Rikthehen në Opera “Impact” dhe “Table”

0
142

teatri operas dhe baletitPër ata që nuk e kanë parë dhe për ata që duan të rishikojnë 2 pjesët koreografike “Impact” dhe “Table”, do të shfaqen në skenën e TKOB nga balerinët shqiptarë më 24 shkurt 2015.

Shfaqje që flasin për njeriun e sotëm, për impaktin që ka teknologjia mbi të, komunikimi sot është i afërt, duke i lënë njerëzit gjithmonë e më larg. Pjesa e dytë ka në qendër një objekt të zakonshëm, por shumë të rëndësishëm në jetët tona. Muzika sugjestionuese, loja e dritave, skenografia e thjeshtë, si dhe lëvizjet e balerinëve sigurojnë një mbrëmje që duhet të kalohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Baleti “Impact”: Bota ndryshoi… është vetë njeriu që e ndryshoi atë, e ktheu në një fshat global. Ai ka ndryshuar ambientin dhe ka evoluar edhe vetë njëkohësisht, ka krijuar dhe është krijuar sërish. Veprimet e njeriut kanë ndikim tek vetë ai. Gjatë procesit të krijimit, njeriu përdori teknologjinë, e cila nxiti disa reaksione zinxhir. E mira dhe e keqja e këtij procesi nuk ndahen dot sepse ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën.

Burimet s’janë kurrë të mjaftueshme dhe kurrë më parë njeriu nuk është përballur me kaq sfida për të gjetur identitetin e tij. Të gjitha mjetet që teknologjia na vendos në dispozicion sot na falin liri por në të njëjtën kohë ngrejnë mure rreth nesh që na lënë të izoluar.

Komunikimi është gjithçka dhe sot është kudo, e megjithatë vetmia kurrë më parë s’ka qenë kaq e pranishme dhe njeriu asnjëherë s’ka qenë kaq larg nga të ngjashmit e tij sa sot.

Nga ana tjetër ka gjithmonë e më shumë mënyra komunikimi që përjashtojnë kontaktin fizik, duke krijuar një botë virtuale, por të rreme, ku mundësitë janë të pafundme. Në momentin që bëhemi pjesë e kësaj bote, jeta jonë mund të kthehet lehtësisht në virtuale dhe në fund do të jemi pjesë e një bote ku bota reale dhe ajo virtuale do të ngatërrohen me njëra-tjetrën, sepse ne do të veprojmë në botën reale sikur të jemi në një realitet virtual.

Megjithëse jemi në mënyrë konstante në komunikim me botën, përsëri jetojmë të mbyllur në vetvete. Kurrë më parë njeriu nuk është ndier kaq i vetmuar…

“Një tavolinë. Një nga objektet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Një objekt mbi të cilin merren vendime të rëndësishme, vend i konfrontimit të ideologjive. Objekt që na nxit të shprehim vetveten lirisht, pa asnjë shqetësim apo paragjykim. Burim harmonie dhe force”, kjo është një koreografi e “Table”, e frymëzuar nga ky objekt i thjeshtë, roli i të cilit shpesh është mbizotërues në jetën tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency