Kur ndjesia e së shenjtës nuk pranon ndarje….

0
160

Nga Mërgim Korça

Nga Mërgim KorçaSinqerisht dhe pa as më të voglën rezervë, përkundrazi, dua t’ia bëj të njohur lexuesit se e konsideroj një fat të madh timin njohjen dhe në vazhdime dhe miqësin’e  lindur e mëpastaje dhe  të kultivuar me të ndjerin Baba Rexhebin, themeluesin si edhe Udhëheqësin Shpirtëror  të Teqésë Bektashjane të Detroitit.

Nuk ka ditë të mos kujtoj konsiderata, pohime si edhe shfaqje mendimesh nga ana e Tij për probleme, kryesisht  sa i takon vëndit tonë, e doemos pastaj edhe më  gjerë. Mirëpo nga që dy a tri javët e fundit ka qenë shumë aktual problemi i emërimit apo i mosemërimit të poetit dhe shkrimtarit  të madh Visar Zhitit, si përfaqësues i Shtetit Shqiptar pranë shtetit te Vatitkanit te Selisë së Shënjtë, në mënyrë të menjëherëshme parakalojnë para syve të mëndjes arsyet që nxori si shkaqe Presidenti pse, kjo kandidature të mos miratohej. E doemos, shqyrtuar nga ky këndvështrim, gërshetohen pastaj aq arsye saqë, hajde e ndiqe pastaj fillin kryesor, i cili ndikon që ky problem të mbetet akoma pezull si bëmë dhe si ndjesi.

Fillimisht qé p.sh.ndihmës Arqipeshkvi i Arqipeshkvísë së Tiranës dhe Durrësit, si edhe njëkohësisht Sekretari i Përgithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot George Anthony Frendo,,.i cili u shpreh se, përfaqësuesi shqiptar pranë Selísë së Shënjtë, në Vatikan duhej të ishte besimit katholik. Mbas reagimit të menjëhershëm, që ngjalli deklarata e tij në shtyp, nd/Arqipeshkvi u tërhoq pa vonesë duke deklaruar se, n.q.se Visar Zhiti qé fyer dhe prekur nga deklarata e tij, ai, (Monsinjori), ishte i gatshëm t’i kërkonte falje, por… duke theksuar se ai kishte thënë vetëm se “… kishte me qenë më e përshtatëshme që Ambasadori në Vatikan të ishte katholik…”.  Nga që, nuk i kemi vënë vetes qëllim të polemizojmë me ç’tha, pa lé edhe si i tha këto Monsinjori Frendo, sjellim tashti bindjet fetare të Mendimtarit të Madh Baba Rexhep-it në themelin e të cilave, zinte vend pohimi i Tij madhor se si “… Të gjithë monotheistët që besojnë një Zot të Vetëm edhe Atij dhe i luten, nuk ka asnjë kuptim të jenë të ndarë në besime të ndryshëme fetare! Ata duhet të jenë të integruar në një besim fetar të vetëm! Dhe këtu pastaj i ndjeri Baba Rexheb-i sillte si shëmbull Henrikun e VIII-të të Anglisë, i cili donte t’ishte jo vetëm mbreti Anglisë, por edhe udhëheqës i gjithë të Krishterëve dhe egoizmi i tij e shtyu t’i ndante të Krishterët Anglezë ngaVatikani dhe sot e kësaj dite, falë atij egoizmi, britanikët janë  të besimit Anglikan!

Pa hyrë në diskutime, pa lënë krahasime mendësisht fetare, karakteri filozofik, deshëm të vemë në dukje se sa gjithëpërfshirës ishte mendimi si edhe këndvështrimi filozofiko – fetar, i të ndjerit Baba Rexheb-it! E kjo, duke krahasuar dy personalitete të shquara fetare lidhur me gjerësín’e këndvështrimeve të tyre të ndërsjellë: njeri, sa i takon vetëm një besimi fetartë të gjithë monoteistëve an’embanë botës, kurse tjetri lidhur me besimin fetar të një personi të vetëm, përfaqësuesit të një shteti laik, pranë Selisë së Shënjtë !

Përgjatë kësaj hullije, nga që qëllimi ynë është të vemë në dukje qëndrim e të cilët nuk ishërbejnë aspak asaj që ne mundohemi, kur na vjen përshtat, t’ia drejtojmë projektorët, (bashkëjetesës dhe mirëkuptimit vëllazëror ndërmjet besimeve të ndryshëme fetare në vëndin tonë), ësht’edhe pozicionimi ndaj emërimit të Visar Zhitit, si ambasador në Vatikan, sepse duhet të jemi të bindur se, Credo-ja e Visar Zhitit është po ajo e prelatëve pararendës të sotmë: PËR FE E ATDHE, i pasuar ky pohim nga ai i Vaso Pashë Shkodranit që thotë se:

FEJA E SHQYPTARIT ASHT SHQYPTARIJA! Nje rast rast i shkëlqyer ky, përbashkues i Visar Zhitit, qe edhe Presdidenti i Republikes të ndjehej në lartësinë e çështjes dhe vazhdues i një ideje të qenësishme, sa ideale, po aq historike e aktuale.

Kështu vetëdhënja e mendimit se, pranë Selisë së Shënjtë do të qé më e përshtatshme të dërgohej një ambasador katolik, ishte një shije e hidhur, që na la në gojë për herën e tretë, Kryesija e Kishës Katholike Shqiptare. Pse e theksoj “për herën e tretë”? Që lexuesi t’i ketë sa më të qarta ndjenjat si edhe pikëpamjet tona, po shkëpusim dhe vendosim këtu një paragraf të një letrës drejtuar Imzot Rrok Mirditës, në muajin shkurt të vitit 2010, (e cila letër është botuar në version të plotë – M.K.) :

I nderuem Imzot Mirdita,

Mâs’parit lus Zotin e Madh, të vetmin si edhe të  të gjithmonoteistëve, të jeni mirë me shëndet.

Mbas takimit tone të vjetës shkueme ku diskutueme gjânë pikpamjen T’uej si edhe t’êmen rreth mospërfshîmjes në listën e Martirve të Kishës Katolike Shqiptare të figurës ndër mâ të shquemet të Klerit Katolik Shqiptar si edhe të nacionalizmë se dhe intelektualve të vêndit tonë, Patër Anton Harapit, në fund të bisedës, megjithse u ndame shum miqësisht, gjithsecilli i qindroi në pozitat e tija fillestare. Kjo gjâ doemos nuk kishte se, si me më pasë bâ me u largue prej Arqipeshkvisë në gjêndje shpirtnore të gëzueme,,,

,,,S’parit e kryesorja âsht se si,,, (…kujtoj…) nuk u gjetën në aeroportin “NânaTerezë” të Rinasit m’i pasë  pritë ato qi përfaqsojshin, tashmâ 94 vjete mbas  ndërrimit jetë, mbetjet trupore të Dom Nikoll Kaçorrit.  Kah ky fakt njallë disprim si edhe mërzí,…kjo mungesë çon ujën’mullînin e atynet’ paféve… të ish diktaturës në Shqypni… !

Kështu që pozicionimi ndaj emërimit potencial të Z.Visar Zhiti, më nxiti t’i shkruaj këto radhë më se të sinqerta edhe unë, duke qenë i besimit musliman, trashëguar nga prindët tanë si edhe VisarZhiti por, të mëkuar nga prindët tanë t’i konsiderojmë të gjitha besimet fetare si besime vëllezërore. Kjo edhe arsyeja që më shtyu t’i hedh dritë si i kam shikuar unë, (ndonëse jo katolik), qëndrimet pararendës,,, dhe si e kam trajtuar problemin, sikur të kisha qenë vetë katolik. Së pari, jemi njerëz të Zotit dhe të Atdheut, në ndihmë të njeri tjetrit e jo pengesa të pa vend.