Pas pak minutash do të dilni në një program të një prej televizioneve kombëtare, për të mbajtur një fjalim. Nuk ndiheni fare të sigurt dhe shenjat e nervozizmit bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme. Këmbët fillojnë t’ju dridhen dhe zemra t’ju rrahë fort.
Shumë njerëz përjetojnë pothuajse të njëjtën gjë, dhe kryesisht për të njëjtën arsye, nuk duan të bëjnë gabime gjatë mbajtjes së fjalimit, si pasojë e të cilit do të viheshin në lojë nga kolegë të pranishëm apo të shkaktonin të qeshura në audiencë.
Nuk ekziston ndonjë rregull i saktë sesi të largohet kjo pasiguri apo frikë në momentin që ti përballesh me një audiencë të caktuar dëgjuesish. Më poshtë keni disa këshilla për ta përballuar sa më mirë një situatë të tillë:
- Praktika ju bën më të fortë.
Gjëja më e mirë për të zvogëluar frikën gjatë të folurit në publik është që të bësh tëndin materialin dhe të njohësh çdo pikë edhe presje. Frika fillon edhe zvogëlohet deri sa ikën fare edhe me fitimin e eksperiencës ndër vite.
- Nuk keni pse të jeni të përsosur.
Askush nuk ju gjykon në nivel përsosmërie. Edhe nëse ju ndodh që të harroni diçka nuk është fundi i botës sepse të gjithëve mund t’i ndodhë një gjë e tillë. E rëndësishme është që ju të përcillni tek publiku thelbin dhe idetë kryesore të fjalimit tuaj.
- Mos harroni, nuk ka të bëjë me ju.
Mos u fokusoni vetëm tek frikërat tuaja por fokusohuni më mirë tek audience, që keni përballë dhe ta njihni atë me aq sa të keni mundësi. Një gjë e tillë do t’jua lehtësonte shumë punën, sepse në fund të fundit fjalimi që ju po mbani është për ata dhe jo për ju.
- Mbushuni mirë me frymë.
Të rriturit mesatarisht marrin frymë rreth 12 herë në minutë. Ky numër rritet kur ju jeni të stresuar. Nëse mbusheni mirë me frymë ju do të jeni në gjendje që të rifitoni kontrollin mbi frymëmarrjen tuaj.
- Çlodhini muskujt.
Uluni në një karrige dhe mbyllini sytë. Një gjë e tillë ju ndihmon që të çlodhen muskujt e fytyrës. Lëvizni qafën dhe përsëriteni këtë ushtrim për 2-3 minuta. Pastaj vazhdoni me krahët dhe këmbët.