Rozmarina është e njohur për shekuj me radhë si një erëz dhe bimë me veti shëruese. Ajo është një nga bimët më të vjetra të njohura për njeriun. Ka shije dhe aromë të pazakontë dhe është një shtesë e shkëlqyeshme për gjellë të ndryshme. Çaji nga rozmarina mund të përdoret për të përmirësuar shëndetin e gjithë trupit, duke përfshirë edhe shëndetin e trurit, zemrës dhe mëlçisë. Çajin nga rozmarina mund ta bëni nga rozmarina e tharë. Në rozmarinë të tharë derdhni ujë të nxehtë, lëreni të qëndrojë 3 deri në 5 minuta dhe filloni ta shijoni atë me të gjitha të mirat e kësaj pijeje të shijshme dhe shëruese.
E pasur me substanca ushqyese
Çaji nga rozmarina është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B, C, D, E dhe K. Kjo pije aromatike ka një efekt të fuqishëm antioksidues, antiinflamator, antibakterial dhe antiseptik, që e bën atë të shkëlqyeshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe ruajtjen e shëndetit të të gjithë trupit.
Ndihmon tretjen e ushqimit
Konsumi i çajit të rozmarinës pas një vakti të rëndë do të ndihmojë në relaksimin e muskujve të sistemit të tretjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i rozmarinës është i shkëlqyer për reduktimin e fryrjes, lehtësimin e gazrave dhe dhimbjet e barkut.
Stimulon kujtesën
Rozmarina stimulon funksionet e trurit. Ajo ka një efekt të shkëlqyeshëm në kujtesë dhe përqendrim. Studimet kanë treguar se përmes konsumimit të rregullt të çajit të rozmarinës, kujtesa dhe përqendrimi rriten për 30 për qind brenda një periudhe prej 3 muajsh.
Parandalon kancerin
Çaji nga rozmarina ka një efekt antikancerogjen dhe antioksidant. Ul nivelin e radikaleve të lira në trup dhe me këtë e parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kanceroze. Gjithashtu mund ta ngadalësojë përhapjen e qelizave të kancerit.
Lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit
Kjo pije mund t’i lehtësojë migrenat, kokëdhimbjet dhe kapsllëkun, të shkaktuara nga ftohjet dhe gripi. Filloni ditën me çaj të rozmarinës, i cili ka veti të shkëlqyera rimëkëmbjeje. Qetëson mendjen dhe trupin dhe ju mban të pushueshëm.
Qetëson irritimet e lëkurës
Çajin e rozmarinës mund ta shtoni në banjë. Ai është i shkëlqyeshëm për njerëzit që vuajnë nga qarkullimi i dobët dhe sëmundjet e lëkurës si psoriaza. Kompresat nga çaji i rozmarinës mund t’i vendosni në lëkurë të thatë dhe të dëmtuar, si dhe në lëkurë të prirur ndaj akneve dhe puçrrave.
Redukton nivelin e stresit
Pothuajse të gjitha llojet e çajit kanë efekt qetësues në mendje. Përmes konsumimit të përditshëm të çajit të rozmarinës do ta reduktoni në periudha afatgjatë nivelin e hormoneve të stresit në trup.
Vaji i ullirit mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene
Substanca oleokantali në vajin e ullirit ndihmon në luftën kundër kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan. Shkencëtarët nga Universiteti “Hunter” në Nju Jork kanë bërë një kërkim mbi minjtë, në bazë të së cilit konstatuan se antioksidansi oleokantal shkatërron qelizën kancerogjene një orë pas hyrjes në të. Kërkuesit shkencorë theksuan se substanca është efektive në trajtimin e kancerit të prostatës, kancerit pankreatik dhe të gjirit dhe se personi i cili vuan nga kanceri, por i cili peshon rreth 90 kilogram, duhet të konsumojë së paku 2,25 litra vaj ulliri. Shkencëtari Paul Breslin, shpjegon se substanca oleokantal do të jetë më efektive nëse konsumohen çdo ditë. Vaj ulliri është lehtësisht i tretshëm, dhe ndihmon në luftën kundër kancerit, ndihmon në rritjen e fëmijëve dhe ngadalëson plakjen për shkak përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që bllokojnë radikalët e lira. Është i mirë për eshtrat, nyjat, lëkurë, mëlçi dhe zorrët. Gjithashtu ndihmon tek diabeti dhe ulcera në stomak.