Bashkia/ Ja projektet që janë bllokuar nga Kryeministri Rama

0
216

bulevardi i ri i tiranes bllokuar nga edi rama“Të bllokuara janë dhe investimet në programin e arsimit parauniversitar dhe edukimit, nga ku do të përfitonin10.819 nxënës”

Bashkia e Tiranës ka akuzuar Kryeministri Edi Rama se po vazhdon politikën e bllokimit të investimeve ndaj qytetarëve të Tiranës. “Përveç projekteve strategjike, Edi Rama ka urdhëruar edhe bllokimin e investimeve në rrugë, blloqe banimi, shkolla, kopshte dhe çerdhe. Pasi bllokoi çdo investim në vitin 2014 përmes bllokimit të buxhetit i cili u zhbllokua me vendim gjykate, këtë vit Edi Rama ka urdhëruar Thesarin të kthejë pas 39 projekte që lidhen me rikualifikim urban, rindërtim rrugësh, rikonstruksion dhe rindërtim shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh. Këto investime do të përmirësonin rrënjësisht cilësinë e jetës së mijëra banorëve të kryeqytetit, një pjesë e të cilëve prej 20 vitesh nuk kanë parë investime në zonat e tyre si dhe do të mundësohej  hapja e 2297 vendeve të reja  pune’, – tha në një konferenc për shtyp nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo.

 

Projektet e bllokuara së fundmi janë:

-Rikonstruksioni i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rruga “Arben Lami” – “Ali Shefqeti” –

“Aleksander Konda” – rruga që lidh “A. Konda” me “Fehmi Ibrahimin

-Rikonstruksion i rrugës “Ali Shefqeti”

-Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Ali Demi”

-Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Fuat Toptani” – rr. e “Elbasanit” – Varrezat e Dëshmorëve

-Rikonstruksioni i rrugës “Mihal Grameno” dhe degëzimit të rrugës “Budi”-Depo e ujit (faza e dytë)

-Rikonstruksion i rrugës “Danish Jukniu”

-Rikonstruksioni i infrastrukturës së bllokut që kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana

-Ndërtimi i rrugëve ”Disha”, ”Thoma Nasi” dhe “Fransua Pukvil”

-Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” e Xhanfize Keko

-Rikonstruksioni i rrugës “Imer Ndregjoni”

-Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga Rr. “Mentor Xhemali”, rr. “Hajdar Tafa”, Rr. “Qemal Butka” dhe Rr. “Frang Bardhi”

-Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore i bllokut kufizuar nga Fusha e Aviacionit-rruga “Anesti Lubonja”-Lumi Lana- dhe rruga “Artan Lenja”

-Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra”  – rruga e “Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” dhe “Ferit Xhajko”

-Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra” – Besa – “Jashar Erebara”-“Gëzim Kaceli” dhe Lumi i Tiranës

-Rikonstruksioni i pjesës veriore të Unazës së Vogël (rruga  e Kavajës – Zogu i ).

-Sistemim-asfaltim i Unazës nga Ministria e Jashtme deri tek ura “Vasil Shanto”

-Rikualifikimi urban i Bllokut “Kodra e Priftit”

-Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, ”Skënder Luarasi”, ”Grigor Heba”, “Gjik Kuqali”

-Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar  nga rruga “Ibrahim Rugova”, rr.”Pjetër Bogdani”,  rr. “Gjin Bue Shpata”,  blv “Bajram Curri”

-Blloku 47 (kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, rruga e Parkut të Liqenit (Faza I)

-Ndërtimi i ujërave të zeza, Kombinat

-Rikualifikimi urban zona e Qytetit të Nxënësve, kufizuar nga rruga “Sabaudin Gabrani” – “Leka i Madh” dhe “Vasfi Samini”

-Rikualifikim urban në rrugën “Vëllezërit Manastirli”

-Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rruga e Kavajës – “Babë Rexha” – “Ferdinand Deda” dhe Lumi Lana

-Rikualifikim urban i bllokut i cili kufizohet nga rrugët ”Asllan Shahini” – Albanopoli” – ”Muzakët” – ”Eshref Frashëri”

-Rikualifikim urban i bllokut Nr. 1 (Lapraka) kufizuar nga rruget “Don Bosko” – Shinat e Trenit (Filanto) – “Turhan Pashë Përmeti” – “Ibrahim Pashë Bushatlliu” – “Lord Bajron” – “Riza Cuka” – “Learton Vathi” – “Pandi Dardha” – “Dritan Hoxha”

 

Bllokimet

Sipas Bozdos, përveç asfaltimit të plotë, ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve dhe ujrave të bardha e të zeza, ujësjellësit, nga këto investime qytetit do t’i shtohej 19.178 metër katrorë sipërfaqe e gjelbër, 2176 pemë dhe 842 vend-parkime si dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës së qytetarëve. Të bllokuara janë dhe investimet në programin e arsimit parauniversitar dhe edukimit, nga ku do të përfitonin  10.819 nxënës dhe fëmijë dhe konkretisht këto investime janë:

-Rikonstruksioni dhe instalimi i sistemit tё ngrohjes nё shkollёn e mesme “Ismail Qemali”

-Rehabilitimi dhe instalimi i sistemit tё ngrohjes i shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno”

-Rikonstruksioni i plotё i shkollёs speciale “Luigj Gurakuqi”

-Rikonstruksioni i shkollës 9 – vjeçare  “Kongresi i Lushnjës”

-Rehabilitimi dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”

-Rikonstruksion dhe palestёr e re nё shkollёn 9 – vjeçare “Pjetёr Budi”

-Rehabilitimi i pjesshëm dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dhora Leka” dhe ndërtimi i palestrës

-Rikonstruksion i shkollёs  9-vjeçare “Siri Kodra”

-Rikonstruksion dhe instalimi sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dora D’Istria”

-Rikonstruksion dhe shtesё nё shkollën 9- vjeçare   “Avni Rustemi”

-Ndёrtim shtese nё shkollёn e re 9- vjeçare “Isa Boletini”  e shkollёs “Isa Boletini”

-Rikonstruksion  dhe shtesё nё shkollёn 9- vjeçare   “Hasan Vogli”

-Rikonstruksion i kopshtit nr.34

 

Bashkia e Tiranës/ Aktivitete që do organizohen për ditën e verës

 Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00:

Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.

Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin  “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.

Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street- artistë etj.

Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.

Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.

-Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.

-Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.