Korçarët kanë arritur fitore historike ndaj vlonjatëve, ndërsa bardheblutë kanë marrë një sukses të madh ndaj Kuksianve
Superliga shqiptare ka luajtur dje disa nga sfidat vendimtare të javës së 26-të kampionatit. Dy sfidat më të rëndësishme luheshin në Vlorë aty ku Flamurtari priste Skënderbeun, ndërsa në Durrës, Tirana përballej me Kukësin në një sfidë shumë të rëndësishme për të kapur tempin e verilndorëve. Pas 39 vjetësh Skënderbeu rikthehet të fitojë në Vlorë. Një gol i Stojkov në pjesën e dyti vendosi sfidën mes dy skuadrave rivale, pas një 90 minutësh që dhuroi emocione të shumta pavarsisht se prodhoi vetëm një gol. Përvoja dhe qetësia e Skënderbeut fitoi ndaj pasigurisë së Flamrutarit, që vinte pas një jave të tensionuar që u pasqyruar jo vetëm në formacionin titullar por gjithashtu dhe në lojën e kuqezinjve, pavarsisht se fillimi ishte I mbarë për të, me Shehaj që testoi Shehin që në fillim. Korcarët nuk e vonuan përgjigjen me Stojkov, por dhe Xhelilaj tregoi se ishte pozicional. Shkëndijat e para të Flamurtarit u shuajtën shpejt, me korcarët që në fundin e pjesës së parë u përpoqën dhe të kalonin përpara, porn ë të 42-tën, Progni nga dy hapa gaboi. Një minuta më pas Stojkov u ndal nga shtylla, ndërsa në të 44-trën, Berisha I pashqetësuar nga askush goditi keqazi. Golin që nuk gjeti në fundin e pjesës së parë, Skënderbeu e gieti në fillimin e pjesës së dytë, me Stojkov që ju shkëput mirë mbulimit të mbrojtjes vlonjate për të realizuar golin e epërsisë. Flamurtari jo vetëm që nuk reagoi por rrezikoi të pësonte dhe golin e dytë, si në të 68-të, kur u nevojit nërhyrja e Xhelilajt për të ndalur Prognin. Dy minuta më pas dhe Latifi u tregua zemërgjerë në finalizm duke goditur jashtë. Flamurtari e dha përgjigjen me Telushin në të 79-tën, por goditja e tij u ndal nga Shehi. Rasti I fundit u regjisturza në të 86-tën me Martins, që gjithsesi ishte e pasaktë. Minutat e mbetura nuk prodhuan pothuajse asgje me Skëndërbeun që doli pas 39 vjetësh me rezultatin maksimal në Superiore nga Vlora, duke marrë tashmë dhe kreun e vetmuar të renditjes.
Tirana fiton dhe i afrohet Kukësit
Tirana i ka treguar vendin Kukësit duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme ndaj një rivali që është direkt në luftë për titull.Verlindorët mundohen që në fillimin e ndeshjes të shfaqen rrezikshëm para portës së Frashërit. Në minutën e 3′ Pejiç fiton një goditje dënimi të cilën e ekzekuton Lushtaku. Kosovari provon por pret portieri. Janë sërish kuksianët që shfaqen rrezikshëm. Në minutën e 8’ një top i gjatë vë në vështirësi portierin Frashëri që detyrohet ta largojë me kokë. Tirana zgjohet pas këtyre episodeve dhe shtyn përpara duke filluar me rastet e njëpasnjëshme. Sinjalin e parë e jep Kahata më min e 10′ pasi pengohet në zonë, bardheblutë pretendojnë për penallti, por arbitri nuk është i këtij mendimi. Në minutën e 15′ Morina del i vetëm përballë Halilajt por gjyqtari ndal lojën për pozicion jashtë loje. Përgjigjet Kukësi në minutën e 21′. Është Smajli që kroson në zonë, aty gjendet Lushtaku që godet menjëherë me kokë por topi përfundon jashtë. Minuta e 23′ e takimit shënon një rast ideal për Tiranën, Morina gabon i vetëm përballë Halilajt duke shpërdoruar mundësinë më të mirë për të kaluar bardheblutë në avantazh. Tirana nuk i ndal sulmet dhe në minutën e 35′ është sërish Morina që provon por topi ndalet nga mbrojtësat. Vetëm 1 minutë më vonë ka një rrëmujë në zonë dhe porta e Kukësit shpëton për mrekulli. Përpjekjet e bardhebluve mbyllen edhe me një mundësi ideale në fundin e pjesës së parë. Curri provon me një goditje me kokë por shpëton portën Halilaj. 