HISTORI ALTERNATIVE/ Sikur të kish shpërthyer lufta e tretë?

0
146

Eric Swedin është profesor i departamentit të Historisë në Universitetin e Ueber State në UtahEric Swedin është profesor i departamentit të Historisë në Universitetin e Ueber State në Utah, SHBA. Ai është autor i shumë librave, përfshirë: “Kur qanë engjëjt: Një histori me “sikur” e krizës së raketave në Kubë” dhe “T’i mbijetosh bombës”. Ai jep gjithashtu leksione në qytetërimin modern dhe historik

Mendoj se nëse SHBA do të kish vendosur të bombardonte dhe pushtonte Kubën, nuk do të kish ndodhur siç e prisnin, për arsye se në ishull kishte armë taktike bërthamore që ata nuk kishin dijeni. Duket se komandanti sovjetik për Kubën kishte autoritet për lëshimin e tyre, dhe me shumë gjasa do i kishte përdorur ato raketa, gjë që do i kishte tronditur amerikanët. Me shumë lehtësi do të kishim një acarim drejt përdorimit të ndërsjellë të armëve. E vetmja gjë që do të mund ta ndalte këtë do të ishte nëse sovjetikët do të kuptonin sa të vogla ishin forcat e tyre strategjike – pra sa i përket armëve me të cilat mund të godisnin SHBA. Amerika kishte një arsenal shumë të madh municionesh që mund të përdorej. Me gjasë do të kish mbizotëruar mendja e shëndoshë, por njerëzit shpesh herë gjenden të mbërthyer në situata dhe besojnë se lehtësisht mund të shkojnë në një luftë totale. Në një luftë të përgjithshme, Bashkimi Sovjetik do të ishte asgjësuar. Dua të them që forcat strategjike në krahun e SHBA ishin kaq të forta, kështu që mendoj se SHBA do i kish mbijetuar luftës. Flasim për vitin 1962; nëse lufta do të kish ndodhur shumë vite më vonë, SHBA nuk do të kish mbijetuar si një entitet, pasi një prej efekteve direkte të krizës së raketave në Kubë ishte që sovjetikët rritën shumë forcat e tyre strategjike dhe, brenda një dekade ishin të barabartë me SHBA.

 

Cila ishte pika madhore e kthesës e kësaj krize?

Nga zbulimet e bërë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, teksa historianët ishin në gjendje të shihnin dokumente ushtarake, duket qartë që sapo Kennedy shpalli karantinën, pra bllokadën detare drejt Kubës, Hrushovi nisi të bëjë hapa për t’u sprapsur. Ai ndali anijet që transportonin raketa drejt Kubës. Megjithatë, amerikanët nuk e kuptuan këtë në atë kohë sepse nuk merrnin të dhëna të sakta se ku ndodheshin ekzaktësisht anijet në det. Kështu Hrushovi nisi vërtetë të sprapset, por mund të shkohej gjithsesi drejt luftës pasi ata nuk kishin një mekanizëm të mirë të komunikimit. Në atë pikë, e famshmja “hotline” nuk ekzistonte.

 

Nëse kriza do të kish çuar në një luftë totale, çfarë do të kish ndodhur fillimisht, sipas mendimit tuaj?

Mendoj se do të shkonin drejt luftës në një acarim gradual. Në këtë skenar, SHBA jo vetëm e bombardon, por edhe e pushton Kubën. Pikërisht këtë donte të bënte udhëheqja ushtarake në SHBA. Dhe nëse e pushtonin, me siguri një qytet amerikan do të bombardohej me armë bërthamore nga sovjetikët, duke vrarë dhjetëra mijëra amerikanë. Në atë pikë pushtimi i Kubës është mposhtur, amerikanët janë befasuar, dhe kjo do të kërkonte një reagim të SHBA. Do të kish gjithashtu një sasi të madhe pasigurie dhe frike për atë që sovjetikët kishin tashmë në ishull, dhe mendoj se SHBA do të ndihej e justifikuar në përdorimin e armëve bërthamore taktike dhe strategjike dhe mund të jemi të sigurt që këto do e kishin rrafshuar Kubën.

 

Si do të rezultonte lufta?

