Mimoza Ahmeti
Një tufë poezish nga Mimoza Ahmeti rikthejnë gjurmën psikike nga një burim mental, siç ishte njeriu, dhe është në kontekste stilistikore. Ahmeti është shenjë e poezisë ekzistenciale që e përfshin të gjithë unin e saj në këtë zgjedhje, jo thjesht rastësore dhe vëzhguese, por mbartëse e ndjeshmërisë së vrazhdë, surrealiste, gati naive
Çmendinë me portë hapur
Po ikni, po na lini,
duke menduar; “Përgjithmonë”,
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte çmendina jone.
Çmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.
O te çmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s’ju flas,
megjithese kurre s’me flisni
dhe dot s’ju duroj
dhe dot s’me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t’u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rrjedhin,
lotet.
Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te çmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s’u pa, s’u gjend askund
dhe s’di ndonjehere ne ka per t’u gjetur.
Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet…
Oh, çfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim…
Ç’trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.
Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet
Armiku im
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E ç’do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeherë s’i ditem,
s’i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
Eshte çudi kur je femer
Mua tani me vjen per te qare. Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi ç’udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte çudi kur je femer…
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit…
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi ç’udhetim te mahnitshem kane marre…
Vdekja
O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi…
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.
Gjithckaja ime
Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s’eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithçka
O rruzull i erret,o rruzull i verber, o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju, gjithçka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s’eshte harruar!
Ti do te heshtesh
Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe veç lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje, nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te çohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen çati