Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, Shkodër, ku policia bën me dije se në një automjet janë gjetur të vrarë dy persona. Dita e 8 Marsit ose Dita e Gruas, është pargjakur në Malësinë Madhe, taksa një 30 vjeçare është ekzektuar më armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili në fund ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë me dije se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Aliaj, Komuna Kastrat, ku sipas policisë dyshohet se 35-vjeçari Pal Isufaj, pas një konflikti verbal ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë gruan e tij 31-vjeçaren Dorina Isufaj. Kjo e fundit mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 35-vjeçari me të njëjtën armë ka vrarë edhe veten.
Ngjarja
Burime zyrtare nga policia e shkodrës bëjnë me dije se e gjithë skena e krimit ku mbetën të vrarë dy persona ka ndodhur në automjetin e Pal Isufajt, ndërsa mësohet se viktimat ishin përindër të tre fëmijëve. Ndërkohë mësohet se 35-vjeçari u kishte thënë tre fëmijëve të tyre se për 8 Marsin do të shkonin në Kishën e Laçit, ndërsa në kokë kishte thurur edhe planin për ekzekutimin e gruas 31-vjeçare dhe më pas të vetes së tij. Trupat e pajetë të çiftit Isufaj janë gjetur në automjet në një rrugë dytësore të fshatit Aliaj të komunës Kastrat, ndërsa janë njoftuar menjeherë forcat e policisë. Burime paraprake bëjnë me dije se xhelozia është motiv i këtij krimit të rëndë që shokoi banorët e zonës. Blutë e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik në mabrë vendin. “Më datë 08.03.2015 në orën 10.45, është marrë informacion se janë gjetur në një rrugë dytësore të fhstit Aliaj, Malësi e Madhe, Brenda një automjeti me targë AA 405 DH, bashkëshortët P. I., 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij D. I., 30 vjeçe, banues në fshatin Aliaj, Bajze e Rrethit Malësi e Madhe. Nga të dhënat paraprake dyshohet se burri ka vrarë gruan për arsye xhelozie dhe më pas ka vrarë edhe vehten. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kryhen veprimet nga grup hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. Sakaq, sipas të njëjtave burime mësohet se bashkëshorti e ka qëlluar gruan e tij me një plumb në kokë, me një armë të tipit pistoletë dhe më pas me pot ë njëjtën armë ai ka qëlluar veten me të njëjtën mënyrë, me një plumb në kokë. Pistoleta TT e gjetur në vendin e krimit është sekuestruar nga policia, sipas së cilës një mosmarrëveshje mes çiftit për arsye xhelozie pati një fund tragjik. Çifti fatkeq kishte 12 vite martesë dhe sipas fqinjëve ata ishin martuar pas një historie dashurie të pamiratuar nga familjet e tyre. Sipas dëshmive të të afërmve, kishte rreth tre muaj që bashkëshortët kishin shfaqur në publik konfliktin e tyre, i cili i ka dhënë fund jetës së prindërve të 3 fëmijëve tani jetimë, dy vajzave, më e madhja 11 vjeç dhe një djali 3 vjeç.
Konflikt për pronën në Vlorë, vritet me thikë 50-vjeçari nga kushëriri
Një 50-vjeçar nga Selenica e Vlorës ka mbetur I vrarë me thikë, ndërsa Policia e Vlorës sqaron se autor I krimit dyshohet të jetë djali I xhaxhait të tij. Burime zyrtre nga Policia e Vlorës kanë bërë me dije se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt për motive pronësie, ndërsa menjëherë pas ngjarje policia ka vënë në pranga edhe atorin e krimit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Selenicë të qytetit bregdetar të Vlorës, ku viktima mësohet të jetë identifikuar se si Ferdinand Mitro, 50 vjeç, I cili pas një debati verbal me kushëririn e tij të parë Spiro Mitro 45 vjeç, është qëlluar me thikë nga ky fundit. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë theksuar se viktima Ferdinand Mitro, fillimisht ka mbetur I plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës si pasojë e hemoragjisë së shaktuar nga plaga e marrë. Ndërkohë policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka prangosur autorin e krimit 45-vjeçarin, Spiro Mitro, i cili tashmë ndodhet në Policinë e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e një 50-vjeçari.