Forcat sovjetike kishin të paktën 100 armë bërthamore taktike, dhe mendoj se pasi të ishte shkatërruar Kuba, Bashkimi Sovjetik, me qëllim që të ruante nderin dhe prestigjin ndërkombëtar, do të kish dashur të kundërpërgjigjej. Mund ta kishin bërë duke pushtuar Berlinin me forca konvencionale, ose mund të përgatiteshin të sulmonin Evropën apo vende të tjerë ku kishte tension. Dhe kjo seri reagimesh dhe kundër reagimesh, kjo gatishmëri për t’u parë si forcë kompromisi apo që sprapset dhe në të njëjtën kohë përpiqesh të nënshtrosh armikun, do të kish qenë shumë më e keqe dhe shkatërrimtare. Emocionet e njerëzve mbërthehen kollaj në kësi gjërash; ata nuk bëjnë gjithmonë zgjedhje racionale, dhe ata jo gjithmonë sprapsen, madje edhe kur është në interesin e tyre më të mirë. Një skenar i tillë mund të kish qenë që një prej bombarduesve të lehtë sovjetikë do të kish lëshuar një bombë në Nju Orlins në Luizianë, aty ku një divizion i këmbësorisë po përgatitej për t’u nisur për në Kubë. Me një qytet amerikan të shkatërruar në atë pikë, bota në një farë mënyre do të lëkundej, në prag të luftës, dhe sovjetikët do të kuptonin fare mirë që ishin tërësisht prapa me armët. Numri i armëve strategjike që ata kishin ishte shumë i ulët krahasuar me amerikanët dhe me shumë gjasa do të sulmonin rrufeshëm, pasi nëse nuk do të bënin këtë, do të pësonin goditje të rënda.

 

Sa avantazh kishin amerikanët?

Sovjetikët kishin 26 Raketa balistike ndërkontinentale dhe ata nuk kishin asnjë raketë që lëshohet prej nëndetëseve në det, për arsye se nëndetëset e tyre ishin në porte. Me to pop punohej për arsye se kishin probleme me reaktorët e tyre bërthamorë. Dhe ata kishin afro 100 bombardues që mund të arrinin në SHBA. SHBA kishte 204 raketa balistike ndërkontinentale, kishte raketa në det që mund të lëshoheshin prej nëndetëseve, afro 1500 bombardues strategjikë dhe kishin edhe shumë forca të tjera. Nuk bëhet fjalë fare për barazim – në atë pikë ishte një forcë shtypëse e SHBA për arsye se amerikanët kishin grumbulluar gjatë gjithë viteve pesëdhjetë për shkak të informacioneve të gabuar që vinin për ecurinë e sovjetikëve. Përpara krizës së raketave në Kubë Hrushovi kish dashur të shpenzonte para për ekonominë civile, kështu që kishte shkurtuar buxhetin e ushtrisë. Pas kësaj krize, sovjetikët ndryshuan kurs duke shpenzuar sasi të mëdha parash në forcat strategjike.

 

Mendoni që do të kish qenë një rast i shkatërrimit të ndërsjellë?

Tingëllon e tmerrshme, por me siguri që Bashkimi Sovjetik do të ishte shkatërruar. Dhe Evropa do të ishte shkatërruar në një pjesë të madhe të saj sepse sovjetikët kishin një numër të madh armësh me rreze më të shkurtër veprimi që mund të përdoreshin kundër Evropës. Ata thjeshtë nuk kishin shumë armë që mund të godisnin SHBA. Mendoj që SHBA do të ish goditur me aq armë sa të shkaktonin vdekjen e dhjetë për qind të popullsisë, por mendoj që do të kish mbijetuar. Këto gjëra ndodhnin përpara se raketat ndërkontinentale të vendoseshin në silurë të thellë kështu që shumica e shpërthimeve do të ndodhnin në ajër dhe jo në tokë. Kjo gjë do të reduktonte shumë sasinë e rrezatimit. Mendoj se do të kishte gjithsesi shumë pasoja ekologjike përtej gjithë shkatërrimit të menjëhershëm, por nuk mendoj se do të ishte një dimër bërthamor. Pesë vjet më vonë, edhe mund të ndodhte, për shkak të përpjekjeve për të asgjësuar në terren armët e kundërshtarit. Njerëzit nuk e kuptojnë që ka një dallim të madh mes shpërthimit të një arme bërthamore në atmosferë, sipër një shënjestre dhe shpërthimit të saj duke e lejuar të prekë tokën. Nëse e shpërthen në ajër, sic ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore, maksimizon efektet e menjëhershëm të shpërthimit, por minimizon pasojat dhe viktimat. Nga ana tjetër, kur shënjestron dhe i shpërthen në tokë, nuk ke një efekt të madh shpërthimi përvecse në zonën më të afërt, por maksimizon pasojat. Dhe kur them minimizon dhe maksimizon flas për një rend të mijëra për qind në masën e dy llojeve të shpërthimeve.

 

A do të ishte përfshirë Evropa në konflikt – dhe a do të kish çuar në Luftën e Tretë Botërore?

