Qëndrim Rijani, si mund të bëhet “një shkatërrim” dramaturgjik në Korçë

0
222

qendrim rijani lartTë vërtetat tronditëse të shoqërisë nuk janë një rast i parë që presin vëmendjen artistike kur marrëdhënia me politikën e shtetin ka shkuar në zgrip. S’njohim deri tani ndonjë regjisor që të gjejë këto mjete për të ngacmuar intelektualisht në këto plagë. Marrëdhënia pothuaj artificiale mes skenës e publikut ka krijuar handikapin më të madh. Por, pavarësisht nga kjo në një skaj të juglindjes sonë, një regjisor shqiptar i Maqedonisë, që ka grumbulluar një përvojë mjaftueshëm për të lëvizur dhe realitetet e bufatura skenike, pra ky regjisor e kërkon dramën e zezë. Qëndrim Rijani po punon sërish në Korçë dhe sonte ka premierën për komedinë dramatike “Doktor Shuster”. Pas guximit skenik me trupën e Korçës, duke sfiduar edhe në kryeqytet me pjesë realiste që prekin këto “plagë” të teatrit, Rijani thotë se “Shusterin” e tij e ka trajtuar bazuar në rregullat e komedisë së zezë, referuar sistemit të Grotovskit.

“Si fillim kemi bërë një “shkatërrim” dramaturgjik dhe pastaj trajtim regjisorial brenda konceptit të së cilit gjithçka rrotullohet rreth 7 karrocave invalidësh të cilat metaforikisht trajtojnë handikapin e shoqërisë sonë mbi të vërtetat tronditëse si raporti baba-fëmijë… burrë-grua… motër-vëlla…vëlla-vëlla…”, – thotë për “Standard”, regjisori. Të vërtetat tronditëse nuk kursejnë të thotë se gjendjet në zyrtarë të policisë së shtetit të inkriminuar në grupe të organizuara që kontrollojnë krimin…! Në fakt ky është një “ushqim” që ndeshen çdo ditë në kronikën shqiptare, ku Rijani vendos qëndrimin e tij: ““Respekti” për kufomën, respekti për të vdekurit, respekti për të moshuarit etj. janë disa nga temat tjera qer trajtohen…! Kurse nga ana figurative asnjëherë në asnjë moment karrocat nuk trajtohen si karroca invalidësh që në ballore trajtohet largimi nga keqardhja, ju ofrojmë në invalidëve për të cilën ata kanë sa më pak nevojë”. Nga nesër, më 21 dhe 22 mars, kjo dramë e nëpërkëmbjes së vlerave e shkruar nga dramaturgu Dushan Kovaçeviç dhe e realizuar në skenë nga regjisori Qëndrim Rijani do të jetë në interpretimin e teatrit “Andon Zako Çajupi”, të trupës së aktorëve Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritëro Ame, Blerta Belliu, Shkëlqim Jaupi, Niki Petriti, Florian Topra, me skenë dhe kostume të Erald Bakallit.