kryeministër. Sigurisht që strukturat e partisë do marrin një vendim në lidhje me këtë gjë, sigurisht që nuk ka akoma asnjë vendim dhe i gjithë debate është më shumë mediatik se sa i brendshëm në PD. Këtë do t’ja lëmë kohës”, ka deklaruar Tabaku. Nga aleatët, Basha si kandidat për Tiranën, ka marrë mbështjetje nga aleati, Dashamir Shehi I cili shpesh ka deklaruar se Basha  është kandidatura më e mirë nga e djathta. Ndërsa, aleati tjetër, Nard Ndoka ka deklaruar se Basha duhet t’ia lërë Bashkinë e Tiranës një tjetër kandidati dhe vetë kreu I PD-së, duhet të përqendrohet në betejen partiake.

 

PS kundër Bashes për bashkinë

Partia Socialiste ka kritkuar dje kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha sa i përket drejtimit të kryeqytetit. Sipas PS-së, Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie dhe jo për një kryetar partie që aspiron të bëhet kryeministër. Në një deklarat, deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare tha se Basha nuk ka përmbushushur asnjë nga premtimet e tij katër vjet më parë.Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie, jo për një kryetar partie që aspiron të bëhet Kryeministër. Ky ishte slogani i Lulzim Bashës 4 vjet më pare”- tha Bare. “Atëherë kur premtoi shtimin e punësimit në Tiranë, uljen e çmimit të bukës, rrugë, trotuare, ndriçim, parqe të reja. Kur premtoi kampusin e ri universitar, shkolla e kopshte të reja. Kur premtoi sigurisht tramin dhe zhdukjen e trafikut në Tiranë”- vijoi ai. Sipas Sociaialistëve, Basha e ka përkeqësuar Tiranën, ndërsa kohët e fundit është përpjekur të “pres edhe ndonjë shirt”. “Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më pare”- tha ai. Basha, tha Bare, nuk punon për qytetin por mendon si të sulmojë kundërshtarët politik. “Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët dhe s’ka bërë asnjë punë në çdo zyrë ku është future”- tha deputeti socialist. edhe në rastin e shkollës “Qemal stafa”, financimi nuk është nga bashkia por nga qeveria, vijoi Bare. “Edhe kur përpiqet të bëjë ndonjë punë për qytetin, si në rastin e shkollës Qemal Stafa që për hir të së vërtetës është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare, kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe”- u shpreh deputeti socialist.

 

 Basha inaguron punimet tek shkolla “Qemal Stafa”

 Sa i përket inagurimit të shkollës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se këto punime duhet të kishin përfunduar që në vitin 1950. Është e jashtëzakonshme që një proces i tillë të mbetet peng i vullneteve politike. Kemi dashur ta nisim këtë projekt prej kohësh dhe ndonëse taksapaguesit e Tiranës janë taksapaguesit më të mëdhenj të buxhetit qendror të shtetit, ata janë të fundit që përfitojnë nga grantet. Mentaliteti i diskriminimit politik është një e keqe, e keqja tjetër është papërgjegjshmëria me lekët e taksapaguesve. Çdo qindarkë e taksapaguesve ka një vlerë të jashtëzakonshme, veçanërisht në kohë krize ekonomike. Si i përdorim, ku i çojmë këto lekë dhe si japim llogari para publikut për veprat që bëjmë me këto lekë tregon nëse qeverisim mirë, qeverisim me përgjegjshmëri apo qeverisim keq dhe nuk duam t’ia dimë për lekët që nuk janë kurrë të qeveritarëve qendrorë apo vendorë por janë lekët e taksapaguesve”- tha basha.  në vijim ai kritikoi qeverinë se investon në punë luksi dhe nuk përqendrohet aspak në nevojat e qytetarëve.Të investosh për fasada, për palmat, kur nevojat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë të mëdha për infrastrukturë primare, rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, spitale, të shtosh taksat mbi qytetarët e mos t’u kthesh shërbimet që meritojnë por të mbështetesh në fantazi apo vizatimet e mendjes tënde është papërgjegjshmëri totale”- tha kryebashkiaku I Tiranës. Në këtë kontekst, Basha foli edhe si kryetar i opozitës.“Si kryetar i opozitës, i bëj thirrje kryeministrit të heqë dorë nga projektet fasadë, nga projektet e luksit që shoqërohen me pretendime për korrupsion galopant dhe në këtë kohë krize të vendosë çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në shërbim të taksapaguesve shqiptarë e jo në shërbim të “truman shoë” të rrugëve nga aeroporti në zyrën e kryeministrit dhe nga zyra në shtëpinë e kryeministrit, sepse kjo është një sjellje prej diktatori afrikano-qendror të viteve ’80 dhe jo prej një qeveritari të përgjegjshëm të një Shqipërie në NATO që pretendon të bëhet anëtare e BE. Në BE na bën përgjegjshmëria e qeverisë, na bën sensi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo projektet e luksit, shoqëruar me korrupsion” – deklaroi kryebashkiaku Basha.