7 ndryshimet më të mëdha të punëkërkimit për punonjësit më në moshë

0
1311

loking for a jobKëta njerëz kanë një vështrim të humbur në fytyrën e tyre. Është sikur ata duhet të mësojnë të ecin nga fillimi. Është e panevojshme të thuhet se ka pasur ndryshime në kërkimin e punës gjatë dekadës apo dy dekadave të kaluara, ndryshime të cilat paraqesin sfida për njerëzit që nuk janë mësuar më një kërkim ndryshe të punës. Këtu janë shtatë komponentët e kërkimit për punë që janë të reja për punëtorët më të moshuar. Ndryshimi më i dukshëm, të gjendesh i papunë. Kjo vjen si një goditje totale, sidomos për ata që kanë punuar në kompaninë e tyre të fundit për 20 vjet ose më shumë. Ka humbur rutina e tyre, shoqëria që ata ndanin me kolegët e tyre, të ardhurat me të cilat përballonin jetën. Gjithashtu për disa ka humbur edhe vetërespekti dhe besimi.

Ata e dinë se janë me përvojë dhe punonjës të vlefshëm, por kanë vetëdyshim dhe frikë se kërkimi i punës do të jetë i gjatë. Thellë mendjes së tyre ata e dinë se sa më gjatë të rrinë pa punë aq më e vështirë është ta rifitojnë atë. Ekziston gjithashtu frika e diskriminimit, të cilën nuk e kanë ndeshur kurrë më parë.

Proces më i gjatë punësimi. Lajmi i mirë është se punëdhënësit po punësojnë. Lajmi i keq është se i duhet një kohë më e gjatë për këtë. Nuk është e pazakontë për kandidatët e vendeve të punës të intervistohen shumë herë përmes telefonit dhe të përballen me intervista shtesë ballë-për-ballë. Kjo tregon se punëdhënësit janë më të kujdesshëm se në të kaluarën; ata nuk duan të bëjnë gabime në punësim, teksa diçka e tillë mund ti kushtojë dhjetëra mijë dollarë për të punësuar një zëvendëspunonjës. 3. CV kanë ndryshuar në pesë vitet e fundit. Punëdhënësit duan të shohin arritje në CV, jo vetëm detyra.

  1. Rrjetet e punës janë të domosdoshme. Gjatë ditëve kur sigurimi i një pune kërkonte më pak kohë dhe të gjitha punët listoheshin në gazeta, rrjeti i punës nuk ishte aq i rëndësishëm sa është tani. Ky është një ndryshim i vështirë për shumë njerëz të cilëve nuk iu është dashur të kërkojnë punë për disa dekada. 5. LinkedIn ka hyrë në skenë. Të paktën 98% e autoriteteve të punësimit (rekrutues/ menaxher punësimi / burime njerëzore) po përdorin LinkedIn për të zgjedhur talentin. Dymbëdhjetë vjet më parë LinkedIn nuk ekzistonte. 6. Intervistat telefonike janë më sfiduese. Punëdhënësit kërkojnë të dinë kërkesën tuaj për pagën, por pyetjet shkojnë përtej kësaj. Intervistat telefonike kryhen nga shumica e punëdhënësve. Ato janë të ngjashme me intervistat ballë për ballë, përveç faktit se ju nuk ndodheni në kompani. 7. Intervista personale është më e ashpër. Shumë nga klientët janë zënë në befasi nga intervistat grupore. Tridhjetë, apo më shumë, vite më parë, intervistat e grupit nuk ishin të zakonshme. Përkundrazi, kompanitë do të kryenin intervista një-në-një për të vlerësuar kandidatët për punë. Intervistat e grupit janë të zakonshme ditëve të sotme.

Intervistat e grupit nuk e vetmja sfidë me të cilën po përballen kandidatët. Ekzistojnë pyetje të vështira, të tilla si ato të bazuara në sjellje dhe situata, si dhe teste për të vlerësuar njohuritë e dikujt. Intervistuesit bëjnë pyetje të cilat nxjerrin thelbin e aplikantit.