Mendoj se do të kish qenë Lufta e Tretë Botërore. Ne nuk e dimë me saktësi se cili ishte plani i veprimit i sovjetikëve, por dimë planin e SHBA për shkak se disa pjesë të tij janë deklasifikuar. Plani Operacional i Integruar ishte një listë e shënjestrave që duheshin goditur gjatë një lufte bërthamore. SHBA do të kish sulmuar Kinën për arsye se në atë kohë e shihnin komunizmin – edhe pse po ndryshonte – si një njësi monolite. Për këtë arsye do të ishin goditur edhe Evropa Lindore dhe shtete të tjerë komunistë. Dhe plani nuk lejonte shumë modifikime: ishte projektuar për të maksimizuar efiçencën dhe përdorimin e armëve, dhe nëse supozojmë që sovjetikët kishin një plan të ngjashëm, atëherë edhe ata do të ishin përpjekur të shkatërronin forcat amerikane dhe aleatët e SHBA. Një prej shkaqeve të faktorëve të krizës ishte se në Turqi dhe Britani kishte raketa me rreze të shkurtër US Jupiter dhe Thor. Kështu që më e pakta, këta do të ishin konsideruar shënjestra krejt legjitime. Në një luftë bërthamore të përgjithshme Evropa nuk do të kish mundur të shmangte përfshirjen – zyrtarisht si shënjestra dhe jo si pjesëmarrës që kundërsulmojnë. Ishte kjo natyra e kësaj periudhe.

 

Në çfarë gjendje do të ishte bota sot?

Mendoj se do të kishim dëme të mëdhenj në shtresën e ozonit dhe hemisferën veriore. Do të shihnim kolapsin total të shteteve, shoqërive dhe ekonomive të të gjithë Evropës dhe Bashkimit Sovjetik. Mendoj se SHBA do të kish mbijetuar, por mendoj se do të ishin tërhequr brenda përderisa tashmë armiqtë nuk ishin më. Mund të kishim një lulëzim të hemisferës jugore, sepse do të kish pasur shumë më pak pasoja atje. Një gjë që me siguri nuk do ta shihnim, do të ishte një njeri që ecte në Hënë, pasi kjo gjë u nxit shumë prej rivalitetit të Luftës së Ftohtë. Pa një luftë të tillë, SHBA nuk do të kish shpenzuar aq shumë para për projektin Apollo – do të kish shpenzuar para në përpjekje për të rindërtuar vendin. Edhe humbja e madhe e popullsisë do të kish qenë dramatike. Efektet e vazhdueshëm të rrezatimit do të shkaktonin shifra të larta të kancerit në veri, dhe ndoshta edhe në jug.

 

A mund të ndodhë sërish kjo situatë?

Ne shpresojmë gjithmonë që gjëra si kjo nuk do të ndodhin. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, si sovjetikët (sot rusët) edhe amerikanët kanë ulur dramatikisht forcat strategjike. Ata nuk e kanë më gishtin në këmbëz ndaj njëri tjetrit si në kohërat e Luftës së Ftohtë. Mendoj që skenari më i mundshëm që do të shihnim sot do të ishte përdorimi i një bombe të ndyrë dhe mendoj se do të ishte si 11 shtatori, përveçse në një shkallë shumë më të madhe. Thënë kjo, mund të shoh edhe Indinë të zhytet në luftë, dhe mund të shoh Pakistanin që humbet një pjesë të armëve dhe këto pastaj përfundojnë në duar të aktorëve jo shtetërorë, që më tej i përdorin kundër SHBA. Personalisht mendoj që brenda kohës së jetës të shoh një tjetër armë bërthamore të përdoret, dhe them se do të jetë një grup terrorist apo një aktor jo shtetëror që e hedh. /historia.al/

 

Një film për Angela Merkelin

Stili super i thatë, veshjet të gjitha me prerje të njëjtë, por ajo mbetet gjithsesi gruaja më e pushtetshme e botës, me një të kaluar vajzërie në ish-RDGJ. Dhe Angela Merkelit nuk do t’i duhet të presë edhe shumë kohë për të parë veten, të klonuar, në ekranin e madh: në vitin 2017 do të vijë një film për jetën e Kancelares. E ka bërë të ditur shtëpia prodhuese televizive Ave Gesellschaft. Ende i panjohur emri i personit që do të luajë rolin e “ish vajzës” së Kohlit, ndërkohë që skenarist do të jetë Dirk Kurbjuveit, gazetar i “Der Spiegel”.

 

I fiksuari pas Judie Fosterit qëlloi mbi Ronald Reaganin

Ronald Regani ka qenë President vetëm dy muaj kur e gjeti veten në anën e gabuar të armës së John Hinckley-t. I fiksuari me Jodie Foster gjuajti me gjashtë plumba Reganin, ndërsa ky po shkonte te vetura e tij. Pavarësisht nga plagët e marra, Presidenti i mprehtë nuk e humbi toruan. Në dhomën e urgjencës, ai iu kthye gruas së tij dhe i tha: “Zemër, harrova të shmangem”. Në sallën e operacionit, ai iu drejtua kirurgëve duke u thënë: “Ju lutem më thoni që të gjithë jeni republikanë”.