Kush jemi në të vërtet?!

0
180

who are weShpesh here zhytemi ne oqeanin e pafund te mendimeve, ne horizontin e palimituar kohor, hapesinor, rrethanor… Nje gje me duket e pakuptimt, e pakapshme dhe e cuditshme, pse i tere ky Univers dhe te kete jete vetem ne planeten Toke?!? ‐Po sikur mos te kishte ekzistuar jeta edhe ne Toke, atehere cfare kuptimi do te kishte Universi? ‐Nese realisht nje dite vertetohet se asnjehere me pare dhe asnjehere me pase skishte,dhe sdo te kete jete ne hapesiren e pakufishme Universitare, pos ne hapesiren Tokesore planetare atehere na mbetet obligim moral por edhe faktik, qe njeriun ta shpallim si qenje zoteruese te Universit, natyrisht pas krijuesit te tij. ‐Nese ka shenja jete ne ndonje planet tjeter, te sistemit diellor, apo ne ndonje sistem tjeter planetar deri me sot te pazbuluar, jeta si fenomeni me i persosur dhe me magjepes Universitar, do ta merrte ngjyren dhe kuptimin e duhur shkencor, ndoshta edhe teologjik… ‐Te jesh faktor i gjalle ne kete hapesire Universitare, nuk eshte e lehte ashtu sikur qe nuk eshte e lehte shuarja dhe shkaterrimi i mijerave spermatozoideve motra apo vellezer qe ishin pjese perberese e fluksit ejakulues, ne mitren e nenes sone, qe priste me padurim, te ngjiste vezoren e te ndertonte frytin, pra ne mund te thirremi fatlum ne njeren ane qe patem rastin epokal qe ne te ngjizemi, ndersa ne njeren ane ndoshta edhe shume fatzi qe spatem rastin epokal qe te mos krijoheshim te mosoraganikoheshim, dhe te vdisnim te qete, pa perjetuar tmerret e jetes, te mirat e saj, te keqijat e saj, te befasishmet dhe spontanet jetesore. ‐Po pse pikerisht njeriu, me formen, ndertimin, psikiken dhe boten e tij te izoluar njerzore te ishte i perzgjedhuri i krijuesit te tij. ‐Cili ishte motivi i krijuesit, qe te konstruktonte dikend dhe nga ai te bente qe te frymonte, lirshem, apo shtrengueshem, lehte apo veshtire?!? ‐A eshte i vertet mendimi se krijuesi e kishte te veshtire, qe te gjalleronte ne vetmi dhe u desh qe ta krijoj dikend per te cilin ai do te kujdesej sikur qe dikur ose sot kujdeset per femijun e tij, prindi shkalla dhe niveli i vetedijes morale i te cilit eshte maximal apo i shkelqyer, gje qe rezultative eshte dashuria e flakte dhe e pastert si loti. ‐Po ne njeren ane a nuk eshte absurd fakti, se krijuesi para se te ndertonte Token dhe Ujin, kohen (diten dhe naten), si dhe me ne fund njeriun dhe gjallesat tjera te sorollatej i vetmuar ne hapesiren e pakufishme universitare?!

 

 Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Njëra nga ambiciet pak të njohura të Thomas Edisonit ishte për të ndërtuar një pajisje me të cilën do të mund të dëgjoheshin zërat e të vdekurve, sipas një kapitulli gati të humbur nga kujtimet e shpikësit, që pritet të ribotohen këtë javë në Francë. Amerikani, i cili e zbuloi gramafonin dhe citohet shpesh si zbuluesi i parë i poçit elektrik, kishte dashur të krijonte një lloj “telefoni të shpirtrave” i cili do të regjistronte zërat e shpirtrave. Edison (1847‐1931) kishte detajuar përpjekjet e tija dhe ato ishin publikuar pas vdekjes së tij, më 1948, si kapitulli i fundit i “Ditari dhe vrojtimet e ndryshme”. Disa në Amerikë mendojnë se ideja ishte ndoshta një shaka e Edisonit, pasi që asnjë dizajn për një “telefon shpirtrash”, ndonjëherë nuk është zbuluar. Por në Francë, një përkthim i vitit 1949 në frëngjisht i “Ditarit” origjinal të shpikësit, sipas medieve të huaja, ishte ruajtur i paprekur – bashkë me kapitullin e fundit të zhdukur. Lexuesit francezë nga e enjtja do të jenë në gjendje për të rizbuluar kërkimin e pazakontë të Edisonit në një libër të titulluar “Le Royaume de l’Au‐dela” (Mbretëria e Botës Tjetër). Kapitulli në fjalë flet rreth asaj se si Edison kishte provuar që në vitin 1870 të gjente bazë për “telefonin e shpirtrave” duke amplifikuar zërin nga gramafonat e tij, paraardhësit e gramafonave dhe regjistruesit e zërit. Ai madje, për të arritur deri tek kjo, kishte bërë edhe një pakt me inxhinierin punonte me të, William Walter Dinwiddie.