45 minutat e para mbyllen në barazim 0-0. Pjesa flet e gjitha për Tiranën. Bardheblutë ushtrojnë vazhdimisht presion në portën e Kukësit. Goli i avantazhit vjen nga stoli. Në minutën e 72-të, Bushiç i futur në fushë si zvëndësues avancon drejt portës dhe gjuan më të majtën duke mposhtur portierin Halilaj. Pas golit të pësuar Kukësi përpiqet të reagojë dhe shtyn përpara. Pikërisht në momentin më të mirë të verilindorëve vjen një zbritje e shpejtë e bardhebluve të cilët gjejnë edhe golin e dytë me anë të Gjergji Muzakës. Mesfushori shfrytëzon më së miri një passim të Morinës dhe shënon golin i cili do të vuloste takimin në shifrat 2-0. Minutat e mbetura nuk i mjaftuan Kukësit për të shënuar qoftë edhe një gol të vetëm. Verilindorët lënë kështu kreun dhe e shohin veten në vendin e dytë në kuotën e 52 pikëve, 2 më pak se Skënderbeu i vendit të parë. Tirana kalon Partizanin dhe rifutet në lojë për titull pasi tashmë e sheh veten në vendin e 3-të në kuotën e 50 pikëve.
Barcelona goleadë ndaj Rajo Valekano, kalon Realin
Barcelona arriti një fitore të madhe kundër Rayo Valecanos (6-1) duke u ngjitur në pozitën e parë në tabelë me 62 pikë të tubuara një më shumë se rivali i urryer Real Madrid. E më meritori për këtë fitore të Blaugranave ishte gjeniu Leo Messi që shënoi tre gola. Këta tre gola ishin shumë të rëndësishëm për Leon, jo se fitoi Barcelona pasi edhe pa golat e tij do të triumfonte, por argjentinasi me het-trikun e realizuar ka dalë mbi rivalin e tij, Cristiano Ronaldo. Messi ka 30 gola të shënuar sa ka edhe Ronaldo, por argjentinasi këta gola i ka shënuar për 23 ndeshje të zhvilluara, ndërsa portugezi ka luajtur tri ndeshje më shumë. Përpos luftës për titullin e kampionit, do të ketë një ‘luftë’ edhe për golashënuesin më të mirë në La Liga mes Messit dhe Ronaldos.
Avdiaj: Më pëlqeu plani e De Biazit për Shqipërinë, shpresoj të luaj për kombëtaren
Djaloshi i artë Dionis Avdiaj ka bërë famë të madhe në futbollin gjerman dhe evropian falë golave të shumtë që ka shënuar për grupmoshat e Schalke 04. Të gjithë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës e dëshirojnë në fanellën kuq e zi të Shqipërisë, dhe De Biasi mori rrugë për në Austri për ta takuar nga afër. Avdijaj tregoi bisedën me De Biasin dhe gjasat që ai ta veshë fanellën e Shqipërisë më 29 mars në takim me Armeninë. “Mbrëmë pas lojës që zhvilluam kam pasur takim me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi. Më ka ardhur shumë mirë që ka marrë rrugë deri në Austri për t’u takuar me mua”. “Trajneri më ka treguar projektin e Shqipërisë dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë biseda që pata me të. I kemi bërë pyetje të ndryshme njëri-tjetrit për të ardhmen dhe ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat”. 18-vjeçari tregoi se dëshira e tij është për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë por jo gjithçka varet nga ai, pasi për këtë gjë duhet të reagojnë njerëzit kompetent për ta afruar atë. “Unë jam shqiptar dhe po më dëgjon që flas rrjedhshëm gjuhen amtare. Dëshira ime është që të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë por jo gjithçka varet nga unë. Të shikojmë se çfarë do të ndodh”, vazhdoi Avdijaj i cili ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë U21 për dy ndeshjet e radhës