Një krim i rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës.
Tre persona kanë mbetur të vdekur ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur, si pasojë e një përplasjeje me armë mes dy grupeve në lagjen “Çole”. Nga të dhënat mësohet se viktimat janë:
Haki Rakipi, 27 vjeç
Alfred Velaj, 28 vjeç
Albi Limaj 28 vjeç
I plagosur:
Aleksandër Llanaj
Mësohet se nga katër personat e përfshirë në këtë akt kriminal, dy kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i treti gjate rrugës duke shkuar ne spital.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur provat dhe dëshmitë e para. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, por dyshohet se behet fjale per nje konflikt te mëhershëm, qe ka sjelle përplasjen me arme dite e sotme.