 

 Ç’kuptim kanë numrat në Bibël?

Numrat në Bibël shpesh kanë kuptim të mirëfilltë, por ndonjëherë kanë kuptim simbolik. Zakonisht është vetë konteksti që tregon nëse një numër është përdorur me kuptim simbolik apo jo. Shqyrto disa shembuj të numrave simbolikë në Bibël: Numri 1: Tregon unitet. Për shembull, Jezui iu lut Perëndisë që dishepujt e tij «të jenë të gjithë një, ashtu si ti, o Atë, je në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me ty».—Gjoni 17:21; Mateu 19:6. Numri 2: Nëse në një çështje ligjore ka dy dëshmitarë, atëherë çështja konsiderohet e vërtetë. (Ligji i përtërirë 17:6) Po kështu, përsëritja e një vegimi ose e një pohimi përforcon sigurinë dhe vërtetësinë e diçkaje. Për shembull, kur Jozefi interpretoi një ëndërr që kishte parë faraoni i Egjiptit, ai tha: «Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia.» (Zanafilla 41:32, Diodati i Ri) Në profeci, ‘dy brirët’ mund të përfaqësojnë sundim dypalësh, siç iu tha profetit Daniel për perandorinë medo‐perse.—Danieli 8:20, 21; Zbulesa 13:11. Numri 3: Ashtu si tre dëshmitarë provojnë patundshmërisht vërtetësinë e një çështjeje, përsëritja tri herë, me sa duket, e vendos ose e thekson patundshmërisht diçka.—Ezekieli 21:27; Veprat 10:9‐ 16; Zbulesa 4:8; 8:13. Numri 4: Mund të nënkuptojë plotësi për sa i përket formës ose funksionit. Për shembull, shprehja «katër erërat e tokës» nënkupton forcat shkatërrimtare që vijnë nga të gjitha drejtimet.—Zbulesa 7:1; 21:16; Isaia 11:12. Numri 6: Duke qenë se është një më pak se shtata, që shpesh përfaqëson plotësi, numri gjashtë nënkupton diçka të paplotë a të papërsosur ose diçka që lidhet me armiqtë e Perëndisë.—1 Kronikave 20:6; Danieli 3:1; Zbulesa 13:18. Numri 7: Përdoret shpesh për të dhënë idenë e plotësisë. Për shembull, Perëndia i urdhëroi izraelitët të marshonin shtatë ditë rresht përreth Jerikosë dhe ditën e shtatë duhej të marshonin shtatë herë. (Josiu 6:15) Bibla përmban mjaft raste të ngjashme ku shtata përdoret me këtë kuptim. (Levitiku 4:6; 25:8; 26:18; Psalmi 119:164; Zbulesa 1:20; 13:1; 17:10) Kur Jezui i tha Pjetrit që duhej ta falte vëllanë e vet «jo shtatë herë, por shtatëdhjetë e shtatë herë», përsëritja e numrit «shtatë» përçonte idenë «pa kufi».—Mateu 18:21, 22. Numri 10: Përfaqëson tërësi ose shumën totale të diçkaje.—Dalja 34:28; Luka 19:13; Zbulesa 2:10. Numri 12: Me sa duket, ky numër përfaqëson një organizim të plotë dhe hyjnor. Për shembull, në vegimin e qiellit që iu dha apostullit Gjon përfshihej një qytet me «dymbëdhjetë gurë themeli, dhe mbi ta ishin dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve». (Zbulesa 21:14; Zanafilla 49:28) Shumëfishi i 12‐s mund të ketë të njëjtin kuptim.—Zbulesa 4:4; 7:4‐8. Numri 40: Disa periudha gjykimi ose dënimi lidheshin me numrin 40.—Zanafilla 7:4; Ezekieli 29:11, 12. Numerologjia dhe gematria Këto kuptime simbolike të numrave në Bibël ndryshojnë nga numerologjia që merret me kuptimin okultik të numrave, të kombinimit të tyre dhe të totalit numerik. Për shembull, kabalistët judenj kanë analizuar Shkrimet Hebraike duke përdorur një teknikë që quhet gematria, e cila kërkon një kod të fshehur në ekuivalentët numerikë të shkronjave. Numerologjia është një formë falli, që Perëndia e dënon.—Ligji i përtërirë 18:10‐12.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency